Romakëve 15:1-33

  • Të pranojmë krahëhapur njëri-tjetrin, ashtu si bëri Krishti (1-13)

  • Pavli, shërbëtor për kombet (14-21)

  • Udhëtimet e ardhshme të Pavlit (22-33)

15  Prandaj, ne që jemi të fortë, duhet të mbajmë* dobësitë e atyre që s’janë të fortë,+ e jo të kënaqim veten.+  Secili nga ne të kënaqë tjetrin* për të mirën e tij, për ta forcuar,*+  sepse edhe Krishti nuk kënaqi veten,+ por ashtu siç është shkruar: «Sharjet e atyre që të shanin, kanë rënë mbi mua.»+  Vërtet, gjithçka që u shkrua kohë më parë, u shkrua për mësimin tonë,+ që, me anë të qëndrueshmërisë sonë+ dhe me anë të ngushëllimit nga Shkrimet, të kemi shpresë.+  Perëndia që jep qëndrueshmëri dhe ngushëllim, ju dhëntë të gjithëve të njëjtën prirje mendore që kishte Krishti Jezu,  që së bashku+ t’i jepni lavdi njëzëri* Perëndisë, Atit të Zotërisë tonë Jezu Krisht.  Prandaj pranojeni krahëhapur* njëri-tjetrin,+ ashtu si edhe Krishti ju pranoi krahëhapur+ për lavdi të Perëndisë.  Unë po ju them se Krishti u bë shërbëtor i të rrethprerëve+ për të vërtetuar se Perëndia e mban fjalën, se premtimet që u bëri paraardhësve të tyre janë të besueshme,+  dhe me qëllim që kombet t’i japin lavdi Perëndisë për mëshirën e Tij.+ Pikërisht siç është shkruar: «Ja pse do të të pranoj hapur mes kombeve dhe për emrin tënd lavde do të këndoj!»+ 10  Gjithashtu është shkruar: «Gëzoni, ju kombe, me popullin e tij!»+ 11  Dhe përsëri: «Lëvdoni Jehovain,* të gjitha ju kombe! Të gjithë popujt le ta lëvdojnë!»+ 12  Dhe në një shkrim tjetër, Isaia thotë: «Rrënja e Jeseut do të vijë,+ do të ngrihet që të mbretërojë mbi kombet+ dhe ato do t’i varin shpresat tek ai.»+ 13  Perëndia që jep shpresë, ju mbushtë plot gëzim e paqe ngaqë besoni tek ai, që të jeni plot e përplot me shpresë falë fuqisë së frymës së shenjtë!+ 14  Tani, vëllezërit e mi, unë jam i bindur se edhe ju jeni plot mirësi e njohuri, dhe se jeni në gjendje ta këshilloni* njëri-tjetrin. 15  Megjithatë, ju kam shkruar më hapur për disa pika që t’jua rikujtoj, sepse falë mirësisë së pamerituar që më ka treguar Perëndia, 16  unë jam shërbëtor i Krishtit Jezu për kombet.*+ Ndaj po angazhohem në këtë vepër të shenjtë të predikimit të lajmit të mirë të Perëndisë,+ që këto kombe të jenë si një blatim i pranueshëm, i shenjtëruar* me frymën e shenjtë. 17  Prandaj, si dishepull i Krishtit Jezu, ngazëlloj për veprën që më ka caktuar Perëndia 18  dhe nuk guxoj të flas për asgjë tjetër, përveç asaj që Krishti ka bërë nëpërmjet meje për t’i bindur kombet. Ai e ka bërë këtë nëpërmjet fjalëve dhe veprave të mia, 19  nëpërmjet fuqisë së shenjave e të mrekullive*+ dhe nëpërmjet fuqisë së frymës së Perëndisë. Kështu, që nga Jerusalemi deri në Ilirik,* i kam rënë rreth e qark dhe kam predikuar plotësisht lajmin e mirë për Krishtin,+ 20  duke u përpjekur të mos e shpallja lajmin e mirë atje ku emri i Krishtit njihej tashmë, që të mos ndërtoja mbi themelin e dikujt tjetër. 21  Ashtu siç është shkruar: «Ata që nuk kanë dëgjuar e nuk kanë marrë asnjë lajm për të, do të shohin e do të kuptojnë.»+ 22  Ja pse nuk arrita të vija te ju, ndonëse kisha planifikuar shumë herë. 23  Por tani s’kam më territore të paprekura në këto vise. Për shumë* vjet mezi kam pritur të vij te ju, 24  prandaj, kur të jem rrugës për në Spanjë, shpresoj t’ju takoj dhe, pasi të kemi kaluar pak kohë me njëri-tjetrin, të bëjmë një copë rrugë bashkë. 25  Mirëpo tani do të nisem për në Jerusalem për të ndihmuar* të shenjtët,+ 26  sepse vëllezërit në Maqedoni* dhe në Akai dhanë me gjithë zemër një kontribut nga gjërat e veta për të shenjtët në Jerusalem që janë të varfër.+ 27  Vërtet, këtë e bënë me gjithë zemër, edhe pse faktikisht u ishin borxhlinj, sepse, përderisa ata i kanë ndarë me kombet gjërat që u ka dhënë Perëndia, kombet e kanë për detyrë t’i ndihmojnë me gjërat e tyre materiale.+ 28  Prandaj, pasi të kem mbaruar këtë punë e t’ua kem dorëzuar këtë kontribut,* do të nisem për në Spanjë dhe rrugës do të kaloj edhe nga ju. 29  E di se kur të vij te ju, do të vij plot me bekime nga Krishti. 30  Tani, vëllezër, ju nxit për hir të Zotërisë tonë Jezu Krisht dhe të dashurisë që vjen nga fryma e shenjtë, që t’i luteni me zjarr Perëndisë për mua, ashtu siç lutem edhe vetë,+ 31  që të shpëtoj+ nga jobesimtarët në Jude dhe që shërbimi im në dobi të Jerusalemit të ketë pëlqimin e të shenjtëve.+ 32  E në qoftë vullneti i Perëndisë, do të vij gjithë gëzim te ju, e kështu do të inkurajojmë njëri-tjetrin. 33  Perëndia që jep paqe, qoftë me të gjithë ju!+ Amin!

Shënimet

Ose «duhet të durojmë».
Ose «të afërmin». Shih Fjalorthin.
Ose «për ta inkurajuar; për ta ndërtuar».
Fjalë për fjalë «me një gojë».
Ose «mikpritni».
Ose «ta mësoni».
Shih Fjalorthin, «Shenjtërimi».
Ose «të çudirave».
Ose «Iliri». Shih Fjalorthin.
Një mundësi tjetër «disa».
Fjalë për fjalë «për t’u shërbyer».
Fjalë për fjalë «fryt».