Kënga e Solomonit 3:1-11

  • Shulamitja (1-5)

    • ‘Netëve, dashurinë e zemrës sime kërkova’ (1)

  • Bijat e Sionit (6-11)

    • Përshkruhet procesioni i Solomonit

3  Netëve, në shtratin tim,dashurinë e zemrës sime* kërkova.+ E kërkova, por nuk e gjeta.+   Do të çohem e nëpër qytet do të dal,nëpër rrugë e nëpër sheshe,dashurinë e zemrës sime* të kërkoj. E kërkova, por nuk e gjeta.   Takova rojat tek kontrollonin qytetin+ dhe i pyeta: ‘A e keni parë atë që do zemra ime?’*   Sapo u ndava nga ata,kur ja, dashurinë e zemrës sime* gjeta. E pushtova dhe nuk e lashë të iktederisa e çova në shtëpinë e nënës sime,+në dhomën e asaj që më solli në jetë.   M’u betoni, o bija të Jerusalemit,m’u betoni për gazelat dhe për drenushat e fushësse nuk do të përpiqeni ta zgjoni dashurinë tek unë derisa të çelë vetë.»+   «Ç’po ngrihet kështu nga shkretëtira si shtyllë tymi,me aromë mirre dhe me temjan të bardhë,me lloj-lloj aromatikësh tregtarësh?»+   «Shikoni, është vigu mbretëror* i Solomonit. Gjashtëdhjetë trima e rrethojnë,ndër të fuqishmit e Izraelit,+   me shpata armatosur,në luftë të stërvitur,me shpata në brez,nga tmerret e natës ta mbrojnë.»   «Është vigu mbretëror që mbreti Solomone bëri për vete me dru Libani.+ 10  Me argjend shtyllat ia ka bërëe me ar mbështetëset e tij,ndenjësen ku rri, me copë purpuri,*dhe në brendi, bijat e Jerusalemite kanë qëndisur me dashuri.» 11  «Dilni, o bija të Sionit,dilni e admironi mbretin Solomon me kurorën e martesës*që nëna+ ia thuri ditën e dasmës,ditën e gëzimit të zemrës së tij.»

Shënimet

Ose «e shpirtit tim».
Ose «e shpirtit tim».
Ose «shpirti im?»
Ose «e shpirtit tim».
Divan i mbuluar që përdorej për të mbartur njerëz me rëndësi.
Ose «në ngjyrë vjollcë». Shih Fjalorthin.
Ose «kurorën me lule».