Romakëve 4:1-25

  • Abrahami shpallet i drejtë falë besimit (1-12)

    • Abrahami, ati i të gjithë atyre që kanë besim (11)

  • Premtimi iu dha Abrahamit si rezultat i besimit (13-25)

4  Përderisa është kështu, ç’të themi për Abrahamin, paraardhësin tonë prej gjaku? Ç’fitoi ai?  Sikur Abrahami të ishte shpallur i drejtë nga veprat, do të kishte arsye për t’u mburrur, por jo përpara Perëndisë.  Mirëpo ç’thotë shkrimi? «Abrahami tregoi besim te Jehovai,* dhe për këtë u konsiderua i drejtë.»*+  Tani, atij që punon, paga nuk i llogaritet si dhuratë,* por si detyrim.*  Nga ana tjetër, njeriu që nuk mbështetet te veprat e veta, por që tregon besim tek Ai që i shpall mëkatarët të drejtë, konsiderohet i drejtë falë besimit.*+  Sa i lumtur është njeriu që Perëndia e konsideron të drejtë, pavarësisht nga veprat, ashtu siç thotë edhe Davidi:  «Lum ata që u janë falur veprat e liga dhe u janë fshirë* mëkatet!  Lum njeriu që Jehovai* nuk do t’ia llogaritë kurrsesi mëkatin!»+  A u përket kjo lumturi vetëm të rrethprerëve apo edhe të parrethprerëve?+ Tashmë e kemi thënë: «Abrahami u konsiderua i drejtë falë besimit.»*+ 10  Por, kur u konsiderua i drejtë? Kur ishte i rrethprerë apo i parrethprerë? Jo kur ishte i rrethprerë, por kur ishte ende i parrethprerë. 11  Kështu ai mori shenjën+ e rrethprerjes si një vulë* drejtësie për besimin që kishte kur ishte ende i parrethprerë, që të bëhej ati i të gjithë të parrethprerëve që kanë besim,+ me qëllim që këta të konsiderohen të drejtë, 12  dhe që të bëhej ati i të rrethprerëve, jo vetëm i atyre që kapen fort pas zakonit të rrethprerjes, por edhe i atyre që ecin në gjurmët e besimit që kishte ati ynë, Abrahami,+ kur ishte ende i parrethprerë. 13  Në të vërtetë, premtimi që të ishte trashëgimtar i një bote, Abrahamit dhe pasardhësve* të tij nuk iu bë nëpërmjet Ligjit,+ por nëpërmjet drejtësisë që vjen nga besimi.+ 14  E nëse trashëgimtarë janë vetëm ata që kapen fort pas Ligjit, atëherë besimi është i kotë dhe premtimi s’ka pikë vlere. 15  Faktikisht, Ligji sjell zemërimin e zjarrtë të Perëndisë.+ Por aty ku s’ka ligj, s’ka as shkelje.+ 16  Për këtë arsye, premtimi u dha nëpërmjet besimit, që të mbështetej në mirësinë e pamerituar të Perëndisë,+ e kështu të ishte i sigurt për të gjithë pasardhësit* e tij,+ jo vetëm për ata që kapen fort pas Ligjit, por edhe për ata që kapen fort pas besimit të Abrahamit, i cili është ati i të gjithëve ne.+ 17  (Tamam siç është shkruar: «Të kam bërë atin e shumë kombeve.»)+ Kjo ndodhi në sytë e Perëndisë tek i cili Abrahami pati besim, po, në sytë e Atij që sjell të vdekurit në jetë dhe flet për gjërat që s’janë sikur të ishin.* 18  Në fakt, Abrahami s’kishte asnjë arsye për të shpresuar. E megjithatë, falë shpresës, ai pati besim se do të bëhej ati i shumë kombeve, në përputhje me atë që i ishte thënë: «Kështu do të jetë pasardhësi* yt.»+ 19  Edhe pse e dinte se trupi i vet ishte pothuajse i vdekur (meqë ishte rreth 100 vjeç)+ dhe se barku i Sarës ishte po ashtu i vdekur,* atij nuk iu dobësua besimi.+ 20  Prandaj, ngaqë ishte i sigurt për premtimin e Perëndisë, nuk u lëkund nga mungesa e besimit, por falë besimit, mori forcë dhe i dha lavdi Perëndisë, 21  plotësisht i bindur se Ai ishte në gjendje ta bënte realitet atë që i kishte premtuar.+ 22  Ja pse «u konsiderua i drejtë».+ 23  Megjithatë, fjalët «u konsiderua i drejtë» nuk u shkruan vetëm për të,+ 24  por edhe për ne që do të konsiderohemi të drejtë ngaqë besojmë tek Ai që ngriti nga të vdekurit Jezuin, Zotërinë tonë,+ 25  i cili iu dorëzua vdekjes për fajet tona+ dhe u ngrit nga të vdekurit për të na shpallur të drejtë.+

Shënimet

Ose «dhe kjo iu llogarit si drejtësi». Domethënë, u konsiderua i drejtë në kuptimin relativ.
Ose «mirësi e pamerituar».
Ose «borxh».
Ose «besimi i llogaritet si drejtësi». Domethënë, konsiderohet i drejtë në kuptimin relativ.
Ose «u janë falur». Fjalë për fjalë «u janë mbuluar».
Ose «Besimi iu llogarit Abrahamit si drejtësi». Domethënë, u konsiderua i drejtë në kuptimin relativ.
Ose «garanci; konfirmim».
Fjalë për fjalë «farës».
Fjalë për fjalë «farën».
Një mundësi tjetër «sjell në ekzistencë atë që nuk ekziston».
Fjalë për fjalë «fara». Në greqisht kjo fjalë mund të nënkuptojë edhe shumësin. Shih Fjalorthin.
Ose «shterpë».