Amosi 8:1-14
8 Ja ç’më bëri të shoh Zotëria Sovran Jehova: një shportë me fruta vere.
2 Ai më tha: «Çfarë shikon, Amos?» «Një shportë me fruta vere»,—iu përgjigja. Atëherë Jehovai më tha: «I erdhi fundi popullit tim, Izraelit. Unë nuk do t’i fal më.+
3 Atë ditë, këngët e tempullit do të kthehen në ulërima,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.—Do të ketë shumë kufoma, të cilat do të flaken gjithandej;+ do të ketë heshtje!
4 Dëgjojeni këtë, ju që shkelni të varfrite që shfarosni zemërbutët e vendit+
5 dhe thoni: ‘Kur do të mbarojë festa e hënës së re,+ që të shesim drithin?
Edhe sa do që të kalojë Sabati,+ që të nxjerrim në shitje drithin,
që të zvogëlojmë efën,*të zmadhojmë siklën,*të bëjmë hile me peshoret për të mashtruar,+
6 ta blejmë nevojtarin me argjend,të varfrin me një palë sandale,+dhe të shesim mbeturinat e grurit?’
7 Jehovai është betuar për Krenarinë e Jakobit:+
‘Kurrë s’kam për t’i harruar tërë veprat e tyre.+
8 Për këtë arsye, vendi* do të dridhetdhe çdo banor do të mbajë zi.+
Ai do të ngrihet i tëri si Nili,do të fryhet dhe do të bjerë si Nili i Egjiptit.’+
9 Zotëria Sovran Jehova thotë: ‘Atë ditëdo ta bëj diellin të perëndojë në mesditëdhe do t’i sjell vendit errësirë në një ditë të kthjellët.+
10 Festat tuaja do t’i kthej në zi+dhe të gjitha këngët tuaja në këngë të përvajshme.*
Do të mbuloj çdo mes me copë thesi* dhe do të bëj që çdo kokë të jetë e rruar.
Gjendja juaj do të jetë sikur të mbanit zi për një bir të vetëmdhe përfundimi i asaj dite do të jetë i hidhur.’
11 Zotëria Sovran Jehova thotë: “Po vijnë ditëtgjatë të cilave unë do të sjell uri në vend,jo uri për bukë dhe etje për ujë,por për të dëgjuar fjalët e Jehovait.+
12 Njerëzit do të shkojnë duke iu marrë këmbët nga njëri det në tjetrindhe nga veriu në lindje.
Do të bredhin lart e poshtë duke kërkuar fjalën e Jehovait, por nuk do ta gjejnë.
13 Atë ditë, vajzave të bukuradhe djemve të rinj do t’u bjerë të fikët nga etja.
14 Këta që betohen për fajin e Samarisë+ dhe që thonë:
‘Siç është e vërtetë që rron perëndia yt, o Dan’,+
dhe ‘Siç është e vërtetë që ka një udhë për në Ber-Shebë’,+
do të bien e s’do të ngrihen më.”»+
Shënimet
^ Shih Shtojcën B14.
^ Shih Shtojcën B14.
^ Ose «toka».
^ Ose «këngë vajtimi».
^ Shih Fjalorthin.