Ligji i përtërirë 30:1-20
30 Kur t’ju ndodhin të gjitha këto fjalë, bekimet e mallkimet që ju kam vënë përpara,+ dhe t’i sillni ndër mend*+ kur të jeni në tërë kombet ku do t’ju ketë shpërndarë Jehovai, Perëndia juaj,+
2 dhe të ktheheni te Jehovai, Perëndia juaj,+ bashkë me bijtë tuaj, e ta dëgjoni zërin e tij me gjithë zemër e me gjithë shpirt,* në gjithçka që po ju urdhëroj sot,+
3 atëherë Jehovai, Perëndia juaj, do t’i kthejë prapë robërit që u morën nga ju,+ do t’ju tregojë mëshirë+ e do t’ju mbledhë sërish nga të gjithë popujt ku Jehovai, Perëndia juaj, do t’ju ketë shpërndarë.+
4 Edhe sikur t’ju ketë shpërndarë në fund të qiejve, Jehovai, Perëndia juaj, do t’ju mbledhë të gjithëve si popull e do t’ju kthejë që andej.+
5 Jehovai, Perëndia juaj, do t’ju çojë në vendin e etërve tuaj, dhe ju do ta shtini në dorë; ai do t’ju begatojë dhe do t’ju shumojë më shumë se etërit tuaj.+
6 Jehovai, Perëndia juaj, do të pastrojë* zemrat tuaja dhe zemrat e pasardhësve tuaj,+ që ta doni me gjithë zemër e me gjithë shpirt* Jehovain, Perëndinë tuaj, dhe të jetoni.+
7 Atëherë, Jehovai, Perëndia juaj, do t’i derdhë të gjitha këto mallkime mbi armiqtë tuaj, të cilët ju urryen e ju përndoqën.+
8 Pastaj do të ktheheni, do të dëgjoni zërin e Jehovait dhe do të zbatoni të gjitha urdhërimet e tij, që po ju jap sot.
9 Jehovai, Perëndia juaj, do ta begatojë me bollëk çdo gjë që do të bëjnë duart tuaja,+ do t’ju shtojë fëmijët, bagëtinë dhe frytin e tokës suaj, sepse Jehovai do të kënaqet sërish duke ju begatuar, siç kënaqej për paraardhësit tuaj.+
10 Atëherë do ta dëgjoni zërin e Jehovait, Perëndisë tuaj, do të zbatoni urdhërimet e ligjet e tij të shkruara në këtë libër të Ligjit dhe do të ktheheni me gjithë zemër e me gjithë shpirt* te Jehovai, Perëndia juaj.+
11 Ky urdhërim që po ju jap sot, nuk është as tepër i vështirë, as shumë larg jush.*+
12 Nuk është në qiell që të thoni: ‘Kush do të ngjitet në qiell e të na e marrë, që ta dëgjojmë e ta zbatojmë?’+
13 Nuk është as matanë detit që të thoni: ‘Kush do të shkojë matanë detit e të na e marrë, që ta dëgjojmë e ta zbatojmë?’,
14 sepse fjala është shumë pranë jush, në gojën dhe në zemrën tuaj,+ me qëllim që ta zbatoni.+
15 Ja, sot po ju vë përpara jetën dhe të mirën, vdekjen dhe të keqen.+
16 Nëse i dëgjoni urdhërimet e Jehovait, Perëndisë tuaj, që po ju jap sot, që ta doni Jehovain, Perëndinë tuaj,+ të ecni në udhët e tij e të zbatoni urdhërimet, ligjet dhe vendimet e tij gjyqësore, atëherë do të jetoni+ e do të shumoheni, dhe Jehovai, Perëndia juaj, do t’ju bekojë në vendin që po shkoni të shtini në dorë.+
17 Por nëse zemra juaj largohet nga Perëndia+ e ju nuk ia vini veshin, tundoheni e përkuleni para perëndive të tjera dhe u shërbeni,+
18 po ju them sot se pa dyshim do të merrni fund.+ Nuk do të jetoni gjatë në vendin që do të shtini në dorë pasi të kaloni Jordanin.
19 Unë marr sot si dëshmitarë kundër jush qiellin dhe tokën, se ju kam vënë përpara jetën dhe vdekjen, bekimin dhe mallkimin.+ Zgjidhni jetën, që të jetoni+ ju dhe pasardhësit tuaj,+
20 duke dashur Jehovain, Perëndinë tuaj,+ duke dëgjuar zërin e tij e duke u lidhur ngushtë me të,+ pasi ai është jeta juaj, dhe falë tij do të jetoni gjatë në vendin që Jehovai u betua t’ua jepte paraardhësve tuaj, Abrahamit, Isakut dhe Jakobit.»+
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «e t’i kujtoni në zemrën tuaj».
^ Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «do të rrethpresë».
^ Shih Fjalorthin.
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «përtej aftësive tuaja».