Ligji i përtërirë 11:1-32

  • Ti e pe madhështinë e Jehovait (1-7)

  • Toka e Premtuar (8-12)

  • Shpërblimet e bindjes (13-17)

  • Skaliti në zemër fjalët e Perëndisë (18-25)

  • ‘Bekimi dhe mallkimi’ (26-32)

11  Duaje Jehovain, Perëndinë tënd,+ përmbushe gjithmonë detyrimin që ke ndaj tij dhe zbato ligjet, vendimet gjyqësore dhe urdhërimet e tij.  Sot ti e di mirë se po të drejtohem ty, jo bijve të tu që as e kanë provuar disiplinën* e Jehovait, Perëndisë tënd,+ dhe as e kanë parë sa madhështor është+ dhe ç’dorë të fortë+ e ç’krah të fuqishëm ka.*  Ata nuk i kanë parë shenjat* dhe bëmat që bëri ai në Egjipt kundër faraonit, mbretit të Egjiptit, dhe kundër tërë vendit të tij;+  as atë që u bëri ushtrive të Egjiptit, kuajve të faraonit dhe karrocave të tij të luftës kur të ndiqnin nga pas, të cilat u përmbytën nga ujërat e Detit të Kuq, dhe Jehovai i shkatërroi njëherë e mirë.*+  Bijtë e tu nuk kanë parë as atë që ka bërë për ty* në shkretëtirë derisa mbërrite në këtë vend;  as atë që i bëri Datanit dhe Abiramit, bijve të Eliabit, birit të Rubenit, kur toka u hap e i përpiu bashkë me familje, me tenda, me kafshë e me këdo që i ndiqte, në sy të të gjithë Izraelit.+  Por ti i pe me sytë e tu tërë veprat madhështore që bëri Jehovai.  Zbatoji të gjitha urdhërimet që po të jap sot, që të bëhesh i fortë, të kalosh në vendin ku po shkon për ta shtënë në dorë  dhe të jetosh gjatë+ në vendin që Jehovai u betua t’ua jepte paraardhësve të tu dhe pasardhësve* të tyre,+ një vend ku rrjedh qumësht e mjaltë.+ 10  Vendi ku po shkon për ta shtënë në dorë, nuk është si Egjipti nga i cili dole, ku mbillje farë dhe vaditje me këmbë,* siç bëhet në një kopsht me perime. 11  Përkundrazi, vendi ku pas pak do të shkosh për ta shtënë në dorë, është një vend me male e lugina,*+ që ngopet me shira të bollshme;+ 12  është një vend për të cilin kujdeset Jehovai, Perëndia yt. Jehovai, Perëndia yt, nuk i heq sytë kurrë nga ai vend, nga fillimi deri në fund të vitit. 13  Nëse u bindesh gjithë kujdes urdhërimeve që po të jep Perëndia sot, nëse e do Jehovain, Perëndinë tënd, dhe i shërben me gjithë zemër e me gjithë shpirt,*+ 14  ai* do t’i japë shi vendit tënd në kohën e duhur, shi vjeshte e shi pranvere, dhe ti do të mbledhësh drithin, verën e re dhe vajin.+ 15  Falë tij fushat e tua do të jenë plot bar për kafshët, dhe ti do të hash e do të ngopesh.+ 16  Ki kujdes se mos zemra jote tundohet e të shtyn të largohesh për të adhuruar perëndi të tjera e për t’u përkulur para tyre.+ 17  Përndryshe, Jehovait do t’i ndizet zemërimi kundër teje e do ta mbyllë qiellin që të mos bjerë shi+ e toka të mos prodhojë, dhe ti do të zhdukesh në çast nga vendi i mirë që po të jep Jehovai.+ 18  Skaliti këto fjalë në zemër e në shpirt,* lidhi në dorë si përkujtues dhe le të jenë si shirit në ballë.*+ 19  Mësojua ato fëmijëve të tu ndërsa flet për to kur rri ulur në shtëpi, kur ecën rrugës, kur shtrihesh dhe kur ngrihesh.+ 20  Shkruaji në shtalkat e derës* së shtëpisë dhe në portat e tua, 21  që ti dhe bijtë e tu të jetoni gjatë+ në vendin për të cilin Jehovai u betua t’ua jepte paraardhësve të tu,+ për sa kohë të jetë qielli mbi tokën. 22  Nëse i zbaton pikë për pikë këto urdhërime që po të jap, pra të duash Jehovain, Perëndinë tënd,+ të ecësh në tërë udhët e tij dhe të lidhesh ngushtë me të,+ 23  Jehovai do të dëbojë tërë këto kombe para syve të tu,+ dhe ti do t’u marrësh pronat kombeve më të mëdha e më të forta se ti.+ 24  Çdo vend ku do të të shkelë këmba, do të bëhet yti.+ Kufiri yt do të shtrihet nga shkretëtira deri në Liban, dhe nga Lumi, lumi Eufrat, deri te deti në perëndim.*+ 25  Askush s’do të të bëjë ballë.+ Ashtu siç të ka premtuar, Jehovai, Perëndia yt, do të bëjë që tërë vendi ku do të shkelësh,+ të ketë tmerr e frikë nga ti. 26  Ja, unë po vë sot përpara teje bekimin dhe mallkimin:+ 27  bekimin nëse u bindesh urdhërimeve të Jehovait, Perëndisë tënd, që po të jap sot+ 28  dhe mallkimin nëse nuk u bindesh urdhërimeve të Jehovait, Perëndisë tënd,+ nëse largohesh nga udha që po të urdhëroj sot dhe shkon pas perëndive të tjera që nuk i njeh. 29  Kur Jehovai, Perëndia yt, të të çojë në vendin që do të marrësh, thuaji bekimet në malin Gerizim dhe mallkimet në malin Ebal.+ 30  Ata gjenden në anën tjetër të Jordanit nga perëndimi, në vendin e kananitëve që banojnë në Arabah, përballë Gilgalit, pranë pemëve të mëdha të Morehut.+ 31  Ja, ti po kalon Jordanin për të hyrë e për të shtënë në dorë vendin që po të jep Jehovai, Perëndia yt.+ Pasi ta marrësh e të banosh atje, 32  ki kujdes të zbatosh të gjitha rregullat dhe ligjet që po të parashtroj sot.+

Shënimet

Fjalë për fjalë «të shtrirë».
Ose «mrekullitë».
Ose «aq sa nuk e kanë marrë veten deri më sot».
Ose «të ka bërë ty».
Fjalë për fjalë «farës».
Ose «ujitje me këmbë», pra, nëpërmjet njëfarë energjie që krijohej duke përdorur këmbët, qoftë për të lëvizur një rrotë uji, ose për të hapur kanale vaditëse.
Fjalë për fjalë «rrafshina lugine».
Fjalë për fjalë «unë», i referohet Perëndisë; njësoj edhe në vargun 15.
Fjalë për fjalë «mes syve».
Domethënë, te korniza e derës.
Domethënë, Deti i Madh, Mesdheu.