Ligji i përtërirë 14:1-29

  • Mënyra të papërshtatshme për të mbajtur zi (1, 2)

  • Ushqimet e pastra dhe të papastra (3-21)

  • E dhjeta e gjithë prodhimit për Jehovain (22-29)

14  Ju jeni bij të Jehovait, Perëndisë tuaj. Mos bëni prerje në trup+ dhe mos i rruani vetullat* për një të vdekur,+  sepse ti je një popull i shenjtë+ për Jehovain, Perëndinë tënd, dhe nga të gjithë popujt që janë mbi faqen e dheut, Jehovai të zgjodhi ty që të bëhesh populli i tij, prona e tij e veçantë.*+  Mos hani asnjë gjë të neveritshme.+  Ja kafshët që mund të hani:+ demi, delja, dhia,  dreri, gazela, kaprolli, dhia e egër, antilopa, delja e egër dhe delja e maleve.  Mund të hani të gjitha kafshët dythundrake e me thundër plotësisht të çarë dhe që ripërtypen.  Megjithatë, mos hani këto kafshë ripërtypëse ose dythundrake: devenë, lepurin e egër dhe lepurin e shkëmbinjve, sepse janë ripërtypëse, por jo dythundrake; janë kafshë të papastra për ju.+  Edhe derrin, sepse është dythundrak, por jo ripërtypës; ai është i papastër për ju. Mos e hani mishin e këtyre kafshëve dhe mos i prekni trupat e tyre të ngordhur.  Nga tërë krijesat ujore mund të hani këto: çdo gjë që ka pendë dhe luspa.+ 10  Por mos hani ato krijesa që nuk kanë pendë dhe luspa; janë të papastra për ju. 11  Mund të hani çdo shpend të pastër. 12  Por këta mos i hani: shqiponjën, shqiponjën peshkngrënëse, shkabën e zezë,+ 13  hutën e kuqërremtë bishtgërshërë, hutën e zezë bishtgërshërë dhe çdo lloj tjetër hute, 14  çdo lloj korbi, 15  strucin, bufin, pulëbardhën, çdo lloj fajkoi, 16  kukuvajkën, bufin veshgjatë, mjellmën, 17  pelikanin, shkabën, karabullakun, 18  lejlekun, çdo lloj çafke, pupëzën dhe lakuriqin e natës. 19  Edhe të gjitha insektet fluturuese* janë të papastra për ju; nuk duhen ngrënë. 20  Mund të hani të gjitha krijesat e pastra fluturuese. 21  Mos hani mishin e asnjë kafshe të ngordhur.+ Mund t’ia jepni për të ngrënë të ardhurit që është brenda qytetit* ose mund t’ia shitni një të huaji, sepse ju jeni popull i shenjtë për Jehovain, Perëndinë tuaj. Mos e zieni kecin në qumështin e nënës së vet.+ 22  Duhet të jepni patjetër të dhjetën e të gjithë të mbjellave që jep ara vit për vit.+ 23  Do të hani të dhjetën e drithit, të verës së re, të vajit dhe pjellën e parë të bagëtisë së trashë e të imët para Jehovait, Perëndisë tuaj, në vendin që do të zgjedhë për emrin e tij,+ që të mësoni të keni gjithnjë nderim të thellë për Jehovain,* Perëndinë tuaj.+ 24  Por nëse udha është tepër e gjatë dhe nuk mund ta çoni të dhjetën deri atje ngaqë vendi që do të zgjedhë për emrin e tij Jehovai, Perëndia juaj,+ është tepër larg, (ose ngaqë Jehovai, Perëndia juaj ju ka bekuar me aq shumë prodhim sa nuk e çoni dot atje), 25  atëherë kthejeni të dhjetën në pará dhe, me paratë në dorë, shkoni drejt vendit që do të zgjedhë Jehovai, Perëndia juaj. 26  Pastaj mund t’i përdorni paratë për çfarë të doni: për gjedhë, për dele, për dhi, për verë, për pije alkoolike e për çdo gjë që dëshironi; do të hani atje para Jehovait, Perëndisë tuaj, dhe do të gëzoni bashkë me shtëpinë tuaj.+ 27  Por mos e lini pas dore levitin që është brenda qyteteve tuaja,+ pasi ai nuk ka as pjesë, as trashëgimi me ju.+ 28  Në fund të çdo tri viteve, sillni gjithë të dhjetën e prodhimit të atij viti dhe vëreni brenda qyteteve tuaja.+ 29  Pastaj leviti, që nuk ka as pjesë, as trashëgimi me ju, i ardhuri, jetimi* dhe vejusha, që janë brenda qyteteve tuaja, do të vijnë të hanë e të ngopen;+ kështu Jehovai, Perëndia juaj, do t’ju bekojë në çdo gjë që bëni.+

Shënimet

Fjalë për fjalë «mos rruani pjesën mes syve».
Ose «zotërimi i tij i çmuar».
Ose «të gjitha krijesat me krahë që rrinë në tufa».
Fjalë për fjalë «portave».
Fjalë për fjalë «t’i frikësoheni gjithnjë Jehovait». Shih Fjalorthin.
Ose «fëmija pa baba».