Kënga e Solomonit 7:1-13

  • Mbreti (1-9a)

    • ‘Sa e këndshme je, o vajzë e dashur’ (6)

  • Shulamitja (9b-13)

    • «Unë jam e të shtrenjtit timdhe ai më dëshiron vetëm mua» (10)

7  «Sa të bukura janë këmbët e tua në sandale, o vashë fisnike! Si stoli të punuara nga duart e një artizanijanë kofshët e tua të kolme.*   Si kupë e rrumbullakët është kërthiza jote;mos mungoftë kurrë në të vera aromatike! Si një tog gruri rrethuar me zambakë është barku yt.   Gjinjtë e tu janë si dy kaproj të vegjël,a si binjakët e një gazele.+   Si kullë fildishi+ është qafa jote.+ Si rezervuarët e Heshbonit+ pranë portës së Bath-Rabimit janë sytë e tu.+ Si kulla e Libanit që shikon nga Damasku është hunda jote.   Koka të jep nur si mali Karmel.+ Si fije të purpurta*+ janë ondet e tua*+dhe nga valëzimet e tyre mbreti është magjepsur.   Sa e bukur dhe e këndshme je, o vajzë e dashur,më shumë se çdo gjë tjetër që të fal kënaqësi të thellë!   Shtati yt i përngjan një palmedhe gjinjtë e tu, tufëzave me hurma Arabie.+   Thashë: ‘Në palmë do të hipi,që degët me hurma Arabie të kap.’ Si bistakë rrushi qofshin gjinjtë e tu,aroma e frymës sate qoftë si ajo e mollës,   dhe goja* jote, si vera më e mirë.» «Për të shtrenjtin tim le të rrëshqasë butë kjo verë,si vera që ëmbël rrjedh mbi buzë e të vë në gjumë. 10  Unë jam e të shtrenjtit tim+dhe ai më dëshiron vetëm mua. 11  Eja, o i shtrenjti im,le të shkojmë fushavee natën ta kalojmë mes bimëve të kënasë.+ 12  Le të ngrihemi herët e në vreshta të shkojmë,të shohim në ka nxjerrë lastarë* hardhia,në kanë çelur lulet,+në kanë lulëzuar shegët.+ Atje do të të them sa shumë të dua.+ 13  Aromën e tyre përhapin madërgonat,+e pranë dyerve tona ka fruta nga më të zgjedhurat,+të njoma e të thata. Për ty i ruajta, o i shtrenjti im.

Shënimet

Ose «të bëshme».
Fjalë për fjalë «koka jote».
Ose «në ngjyrë vjollcë». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «qiellza».
Ose «në ka çelur sythe».