Kënga e Solomonit 1:1-17
-
Më e bukura këngë (1)
-
Shulamitja (2-7)
-
Bijat e Jerusalemit (8)
-
Mbreti (9-11)
-
«Për ty stoli ari do të bëjmë» (11)
-
-
Shulamitja (12-14)
-
‘Si një qese aromatizuese plot mirrë është i shtrenjti im’ (13)
-
-
Bariu (15)
-
«Sa e bukur je, o e dashura ime!»
-
-
Shulamitja (16, 17)
-
«Sa i bukur je ti, o i shtrenjti im!» (16)
-
1 Më e bukura këngë,* të cilën e shkroi Solomoni:+
2 «Më puth me puthjet e buzëve të tua,se shprehjet e tua të dashurisë janë më të mira se vera!+
3 E këndshme është aroma e parfumit tënd,+si vaj aromatik,* emri yt.+
Ja pse vashat të duan.
4 Eja e merrmë me vete!*
Të largohemi sa më shpejt, sepse mbreti më ka çuar në dhomat e tij.
Eja të gëzojmë dhe të jemi të lumtur bashkë,e të sjellim ndër mend* shprehjet e tua të dashurisë, sepse ato janë më të ëmbla se vera.
S’është çudi që vashat të duan.
5 Jam zeshkane, por e bukur, o bija të Jerusalemit,si tendat e Kedarit,+ si pëlhurat e tendës+ së Solomonit.
6 Mos më shikoni gjithë habi që jam zeshkane,sepse më ka zënë dielli.
Vëllezërit* u zemëruan me muae më çuan të ruaja vreshtat,ndaj vreshtin tim s’e ruajta dot.
7 Thuamë, o i dashuri i zemrës sime:*
Ku e kullot kopenë?+
Ku e lë të pushojë gjatë drekës?
Pse të endem mes kopeve të shokëve të tusi një grua e mbuluar me vel?»*
8 «Nëse nuk e di, o më e bukura e grave,ndiq gjurmët e kopesëdhe kulloti kecat pranë tendave të barinjve.»
9 «Siç është e bukur pela mes karrocave të faraonit,+ashtu je edhe ti, o e dashura ime.
10 Sa të hijshme janë mollëzat e tua të stolisura*dhe qafa jote me vargje rruazash.
11 Për ty stoli* ari do të bëjmë,me argjend zbukuruar.»
12 «Mbreti rri në tryezën e tij të rrumbullakët,por aroma e parfumit* tim+ është veç për ty, o i dashuri im.
13 Si një qese aromatizuese plot mirrë,+ që prehet natën mes gjinjve të mi,është i shtrenjti im për mua.
14 Si një tufë lulesh kënaje+ mes vreshtave të En-Gedit,+është i shtrenjti im për mua.»
15 «Sa e bukur je, o e dashura ime!
Oh, sa e bukur je! Sytë i ke si të pëllumbeshave!»+
16 «Sa i bukur* je ti, o i shtrenjti im! Sa i hijshëm je!+
Shtrati ynë me gjethe shtruar,
17 shtëpia jonë* me cedra ndërtuar,tavani ynë me dëllinja mbuluar.
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «Kënga e këngëve».
^ Ose «vaj që derdhet».
^ Fjalë për fjalë «Tërhiqmë pas teje!»
^ Fjalë për fjalë «të lëvdojmë».
^ Fjalë për fjalë «Bijtë e nënës sime».
^ Ose «o shpirti im».
^ Ose «me vel zie?»
^ Një mundësi tjetër «mes gërshetave të flokëve».
^ Ose «rrathë».
^ Fjalë për fjalë «e nardit».
^ Ose «simpatik».
^ Ose «shtëpia jonë madhështore».