Kënga e Solomonit 8:1-14
-
Shulamitja (1-4)
-
«Ah, sikur të ishe si një nga vëllezërit e mi» (1)
-
-
Vëllezërit e Shulamites (5a)
-
‘Kush është kjo që është mbështetur tek i shtrenjti i saj?’
-
-
Shulamitja (5b-7)
-
«Dashuria është e fortë sa vdekja» (6)
-
-
Vëllezërit e Shulamites (8, 9)
-
«Po të jetë mur, . . . por, po të jetë derë, . . .» (9)
-
-
Shulamitja (10-12)
-
«Unë jam mur» (10)
-
-
Bariu (13)
-
‘Lërmë ta dëgjoj zërin’
-
-
Shulamitja (14)
-
«Vrapo shpejt si gazela»
-
8 Ah, sikur të ishe si një nga vëllezërit e mi,që nëna ime mëndi!
Po të të gjeja jashtë, do të të puthja,+dhe askush nuk do të më përbuzte.
2 Do të të prija e në shtëpinë e nënës sime do të të çoja,+tek ajo që më ka mësuar shumë.
Verë aromatike e lëng të freskët shegedo të të jepja të pije.
3 Me dorën e majtë, lehtas kokën do të më prekjee me të djathtën do të më përqafoje.+
4 O bija të Jerusalemit, m’u betonise nuk do të përpiqeni ta zgjoni dashurinë tek unë derisa të çelë vetë.»+
5 «Kush është kjo që vjen nga shkretëtira,mbështetur tek i shtrenjti i saj?»
«Nën pemën e mollës të zgjova,atje ku nëna jote dhembjet e lindjes provoi,atje ku me dhembje ajo të nxori në dritë.
6 Më vër si një vulë në zemrën tënde,si një vulë në krahun tënd,sepse dashuria është e fortë sa vdekja,+është po aq e paepur sa Varri*dhe kërkon t’i jepesh me gjithë shpirt.
Ajo është si zjarr flakërues, vetë flaka e Jah.*+
7 Ujërat e trazuara nuk e shuajnë dot dashurinë,+as lumenjtë s’e marrin dot me vete.+
Sikur njeriu të jepte gjithë pasuritë e shtëpisë së vet në këmbim të dashurisë,ato* me siguri do të përbuzeshin.»
8 «Ne kemi një motër të vogël+që ende nuk ka gjinj.*
Ç’do të bëjmë për motrën tonëditën kur ta kërkojnë për nuse?
9 Po të jetë mur,një beden argjendi mbi të do të ndërtojmë.
Por, po të jetë derë,me dru cedri do ta forcojmë.»
10 «Unë jam murdhe gjinjtë e mi janë si kulla.*
Prandaj ai mund ta shohë qartëse zemrën e kam të qetë.
11 Në Baal-Hamon Solomoni kishte një vresht,+që ua besoi vreshtarëve.
Për frytet e tij, secili do të sillte një mijë monedha argjendi.
12 Një mijë monedhat e argjendit* të përkasin ty, o Solomon,dhe dyqind, atyre që kujdesen për frytet e tij,por vreshti im më përket mua.»
13 «O ti që banon në kopshte,+miqtë po presin të ta dëgjojnë zërin.
Lërmë edhe mua ta dëgjoj.»+
14 «Nxito, o i shtrenjti im,vrapo shpejt si gazela,+si dreri këmbëlehtë,nëpër malet me bimë aromatike.»