Eklisiastiu 3:1-22

  • Ka një kohë të caktuar për çdo gjë (1-8)

  • Shijoje jetën—dhuratën e Perëndisë (9-15)

    • Përjetësia në zemrën e njeriut (11)

  • Perëndia i gjykon të gjithë me drejtësi (16, 17)

  • Njerëzit dhe kafshët kanë të gjithë të njëjtin fund (18-22)

    • Të gjithë do të kthehen në pluhur (20)

3  Për çdo gjë ka një kohë të caktuar,ka një kohë për çdo punë nën qiej:   një kohë për të lindur dhe një kohë për të vdekur;një kohë për të mbjellë dhe një kohë për të shkulur;   një kohë për të vrarë dhe një kohë për të shëruar;një kohë për të shembur dhe një kohë për të ndërtuar;   një kohë për të qarë dhe një kohë për të qeshur;një kohë për të vajtuar dhe një kohë për të hedhur valle;*   një kohë për të shpërndarë gurë dhe një kohë për të mbledhur gurë;një kohë për të përqafuar dhe një kohë për të mos përqafuar;   një kohë për të kërkuar dhe një kohë për të hequr dorë;një kohë për të mbajtur dhe një kohë për të flakur;   një kohë për të grisur+ dhe një kohë për të qepur;një kohë për të heshtur+ dhe një kohë për të folur;+   një kohë për të dashur dhe një kohë për të urryer;+një kohë për luftë dhe një kohë për paqe.  Ç’fiton punëtori nga gjithë mundi i vet?!+ 10  I kam parë gjërat që Perëndia u ka dhënë bijve të njerëzve të merren. 11  Ai e ka bërë çdo gjë të bukur* në kohën e vet,+ madje ka vënë edhe përjetësinë në zemrat e njerëzve. Prapëseprapë, ata nuk do ta zbulojnë dot kurrë nga fillimi deri në fund punën që ka bërë Perëndia i vërtetë. 12  Kam arritur në përfundimin se s’ka gjë më të mirë për njeriun se të gëzojë e të bëjë mirë gjatë jetës së vet,+ 13  dhe që çdo njeri të hajë, të pijë e të kënaqet për gjithë mundin e vet. Kjo është dhuratë nga Perëndia.+ 14  Kam arritur të kuptoj se çdo gjë që bën Perëndia i vërtetë, do të qëndrojë përjetë. S’ke çfarë t’i shtosh, as çfarë t’i heqësh. Perëndia i vërtetë e ka bërë çdo gjë në këtë mënyrë, që njerëzit të kenë nderim të thellë për të.*+ 15  Ajo që po ndodh, tashmë ka ndodhur, dhe ajo që do të jetë, tashmë ka qenë.+ Megjithatë, Perëndia i vërtetë do të realizojë atë që njerëzit kanë kërkuar me ngulm.* 16  Veç kësaj kam parë këtë gjë nën diell: gjykimit të drejtë ia kishte zënë vendin ligësia, madje edhe drejtësisë ia kishte zënë vendin ligësia.+ 17  Prandaj thashë me vete: «Perëndia i vërtetë do të gjykojë si të drejtin, edhe të ligun,+ sepse ka një kohë për çdo gjë dhe për çdo punë.» 18  Gjithashtu thashë me vete se Perëndia i vërtetë do t’i vërë në provë bijtë e njerëzve dhe do t’u tregojë që s’janë më mirë se kafshët. 19  Vërtet, të gjithë i pret i njëjti fund, si njerëzit, edhe kafshët. Po, të gjithë përfundojnë njësoj;+ si vdes njëri, ashtu vdes edhe tjetri, dhe të gjithë kanë të njëjtën frymë.*+ Prandaj njeriu s’ka asnjë epërsi mbi kafshët, sepse çdo gjë është kotësi. 20  Të gjithë shkojnë në të njëjtin vend;+ të gjithë janë bërë nga pluhuri,+ dhe të gjithë në pluhur kthehen.+ 21  Kush e di vërtet nëse fryma* e bijve të njerëzve ngjitet lart dhe nëse fryma e kafshëve zbret poshtë?!+ 22  Prandaj kam parë që s’ka asgjë më të mirë për njeriun, sesa të kënaqet me punën e vet,+ sepse ky është shpërblimi i tij.* Vërtet, kush mund t’i tregojë ç’do t’i ndodhë pas vdekjes?!+

Shënimet

Ose «për të kërcyer nga gëzimi».
Ose «me rregullsi; siç duhet; në mënyrë të përshtatshme».
Fjalë për fjalë «frikë prej tij». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Ose «do të kërkojë të mirën e atyre që përndiqen». Një mundësi tjetër «do të kërkojë atë që është zhdukur».
Ose «forcë jete». Shih Fjalorthin.
Ose «forca e jetës». Shih Fjalorthin.
Ose «kjo është pjesa që i takon».