Eksodi 27:1-21

  • Altari i blatimeve të djegura (1-8)

  • Oborri (9-19)

  • Vaji për shandanin (20, 21)

27  Altarin do ta bëni me dru akacieje;+ duhet të jetë katror, pesë kute* i gjatë, pesë kute i gjerë dhe tri kute i lartë.+  Bëjini brirë+ në të katër qoshet; brirët do të jenë një trup me altarin, të cilin do ta vishni me bakër.+  Bëni kova për të hequr hirin,* si dhe lopata, legenë, pirunë dhe mbajtëse zjarri; të gjitha pajisjet e tij do t’i bëni prej bakri.+  Bëni edhe një skarë për altarin, një rrjetë prej bakri, dhe katër unaza bakri që të vendosen në të katër qoshet, afër skarës.  Skarën vëreni brenda altarit, poshtë buzës së tij, aty nga mesi.  Bëni për altarin shufra me dru akacieje dhe vishini me bakër.  Shufrat të futen tek unazat, e kështu do të jenë në të dyja anët e altarit kur ta mbartni.+  Do ta bëni altarin si një arkë dërrase të zgavërt; do ta bëni ashtu siç të tregova në mal.+  Bëni oborrin+ e tabernakullit. Në anën jugore të oborrit do të varni perde prej liri të dredhur hollë; ajo anë e oborrit do të jetë 100 kute e gjatë,+ 10  do të ketë 20 shtylla dhe 20 bazamente bakri me fole, si edhe grremça e lidhëse* prej argjendi për shtyllat. 11  Edhe në anën veriore do të varni perde; ajo anë do të jetë 100 kute e gjatë, do të ketë 20 shtylla dhe 20 bazamente bakri me fole, si edhe grremça e lidhëse* prej argjendi për shtyllat. 12  Edhe në anën perëndimore do të varni perde; ajo anë do të jetë 50 kute e gjerë, do të ketë 10 shtylla dhe 10 bazamente me fole. 13  Gjerësia e oborrit në anën lindore do të jetë 50 kute 14  dhe atje do të varni 15 kute perde në njërën anë; për atë anë do të ketë tri shtylla dhe tri bazamente me fole.+ 15  Edhe në anën tjetër të saj do të varni 15 kute perde; për atë anë do të ketë tri shtylla dhe tri bazamente me fole. 16  Hyrja e oborrit do të ketë një perde të trashë, 20 kute të gjatë, të endur me fill blu, me lesh në ngjyrë të purpurt,* me fill në të kuqe të ndezur dhe me li të dredhur hollë,+ si dhe katër shtylla e katër bazamente me fole.+ 17  Të gjitha shtyllat rreth e qark oborrit do të kenë lidhëse dhe grremça prej argjendi, kurse bazamentet me fole do të jenë prej bakri.+ 18  Oborri duhet të jetë 100 kute i gjatë,+ 50 kute i gjerë dhe 5 kute i lartë, i bërë me li të dredhur hollë dhe me bazamente bakri me fole. 19  Të gjitha pajisjet dhe mjetet që do të përdoren në shërbimet e tabernakullit, si edhe kunjat e tendës dhe të gjitha kunjat e oborrit, duhet të jenë prej bakri.+ 20  Do t’i urdhërosh izraelitët që të të sjellin për ndriçim vaj safi prej ullinjsh të shtypur, që llambat të rrinë vazhdimisht të ndezura.+ 21  Në tendën e takimit,* jashtë perdes që ndodhet pranë Dëshmisë,*+ Aroni dhe djemtë e tij do të sigurohen që llambat të jenë të ndezura para Jehovait,+ nga mbrëmja deri në mëngjes. Ky është një ligj i pandryshueshëm që izraelitët do ta zbatojnë brez pas brezi.+

Shënimet

Një kut ishte 44,5 cm. Shih Shtojcën B14.
Ose «hirin e lyrosur», pra, hirin e lagur me yndyrën e flijimeve.
Ose «unaza; rrathë; fasha» për të lidhur.
Ose «unaza; rrathë; fasha» për të lidhur.
Ose «vjollcë». Shih Fjalorthin.