Eksodi 17:1-16

  • Ankesa për mungesën e ujit në Horeb (1-4)

  • Uji nga një shkëmb (5-7)

  • Sulmi dhe disfata e amalekitëve (8-16)

17  Tërë asambleja e izraelitëve u nis nga shkretëtira e Sinit+ duke udhëtuar me etapa, sipas urdhrit të Jehovait,+ dhe e ngriti kampin në Refidim,+ por atje populli nuk kishte ujë për të pirë.  Prandaj populli filloi të bënte fjalë me Moisiun+ dhe i tha: «Na jep ujë për të pirë.» Por Moisiu u tha: «Pse bëni fjalë me mua? Pse vazhdoni ta vini në provë Jehovain?»+  Por populli kishte shumë etje dhe murmuriste kundër Moisiut:+ «Pse na nxore nga Egjipti, që të vdesim nga etja ne, bijtë tanë dhe bagëtitë tona?»  Në fund Moisiu i thirri Jehovait: «Ç’të bëj me këtë popull? Edhe pak e do të më vrasë me gurë!»  Atëherë Jehovai i tha Moisiut: «Merr me vete disa nga pleqtë e Izraelit, merr në dorë edhe bastunin me të cilin godite lumin Nil, dhe nisu përpara popullit.+  Kur të mbërrish në Horeb, unë do të qëndroj atje përpara teje, mbi shkëmb. Godite shkëmbin, dhe prej tij do të dalë ujë që të pijë populli.»+ Moisiu bëri kështu në sy të pleqve të Izraelit.  Ai e quajti atë vend Masah*+ dhe Meriba,*+ sepse izraelitët u grindën dhe e vunë në provë Jehovain+ duke thënë: «A është Jehovai mes nesh, apo jo?»  Pastaj amalekitët+ erdhën të luftonin kundër Izraelit në Refidim.+  Kur mori vesh këtë, Moisiu i tha Josiut:+ «Zgjidh disa burra dhe dil e lufto kundër amalekitëve. Kurse unë do të qëndroj nesër në majë të kodrës me bastunin e Perëndisë së vërtetë në dorë.» 10  Atëherë Josiu bëri ashtu siç i kishte thënë Moisiu+ dhe luftoi kundër amalekitëve. Kurse Moisiu, Aroni dhe Huri+ u ngjitën në majë të kodrës. 11  Për sa kohë Moisiu i mbante duart lart, izraelitët kishin epërsi, por sapo i ulte duart, kishin epërsi amalekitët. 12  Kur Moisiut iu rënduan duart, ata morën një gur dhe ia vunë që të ulej. Pastaj Aroni dhe Huri i mbanin duart, njëri në njërën anë e tjetri në anën tjetër, prandaj duart e tij qëndruan të ngritura lart deri në perëndim të diellit. 13  Kështu Josiu e mundi Amalekun dhe popullin e tij, e i vrau me shpatë.+ 14  Tani Jehovai i tha Moisiut: «Shkruaje këtë në libër si përkujtues* dhe përsëritja Josiut: ‘Unë do ta shuaj plotësisht kujtimin e Amalekut nën qiell.’»+ 15  Pastaj Moisiu ndërtoi një altar, e quajti Jehova-Nisi* 16  dhe tha: «Meqë dora e Amalekut është ngritur kundër fronit të Jah,+ Jehovai do të jetë në luftë me të brez pas brezi.»+

Shënimet

Do të thotë «vënie në provë; sprovë».
Do të thotë «grindje».
Ose «kujtim».
Në hebraisht «Nisi» do të thotë «shtyllë sinjalizuese».