Romakëve 7:1-25

  • Ilustrohet çlirimi nga Ligji (1-6)

  • Ligji tregon ç’është mëkati (7-12)

  • Lufta kundër mëkatit (13-25)

7  Si ka mundësi të mos e dini, vëllezër, (po u flas atyre që e njohin ligjin) se Ligji është zot mbi një njeri për aq kohë sa ky është gjallë?  Për shembull, një grua e martuar është e lidhur me ligj me burrin ndërkohë që ai është gjallë, por po t’i vdesë burri, ajo është e lirë nga ligji i burrit.+  Kështu, ndërkohë që i shoqi është ende gjallë, ajo do të quhej kurorëshkelëse po të bëhej e një burri tjetër.+ Por, po t’i vdesë i shoqi, ajo është e lirë nga ligji i tij, prandaj nuk është kurorëshkelëse po të bëhet e një burri tjetër.+  Kështu, vëllezërit e mi, nëpërmjet flijimit* të Krishtit, edhe ju vdiqët për sa i përket Ligjit, që të bëheshit të një tjetri,+ të atij që u ngrit nga të vdekurit,+ që ne të japim fryt për Perëndinë.+  Në fakt, kur jetonim sipas dëshirave të trupit,* pasionet mëkatare që dolën në dritë nga Ligji, vepronin në trupat tanë* që të jepnim fryt për vdekjen.+  Ndërsa tani jemi çliruar nga Ligji,+ sepse kemi vdekur për sa i përket atij që na mbante nën vargonj, që të bëhemi skllevër të Perëndisë në një kuptim të ri, sipas frymës,*+ e jo në kuptimin e vjetër, sipas kodit të shkruar.+  Ç’të themi, pra? Mos është Ligji mëkat? Aspak! Në të vërtetë, unë s’do ta kisha kuptuar ç’është mëkati po të mos ishte Ligji.+ Për shembull, s’do ta kisha kuptuar ç’është lakmia sikur Ligji të mos thoshte: «Mos lakmo!»+  Por duke marrë shkas nga ky urdhërim i Ligjit, mëkati ngjalli tek unë lakmi të çdo lloji, sepse kur s’kishte ligj, mëkati ishte i vdekur.+  Në të vërtetë, dikur unë isha gjallë, kur nuk kishte Ligj. Por kur erdhi urdhërimi i Ligjit, mëkati erdhi në jetë, kurse unë vdiqa.+ 10  Dhe kuptova se urdhërimi që duhej të më sillte jetë,+ më solli vdekjen, 11  sepse mëkati, duke marrë shkas nga urdhërimi i Ligjit, më joshi e me anë të tij më vrau. 12  Në vetvete, Ligji është i shenjtë dhe urdhërimet e tij janë të shenjta, të drejta e të mira.+ 13  Mos vallë ma solli vdekjen e mira, atëherë? Kurrsesi! Kurse mëkati, po. Ai ma solli vdekjen nëpërmjet së mirës, që të dukej sheshit si është vërtet mëkati,+ e kështu urdhërimi i Ligjit tregoi sa i rëndë është mëkati.+ 14  Faktikisht, ne e dimë që Ligji është hyjnor,* kurse unë jam prej mishi e gjaku, i shitur si skllav mëkatit.+ 15  Dhe vërtet, unë nuk e kuptoj ç’bëj, sepse nuk bëj atë që dua, por atë që urrej. 16  E nëse bëj atë që nuk dua, unë e pranoj se Ligji është i shkëlqyer. 17  Mirëpo tani, nuk jam më unë ai që vepron, por mëkati që banon tek unë,+ 18  sepse e di se tek unë, domethënë në trupin* tim, nuk banon asgjë e mirë. Vërtet e kam dëshirën për të bërë të mirën, por jo aftësinë,+ 19  sepse nuk bëj të mirën që dua, por bëj të keqen që nuk dua. 20  E nëse bëj atë që nuk dua, nuk jam më unë ai që vepron, por mëkati që banon tek unë. 21  Në rastin tim, pra, zbulova këtë ligj: kur dua të bëj të drejtën, e keqja është brenda meje.+ 22  Në të vërtetë, njeriu që jam përbrenda,+ kënaqet me ligjin e Perëndisë, 23  kurse në trupin tim* shoh një tjetër ligj, që lufton kundër ligjit të mendjes sime+ e më bën rob të ligjit të mëkatit+ që është në trupin tim.* 24  Ç’njeri i mjerë jam! Kush do të më çlirojë nga ky trup që i nënshtrohet kësaj vdekjeje? 25  Faleminderit Perëndisë që do të më çlirojë nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotërisë tonë! Kështu, unë vetë, me mendjen time jam skllav i ligjit të Perëndisë, por me trupin tim, skllav i ligjit të mëkatit.+

Shënimet

Fjalë për fjalë «trupit».
Fjalë për fjalë «sipas mishit». Shih Fjalorthin.
Ose «gjymtyrët tona».
Ose «vjen nga Perëndia».
Fjalë për fjalë «mishin». Shih Fjalorthin.
Ose «gjymtyrët e mia».
Ose «gjymtyrët e mia».