Kënga e Solomonit 5:1-16

  • Bariu (1a)

  • Gratë e Jerusalemit (1b)

    • «Dehuni me shprehje dashurie!»

  • Shulamitja (2-8)

    • Tregon ëndrrën e saj

  • Bijat e Jerusalemit (9)

    • «Pse i shtrenjti yt është më i mirë se gjithë të tjerët?»

  • Shulamitja (10-16)

    • «Ndër dhjetë mijë veta bie në sy» (10)

5  «Në kopshtin tim hyra,+o e shtrenjta ime, nusja ime,dhe mblodha mirrën e bimët e mia aromatike.+ Hëngra huallin dhe mjaltin tim,piva verën dhe qumështin tim.»+ «Hani o miq të shtrenjtë! Pini e dehuni me shprehje dashurie!»+   «Në gjumë jam, por zemra s’më fle.+ Ja, kjo është trokitja e të shtrenjtit tim! ‘Hapma derën, o e shtrenjta ime, e dashura ime,pëllumbesha ime, e përkryera ime! Se kokën, vesa ma ka lagur,dhe kaçurrelat, pikat e vesës së natës m’i kanë mbuluar.’+   Tunikën* e kam zhveshur. Ta vesh përsëri? Këmbët i kam larë. T’i ndot sërish?   I shtrenjti im tërhoqi dorën nga e çara e derës,dhe zemra m’u drodh e fort filloi të rrihte.   U ngrita që të shtrenjtit tim t’ia hapja derën. Duart mirrë më pikuan,dhe gishtat mbi dorezë, mirrë të lëngët lotuan.   Të shtrenjtit tim derën ia hapa,por i shtrenjti im nuk ishte më, kish ikur. Shpirti m’u fik,* sepse ai ishte larguar.* E kërkova, por nuk e gjeta.+ E thirra, por nuk m’u përgjigj.   Tek kontrollonin qytetin, rojat më gjetën,më rrahën e më bënë plagë. Rojat e mureve ma hoqën velin.*   O bija të Jerusalemit, m’u betoni: në e gjetshi të shtrenjtin timi thoni që po tretem nga dashuria.»   «Pse i shtrenjti yt është më i mirë se gjithë të tjerët,o më e bukura e grave? Pse i shtrenjti yt është më i mirë se gjithë të tjerët,që na ke vënë të betohemi kështu?» 10  «I shtrenjti im të verbon me bukurinë, dhe faqet i kuqëlojnë;ndër dhjetë mijë veta bie në sy. 11  Koka e tij, e bukur si ari i kulluar,kaçurrelat i valëzojnë si degë palmash,*të zeza si korbi janë. 12  Sytë e tij u ngjajnë pëllumbave buzë përrenjve,tek lahen në qumësht,tek prehen pranë gropëzave ujëplotë.* 13  Mollëzat e tij janë si një lëndinë me bimë aromatike,+si bregore me barëra erëmirë. Buzët e tij janë zambakë që pikojnë mirrë të lëngët.+ 14  Duart e tij janë si cilindra ari me krizolit stolisur,barku, si fildish i lëmuar me safirë mbuluar. 15  Këmbët e tij janë si shtylla mermeri mbështetur në piedestale ari të kulluar. Ai është i bukur si Libani, shtathedhur si cedrat madhështorë.+ 16  Goja* e tij është veç ëmbëlsi,dhe ai i tëri të bën për vete.+ Ky është i shtrenjti im, zemra ime, o bija të Jerusalemit.»

Shënimet

Ose «Rrobën e shtëpisë».
Ose «U dëshpërova».
Një mundësi tjetër «Shpirti m’u fik kur ai foli».
Ose «shallin».
Një mundësi tjetër «tufëza hurmash Arabie».
Një mundësi tjetër «buzë krojeve».
Fjalë për fjalë «Qiellza».