Ligji i përtërirë 26:1-19

  • Blatimi i fryteve të para (1-11)

  • E dhjeta e dytë e prodhimit (12-15)

  • Izraeli, një zotërim i veçantë për Jehovain (16-19)

26  Në fund, kur të kesh hyrë në vendin që po të jep si trashëgimi Jehovai, Perëndia yt, dhe ta kesh shtënë në dorë e të banosh në të,  merr ca nga frytet e para të tërë prodhimit* që do të mbledhësh prej tokës që po të jep Jehovai, Perëndia yt, vëri në një shportë e shko në vendin që do të zgjedhë Jehovai, Perëndia yt, për emrin e tij.+  Shko te prifti që do të jetë në detyrë e thuaji: ‘Deklaroj sot para Jehovait, Perëndisë tonë, se kam hyrë në vendin që Jehovai iu betua paraardhësve tanë të na e jepte neve.’+  Pastaj prifti do ta marrë shportën nga dora jote e do ta vërë para altarit të Jehovait, Perëndisë tënd.  Ti atëherë thuaj para Jehovait, Perëndisë tënd: ‘Im atë ishte një aramait+ endacak.* Ai shkoi në Egjipt+ me një grusht njerëzish nga shtëpia e tij dhe banoi atje si i huaj.+ Por atje u bë një komb i madh, i fuqishëm dhe i shumtë.+  Egjiptianët na keqtrajtuan, na shtypën e na skllavëruan pa mëshirë.+  Kështu ne filluam të të thërritnim për ndihmë ty, o Jehova, Perëndi i paraardhësve tanë. Ti, o Jehova, e dëgjove zërin tonë dhe e pe mundimin, vuajtjen dhe shtypjen tonë.+  Së fundi ti, o Jehova, na nxore nga Egjipti me dorë të fortë e me krah të fuqishëm,*+ me vepra që të tmerrojnë, me shenja e me mrekulli.+  Më pas na solle këtu e na dhe këtë vend ku rrjedh qumësht e mjaltë.+ 10  E tani, kam sjellë frytet e para të prodhimit të tokës që më dhe ti, o Jehova.’+ Vëri ato para Jehovait, Perëndisë tënd, e përkulu para Jehovait, Perëndisë tënd. 11  Pastaj do të gëzosh për gjithë të mirat që të ka dhënë Jehovai, Perëndia yt, ty dhe shtëpisë sate, levitit dhe të ardhurit që janë mes teje.+ 12  Pasi të kesh vënë mënjanë tërë të dhjetat+ e prodhimit të vitit të tretë, pra të vitit të të dhjetave, jepja levitit, të ardhurit, jetimit* dhe vejushës, dhe ata do të hanë derisa të ngopen brenda qyteteve* të tua.+ 13  Pastaj do të thuash para Jehovait, Perëndisë tënd: ‘Hoqa nga shtëpia ime racionin e shenjtë dhe ia dhashë levitit, të ardhurit, jetimit e vejushës,+ siç më ke urdhëruar. Nuk i shkela e nuk i lashë pas dore urdhërimet e tua. 14  Nuk hëngra prej tij ndërsa mbaja zi, nuk hoqa asgjë prej tij gjatë kohës që isha i papastër dhe nuk dhashë asgjë prej tij për ndonjë të vdekur. Iu binda zërit tënd, o Jehova, Perëndia im dhe bëra si më urdhërove. 15  Tani, shiko nga qielli, nga banesa jote e shenjtë, dhe bekoje popullin tënd, Izraelin, dhe vendin që na ke dhënë,+ siç iu betove paraardhësve tanë,+ këtë vend ku rrjedh qumësht e mjaltë.’+ 16  Sot Jehovai, Perëndia yt, po të urdhëron të zbatosh këto rregulla dhe ligje. Bindju e zbatoji me gjithë zemër+ e me gjithë shpirt.* 17  Sot Jehovai të jep fjalën se do të bëhet Perëndia yt po të ecësh në udhët e tij, të zbatosh rregullat,+ urdhërimet+ e ligjet e tij+ dhe të dëgjosh zërin e tij. 18  E po sot, ti i dhe fjalën Jehovait se do të jesh populli i tij, prona e tij e veçantë,*+ siç të ka premtuar, dhe se do të zbatosh tërë urdhërimet e tij. 19  Ai do të të lartësojë mbi të gjitha kombet që ka bërë+ duke të të dhënë nderim, famë dhe lavdi, nëse bëhesh një popull i shenjtë për Jehovain, Perëndinë tënd,+ siç të ka premtuar.»

Shënimet

Fjalë për fjalë «të tërë fryteve».
Një mundësi tjetër «që po merrte fund».
Fjalë për fjalë «të shtrirë».
Fjalë për fjalë «portave».
Ose «fëmijës pa baba».
Ose «zotërimi i tij i çmuar».