Eklisiastiu 8:1-17

  • Nën sundimin e papërsosur njerëzor (1-17)

    • Bindju urdhrave të mbretit (2-4)

    • Sundimi njerëzor është i dëmshëm (9)

    • Kur dënimi nuk ekzekutohet menjëherë (11)

    • Ha, pi dhe gëzo (15)

8  Kush është si i mençuri? Kush e di zgjidhjen e problemeve?* Mençuria ia çel fytyrën njeriut dhe ia zbut pamjen e vrazhdë.  Unë them: «Bindju urdhrit të mbretit+ për hir të betimit që ke bërë para Perëndisë.+  Mos nxito të largohesh nga prania e tij+ dhe mos u përfshi në asgjë të keqe,+ sepse mbreti bën ç’të dojë  dhe fjala e tij është absolute.+ Kush mund t’i thotë: ‘Çfarë po bën?’»  Kush i zbaton urdhërimet, nuk do të shohë asnjë të keqe,+ dhe zemra e mençur do të dijë kohën dhe mënyrën* e duhur.+  Për çdo gjë ka një kohë dhe një mënyrë për të vepruar,+ sepse telashet e njerëzimit s’kanë të sosur.  Askush nuk e di të ardhmen. E kush mund të thotë si do të venë gjërat?!  Askush nuk ka fuqi mbi forcën e jetës* e s’mund ta mbajë atë nën fre, e po njësoj askush nuk ka fuqi mbi ditën e vdekjes.+ Asnjë ushtar nuk lirohet nga detyra gjatë luftës, e po njësoj ligësia i mban nën kthetra ata që veprojnë me ligësi.*  Të gjitha këto i pashë me sytë e mi, ndaj bluajta në mendje çdo punë që është bërë nën diell gjatë kohës që njeriu ka sunduar mbi njeriun në dëm të tij.*+ 10  I pashë edhe të ligjtë, ata që dikur vinin e iknin nga vendi i shenjtë, të varroseshin e të harroheshin shpejt në qytetin ku kishin vepruar me ligësi.+ Edhe kjo është kotësi. 11  Ngaqë dënimi kundër një veprimi të gabuar nuk ekzekutohet menjëherë,+ njeriu merr zemër për të bërë keq.+ 12  Edhe pse një mëkatar mund të bëjë keq njëqind herë e të jetojë gjatë, e di fare mirë se vetëm atyre që kanë nderim të thellë për Perëndinë e vërtetë,* do t’u dalë për mirë, pikërisht ngaqë kanë nderim të thellë për të.+ 13  Kurse të ligjve nuk do t’u dalë për mirë,+ dhe ata as nuk e zgjatin dot jetën e tyre që është porsi hije,+ sepse nuk kanë nderim të thellë për Perëndinë. 14  Ja një gjë e kotë* që ndodh në tokë: ka njerëz të drejtë që trajtohen sikur të kenë vepruar me ligësi,+ dhe ka njerëz të ligj që trajtohen sikur të kenë vepruar me drejtësi.+ Them se edhe kjo është kotësi. 15  Prandaj, për mendimin tim, është mirë të gëzosh,+ sepse për njeriun s’ka gjë më të mirë nën diell, se të hajë, të pijë e të gëzojë. Ky gëzim e shoqëroftë gjithë ditët e jetës+ që Perëndia i vërtetë i ka dhënë nën diell ndërkohë që punon fort. 16  U përpoqa me gjithë zemër të fitoja mençuri dhe të shihja të gjitha gjërat që ndodhin* në tokë,+ madje nuk vura gjumë në sy, as ditën, as natën.* 17  Atëherë mendova për gjithë veprën e Perëndisë së vërtetë dhe kuptova se njerëzit nuk e konceptojnë dot çfarë ndodh nën diell.+ Sado të mundohen, ata nuk e konceptojnë dot. Edhe sikur të thonë se janë mjaft të mençur për ta kuptuar, ata nuk mund ta konceptojnë vërtet.+

Shënimet

Ose «interpretimin e çështjeve?»
Ose «vendimin».
Ose «mbi erën; mbi frymëmarrjen». Fjalë për fjalë «mbi frymën».
Një mundësi tjetër «ligësia s’mund t’i shpëtojë të ligjtë».
Ose «për t’i bërë keq».
Fjalë për fjalë «i frikësohen Perëndisë së vërtetë». Shih Fjalorthin.
Ose «irrituese».
Ose «punët që bëhen».
Një mundësi tjetër «prej të cilave njerëzit nuk flenë, as ditën, as natën».