Kënga e Solomonit 6:1-13
6 «Ku shkoi i shtrenjti yt,o më e bukura e grave?
Ku shkoi i shtrenjti yt,që të vijmë me ty e ta kërkojmë?»
2 «I shtrenjti im ka shkuar në kopshtin e tij,në lëndinat me bimë aromatike,që të kullotë kopenë mes kopshtevee të mbledhë zambakë.+
3 Unë jam e të shtrenjtit timdhe i shtrenjti im është imi.+
Ai po e kullot kopenë mes zambakëve.»+
4 «Ti je e bukur si Tirzahu,*+ o e dashura ime,+e hijshme si Jerusalemi,+mahnitëse si ushtritë rreth flamujve të tyre.+
5 Largoji sytë+ prej meje,sepse ata më turbullojnë.
Flokët e tu derdhen si një kope dhish,+që zbresin nga shpatet e Galadit.
6 Dhëmbët e tu janë si një kope delesh,që sapo janë larë;të gjitha kanë binjakë,e asnjëra nuk ka humbur të vegjlit e saj.
7 Si thelët e shegëstë duken mollëzat* pas velit.
8 Mund të ketë gjashtëdhjetë mbretëresha,tetëdhjetë konkubina*e vajza pafund.+
9 Por vetëm njëra është pëllumbesha ime,+ e përkryera ime.
Është bija e vetme e nënës së saj,e preferuara* e asaj që e solli në jetë.
Vashat e tjera e shohin dhe e quajnë të lumtur;mbretëreshat dhe konkubinat e lëvdojnë:
10 ‘Kush është kjo që shkëlqen* si agimi,e bukur si hëna e plotë,e dëlirë si drita e diellit,mahnitëse si ushtritë rreth flamujve të tyre?’»+
11 «Në kopshtin e arrave+ shkovaqë të shihja filizat e rinj në luginë,*të shihja në kishte nxjerrë lastarë* hardhia,në kishte lulëzuar shega.
12 Pa e kuptuar, kjo dëshira ime*më çoi te karrocat e popullit tim fisnik.»*
13 «Kthehu, kthehu, o shulamite!
Kthehu, kthehu që të të shohim!»
«Përse shihni me ëndje një vajzë si unë, shulamiten?»+
«Ti je si vallja e dy ansambleve valltarësh!»*