Gjykatësit 5:1-31
5 Atë ditë, Debora+ me Barakun,+ birin e Abinoamit, ia morën kësaj kënge:+
2 «Meqë luftëtarët i kanë lëshuar flokët* në Izrael,meqë populli ka dalë vullnetar,+lëvdoni Jehovain!
3 Dëgjoni, ju o mbretër! Mbani vesh, ju o sundimtarë!
Jehovait do t’i këndoj.
Për Jehovain,+ Perëndinë e Izraelit,+ do të këndoj lavde.*
4 O Jehova, kur dole nga Seiri,+kur dole nga territori i Edomit,toka u lëkund dhe qiejt rrodhën,nga retë vërshoi ujë.
5 Malet u tretën* para Jehovait,+madje edhe Sinai u tret para Jehovait,+ Perëndisë së Izraelit.+
6 Në ditët e Shamgarit,+ birit të Anathit,në ditët e Jaelës,+ udhët ishin të shkreta,udhëtarët përshkonin shtigje të shkreta.
7 Në Izrael, fshatarë nuk kishte më,nuk kishte më derisa u ngrita unë, Debora,+derisa u ngrita unë si nënë në Izrael.+
8 Ata zgjodhën perëndi të reja,+prandaj te porta bëhej luftë.+
Nuk shihej asnjë mburojë, asnjë heshtë,mes 40.000 burrave të Izraelit.
9 Zemra ime është me komandantët e Izraelit,+që dolën vullnetarë me popullin.+
Lëvdoni Jehovain!
10 Ju që hipni mbi gomarica kuqaloshe,ju që uleni mbi qilima cilësorë,dhe ju që shkoni rrugës,mendoni!
11 Zëri i atyre që u jepnin ujë kafshëve u dëgjua pranë lugjeve;atje flitnin për veprat e drejta të Jehovait,veprat e drejta të popullit të tij që banon në fshatrat e Izraelit.
Atëherë populli i Jehovait zbriti te portat.
12 Zgjohu, zgjohu, o Debora!+
Zgjohu, zgjohu e merrja një kënge!+
Ngrihu, o Barak!+ Çoji larg robërit e tu, o bir i Abinoamit!
13 Atëherë ata që mbetën, zbritën te fisnikët;populli i Jehovait zbriti tek unë për të dalë kundër të fuqishmëve.
14 Nga Efraimi ishin ata që zbritën në luginë;*ata po të ndjekin ty, o Beniamin, mes njerëzve të tu.
Nga Makiri+ zbritën komandantëte nga Zabuloni ata që mbajnë shkopin e rekrutimit.*
15 Princat e Isaharit ishin me Deborën,siç ishte Isahari, ashtu ishte edhe Baraku.+
Në rrafshinë* ai u dërgua në këmbë.+
Kurse ata të fisit të Rubenit ishin të pavendosur në zemër.
16 Pse u ule mes dy torbave të samarit?
Për të dëgjuar ata që u bien pipëzave për të mbledhur kopenë?+
Po, ata të fisit të Rubenit ishin të pavendosur në zemër.
17 Galadi qëndroi matanë Jordanit.+
Po Dani, pse qëndroi me anijet?+
Asheri u ul duarkryq në breg të detite ndenji pranë limaneve.+
18 Zabuloni ishte një popull që e vuri në rrezik jetën* deri në vdekje.
Po njësoj edhe Neftali,+ në kodra.+
19 Mbretër erdhën e luftuan;atëherë mbretërit e Kananit luftuan+ në Tanak,pranë ujërave të Megidos,+por nuk morën kurrfarë plaçke prej argjendi.+
20 Nga qielli luftuan yjet,nga orbitat e tyre luftuan kundër Siserës.
21 Përroi* i Kishonit i mori me vete,+përroi i Kishonit, përroi i lashtë.
Të fuqishmin e shtype, ti o shpirti* im.
22 Atëherë thundrat e kuajve rrahën tokën,teksa hamshorët rendën me galop furishëm.+
23 ‘Mallkoni Merozin,—tha engjëlli i Jehovait.
Po, mallkoni banorët e tij,sepse nuk i erdhën në ndihmë Jehovait,nuk erdhën për të ndihmuar në betejën e Jehovait bashkë me të fuqishmit e tij.’
24 Fort e bekuar mes grave është Jaela,+gruaja e Heberit,+ kenitit;fort e bekuar është mes grave që banojnë në tenda!
25 Ai kërkoi ujë dhe ajo i dha qumësht;në një tas të madh gostie ajo i dha ajkë.+
26 Zgjati dorën dhe mori kunjin e tendës,me dorën e djathtë mori çekiçin e punëtorit.
Siserën e goditi dhe kokën ia shtypi,tëmthat ia shpoi dhe ia copëtoi.+
27 Te këmbët e saj ai u shemb, ra e s’u ngrit më;te këmbët e saj u shemb përdhe;aty ku u rrëzua, aty ra i mundur.
28 Një grua shikonte nga dritarja;ishte e ëma e Siserës që vështronte përmes thurjeve të drunjta* të dritares:
‘Pse vonon të vijë karroca e tij?
Pse vonojnë trokëllimat e karrocave të tij?’+
29 Zonjat më të mençura fisnike i përgjigjeshin,e ajo thoshte me vete:
30 ‘Me siguri janë duke ndarë plaçkën që kanë gjetur;nga një vashë* ose nga dy vasha* për çdo luftëtar.
stofra të ngjyera, stofra të ngjyera si plaçkë për Siserën,një rrobë të qëndisur, stofra të ngjyera, dy rroba të qëndisurapër t’ua hedhur në qafë plaçkitësve.’
31 Vdekshin të gjithë armiqtë e tu,+ o Jehova!Kurse ata që të duan, qofshin si dielli që lind me lavdinë e tij!»
Pastaj vendi nuk pati trazira* për 40 vjet.+
Shënimet
^ Kjo shprehje ka të ngjarë t’i referohet zotimit ose përkushtimit ndaj Perëndisë.
^ Ose «do të luaj melodi».
^ Një mundësi tjetër «u drodhën».
^ Ose «ultësirë».
^ Një mundësi tjetër «ata që mbajnë penën e skribit».
^ Ose «ultësirë».
^ Ose «e përçmoi shpirtin e vet».
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «Përroi i rrëmbyer».
^ U referohet llojeve të dritareve që, në vend të kanatave me xham, kanë kanata me thurje druri.
^ Fjalë për fjalë «bark».
^ Fjalë për fjalë «barqe».
^ Ose «vendi pati paqe».