Ligji i përtërirë 33:1-29
33 Ja si i bekoi Moisiu, njeriu i Perëndisë së vërtetë, izraelitët para se të vdiste.+
2 Ai tha:
«Nga Sinai erdhi Jehovai+e nga Seiri rrëzëlleu mbi ta.
Rrezatoi lavdishëm nga rajoni malor i Paranit+e dhjetëra mijë engjëj të shenjtë* ishin me të,+po, luftëtarët e vet i kishte në të djathtë.+
3 Ti e ke për zemër popullin tënd, o Perëndi;+gjithë ky popull i shenjtë është në dorën tënde.+
Ai t’u ul te këmbët+e nisi të dëgjonte fjalët e tua.+
4 (Moisiu na dha një urdhër, një ligj,+si trashëgimi për kongregacionin e Jakobit.)+
5 Perëndia u bë mbret në Jeshurun*+kur u mblodhën krerët e popullit+bashkë me tërë fiset e Izraelit.+
6 Rroftë Rubeni e mos vdektë!+
Mos u pakësofshin burrat e tij!»+
7 Për Judën tha këtë bekim:+
«Dëgjoje, o Jehova, zërin e Judës,+dhe ktheje sërish te populli i tij.
Me krahët e vet ka mbrojtur* atë që i takon.
E ndihmofsh përballë kundërshtarëve të vet!»+
8 Për Levin tha:+
«Thumimi dhe Urimi*+ yt* i përkasin atij që u tregua besnik ndaj teje,+të cilin e vure në provë në Masah,+me të cilin fillove të ndesheshe pranë ujërave të Meribës.+
9 Ai nuk i mori në konsideratë babanë e nënën,madje nuk i përfilli vëllezërit+e nuk u mbajti anën as bijve të vet,sepse zbatonte fjalën tëndedhe respektonte besëlidhjen tënde.+
10 Le t’ia mësojë Jakobit vendimet e tua gjyqësore+dhe Izraelit Ligjin tënd.+
Le të paraqitë temjan si aromë të këndshme për ty*+dhe një blatim të plotë në altarin tënd.+
11 Bekoje, o Jehova, fuqinë e tij,dhe gjetsh ëndje në veprën e duarve të tij.
Thyejua këmbët* atyre që ngrihen kundër tij,që ata që e urrejnë të mos ngrihen më.»
12 Për Beniaminin tha:+
«Banoftë i sigurt pranë tij ky njeri i dashur për Jehovain,ndërsa gjen strehë tërë ditën tek Ai!
Ai do të prehet mes supeve të Tij.»
13 Për Jozefin tha:+
«Qoftë i bekuar vendi i tij nga Jehovai+me gjërat e zgjedhura të qiellit,me vesën dhe me ujërat e burimeve të thella,+
14 me frytet e zgjedhura që sjell dielli,me prodhimin e zgjedhur të çdo muaji,+
15 me frytet më të zgjedhura të maleve të lashta,*+me gjërat e zgjedhura të kodrave të patundura,
16 me gjërat e zgjedhura të tokës dhe të gjithçkaje që është në të,+me miratimin e Atij që u shfaq në shkurren me gjemba.+
Ardhshin këto mbi kokën e Jozefit,në majë të kokës së atij që u zgjodh mes vëllezërve të tij!+
17 Shkëlqimi i tij është si ai i të parëlindurit të demit,brirët* e tij janë si brirët e demit të egër.
Me ta ai do t’i shtyjë* popujt,që të gjithë deri në skajet e tokës.
Ata janë dhjetëra mijë burrat e Efraimit+dhe mijërat e Manaseut.»
18 Për Zabulonin tha:+
«Gëzo, o Zabulon, në udhëtimet e tua tregtare,dhe ti, Isahar, gëzo në tendat e tua!+
19 Ata do t’i ftojnë popujt në mal.
Atje do të ofrojnë flijime drejtësie,sepse do të ngopen me* pasuritë e bollshme të detevedhe me thesaret e fshehura të rërës.»
20 Për Gadin tha:+
«Bekuar qoftë ai që zgjeron kufijtë e Gadit!+
Ai rri shtrirë si luan,gati që të shqyejë krahun dhe kokën e presë.
21 Pjesën e parë do ta zgjedhë për veten,+pjesën që i dha ligjdhënësi.+
Krerët e popullit do të mblidhen bashkë.
Ai do të çojë në vend drejtësinë e Jehovaitdhe vendimet e tij gjyqësore për Izraelin.»
22 Për Danin tha:+
«Dani është një këlysh luani.+
Ai do të sulet nga Bashani.»+
23 Për Neftalin tha:+
«Neftali është i kënaqur me miratimin e Jehovaitdhe është ngopur me bekimet e tij.
Shtije në dorë perëndimin dhe jugun!»
24 Për Asherin tha:+
«U bekoftë Asheri me bij!
Gëzoftë miratimin e vëllezërve të vetdhe le ta zhytë* këmbën në vaj!
25 Hekur dhe bakër janë shulat e portave të tua,+e do të jesh i sigurt gjithë ditët e tua.»*
26 Ai vazhdoi: «Ku ka si Perëndia i vërtetë+ i Jeshurunit,+që kalëron nëpër qiell për të të ardhur në ndihmë,që kalëron mbi re gjithë madhështi!+
27 Perëndia është strehë që nga kohët e lashta,+me krahët e tij të përjetshëm të mban.+
Ai do t’i dëbojë armiqtë para syve të tu+dhe do të thotë: ‘Shfarosi!’+
28 Izraeli do të banojë i sigurt,‘burimi’ i Jakobit* do të jetë i veçuarnë një vend me drithë e verë të re,+ku qielli do të pikojë vesë.+
29 Lum ti, o Izrael!+
Kush është si ti,+popull i shpëtuar nga Jehovai?!+
Ai është mburoja jote e sigurt+dhe shpata jote madhështore!
Armiqtë e tu do të struken kokulur para teje,+dhe ti do të shkelësh kurrizin e tyre.»*
Shënimet
^ Ose «një mori engjëjsh të shenjtë».
^ Do të thotë «i drejtë», një titull nderi për Izraelin.
^ Ose «ka luftuar për».
^ Shih Fjalorthin.
^ Në këtë varg «yt» dhe «teje» u referohen Perëndisë.
^ Fjalë për fjalë «për hundën tënde».
^ Ose «ijët».
^ Një mundësi tjetër «të maleve të lindjes».
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «do t’i godasë».
^ Fjalë për fjalë «do të thithin».
^ Ose «le ta lajë».
^ Fjalë për fjalë «e si ditët e tua do të jetë fuqia jote».
^ Domethënë, pasardhësit e tij.
^ Një mundësi tjetër «në vende të larta».