Amosi 5:1-27

  • Izraeli krahasohet me një virgjëreshë që ka rënë (1-3)

  • Kërkoni Perëndinë, e do të jetoni (4-17)

    • Urreni të keqen, doni të mirën (15)

  • Dita e Jehovait, ditë terri (18-27)

    • Flijimet e Izraelit hidhen poshtë (22)

5  O shtëpi e Izraelit, dëgjoji këto fjalë që po them kundër jush si një këngë të përvajshme:*   ‘Virgjëresha e Izraelit ka rënë,e nuk ngrihet dot më. Është braktisur në tokën e vet,dhe askush nuk e ngre.’  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Qyteti që marshon në luftë me një mijë njerëz, do të mbetet me njëqind;ai që del me njëqind, do të mbetet me dhjetë. Kështu do t’i ndodhë shtëpisë së Izraelit.’+  Se Jehovai i thotë shtëpisë së Izraelit: ‘Më kërkoni, e do të jetoni.+   Mos kërkoni Bethelin,+mos shkoni në Gilgal+ e mos kaloni në Ber-Shebë,+sepse me siguri Gilgali do të çohet në mërgim,+kurse Betheli do të kthehet në hiç.*   Kërkoni Jehovain, e do të jetoni.+ Përndryshe ai do të ndizet si zjarr kundër shtëpisë së Jozefit,e do të përpijë Bethelin, dhe askush nuk do ta shuajë dot.   Ju e ktheni drejtësinë në pelin;*e hidhni drejtësinë përtokë.+   Ai që bëri yjësinë Kimah* dhe Kesil,*+Ai që e kthen terrin në agim,Ai që e bën ditën të errët si nata,+Ai që i thërret ujërat e detitpër t’i derdhur mbi faqen e dheut:+e ka emrin Jehova.   Ai sjell rrufeshëm shkatërrimin mbi të fortinqë vendet e fortifikuara të shkatërrohen. 10  Ju e urreni atë që korrigjon te porta e qytetitdhe keni neveri për atë që thotë të vërtetën.+ 11  Ngaqë i merrni taksën e tokës të varfrit*dhe i merrni drithin si haraç,*+ju nuk do të banoni më në shtëpitë me gurë të latuar që ndërtuat,+as do të pini verë nga vreshtat e mira që mbollët.+ 12  Se unë e di se sa të shumta janë rebelimet* tuajadhe se sa të rënda janë mëkatet tuaja:i bini në qafë të drejtit,merrni ryshfete*dhe ia mohoni të drejtën të varfrit te porta e qytetit.+ 13  Prandaj ai që ka gjykim të thellë, në atë kohë do të heshtë,sepse do të jetë kohë e kobshme.+ 14  Kërkoni të mirën dhe jo të keqen,+që të jetoni.+ Atëherë Jehovai, Perëndia i ushtrive, do të jetë me ju,ashtu siç pohoni ju se është.+ 15  Urreni të keqen, doni të mirën;+le të mbizotërojë drejtësia te porta e qytetit.+ Ndoshta Jehovai, Perëndia i ushtrive,do t’i miratojë ata që kanë mbetur nga Jozefi.’+ 16  Prandaj, kështu thotë Jehovai, Perëndia i ushtrive, po, vetë Jehovai: “Në të gjitha sheshet do të vajtohetdhe në të gjitha rrugët njerëzit do të thonë: ‘Mjerë, mjerë!’ Do të thërrasin bujkun që të mbajë zi,dhe vajtuesit me pagesë që të vajtojnë. 17  Në çdo vresht do të vajtohet,+sepse unë do të kaloj në mes teje,​—thotë Jehovai. 18  Mjerë ata që e dëshirojnë me zjarr ditën e Jehovait!+ Çfarë do të jetë për ju dita e Jehovait?+ Do të jetë terr, dhe jo dritë.+ 19  Do të jetë si dikush që i ikën luanit, por i del para ariu;hyn në shtëpi, mbështet dorën në mur dhe e kafshon gjarpri. 20  A nuk do të jetë dita e Jehovait ditë terri, e jo drite? Errësirë e plotë pa asnjë rreze drite? 21  Unë i urrej, më neveriten festat tuaja+dhe nuk kënaqem me aromën e flijimeve tuaja, që ngrihet nëpër asamble solemne. 22  Edhe sikur të më bëni blatime të plota të djegura,nuk do të kënaqem me blatimet tuaja+dhe nuk do t’i miratoj flijimet e kafshëve të majme që bëni në bashkësi.+ 23  Ma hiqni zhurmën e këngëve tuaja! Të mos e dëgjoj më melodinë e instrumenteve me tela!+ 24  Le të rrjedhë drejtësia si ujë+dhe e drejta si një përrua i pashtershëm! 25  A më sollët vallë flijime dhe blatime,o shtëpi e Izraelit, kur ishit 40 vjet në shkretëtirë?!+ 26  Kurse tani do t’ju duhet të merrni me vete Sakutin, mbretin tuaj, dhe Kaivanin,*shëmbëlltyrat*​—yllin e perëndisë tuaj—​që i bëtë për vete, 27  dhe unë do t’ju çoj në mërgim matanë Damaskut’,+​—thotë ai që e ka emrin Jehova, Perëndia i ushtrive.+

Shënimet

Ose «këngë vajtimi».
Një mundësi tjetër «do të bëhet diçka e mistershme».
Ose «hidhërim».
Ka mundësi yjësia e Orionit.
Ka mundësi yjet e Plejadave në yjësinë e Taurusit.
Ose «i merrni qira të madhe të varfrit për arën».
Ose «çmimin e heshtjes».
Ose «krimet».
Të dyja këto perëndi mund t’i referohen planetit Saturn, i cili adhurohej si perëndi.
Ose «idhujt».