Eksodi 28:1-43

  • Veshjet priftërore (1-5)

  • Efodi (6-14)

  • Pektorali (15-30)

    • Urimi dhe Thumimi (30)

  • Veshja pa mëngë (31-35)

  • Çallma me pllakën prej ari (36-39)

  • Veshje të tjera priftërore (40-43)

28  Nga izraelitët, thirr Aronin,+ vëllanë tënd, bashkë me djemtë e tij,+ Nadabin dhe Abihun,+ Eleazarin dhe Ithamarin,+ që të më shërbejnë si priftërinj.+  Bëj për Aronin, vëllanë tënd, rroba të shenjta, dinjitoze e të bukura.+  Fol me gjithë mjeshtërit,* të cilëve u kam dhënë mençuri,+ dhe ata do të bëjnë rrobat e Aronit për shenjtërimin e tij, që t’i veshë kur të më shërbejë si prift.  Këto janë rrobat që do të bëjnë: një pektoral,*+ një efod,+ një veshje pa mëngë,+ një veshje të gjatë të endur me kuadrate, një çallmë të veçantë+ e një brez.+ Ata do t’i bëjnë këto rroba të shenjta për vëllanë tënd, Aronin, dhe për djemtë e tij, që të më shërbejnë si priftërinj.  Mjeshtërit do të përdorin ar, fill blu, lesh në ngjyrë të purpurt,* fill në të kuqe të ndezur dhe li të hollë.  Efodi duhet bërë me ar, me fill blu, me lesh në ngjyrë të purpurt, me fill në të kuqe të ndezur, me li të dredhur hollë dhe duhet qëndisur.+  Te supet duhet të ketë të fiksuar dy rripa për të bashkuar dy pjesët e tij.  Edhe brezi i endur,*+ i lidhur tek efodi që ky të mos lëvizë, duhet të bëhet me të njëjtat materiale: ar, fill blu, lesh në ngjyrë të purpurt, fill në të kuqe të ndezur dhe li të dredhur hollë.  Pastaj merrni dy gurë oniksi+ e skalitni në ta emrat e djemve të Izraelit+ 10  sipas radhës së lindjes: gjashtë emra në njërin gur dhe gjashtë emrat e tjerë në gurin tjetër. 11  Një artizan do të skalitë emrat e djemve të Izraelit në të dy gurët, ashtu siç skalitet një vulë,+ e pastaj mbërthejini në fole ari. 12  Dy gurët vendosini mbi rripat e supeve të efodit në kujtim të djemve të Izraelit,+ dhe Aroni duhet t’i mbajë emrat e tyre mbi dy rripat e supeve për t’i kujtuar para Jehovait. 13  Bëni fole ari 14  dhe dy zinxhirë prej ari të kulluar, të përdredhur si kordonë,+ të cilët duhet t’i kapni te foletë.+ 15  Një qëndistar të bëjë pektoralin e gjykimit,+ i cili duhet bërë si efodi, me ar, me fill blu, me lesh në ngjyrë të purpurt, me fill në të kuqe të ndezur e me li të dredhur hollë.+ 16  Kur të paloset më dysh, pektorali duhet të jetë katror, një pëllëmbë* i gjatë dhe një pëllëmbë i gjerë. 17  Vendosni në të katër radhë gurësh të çmuar të mbërthyer në fole; radha e parë do të ketë rubin, topaz dhe smerald; 18  radha e dytë, bruz, safir dhe diaspër; 19  radha e tretë, gur léshem,* agat dhe ametist; 20  radha e katërt, krizolit, oniks dhe nefrit; ata duhen mbërthyer në fole prej ari. 21  Gurët do të përkojnë me emrat e 12 djemve të Izraelit, dhe secili emër duhet skalitur si një vulë e do të përfaqësojë një nga 12 fiset. 22  Në pektoral bëni zinxhirë të përdredhur, si kordonë prej ari të kulluar.+ 23  Bëni dy unaza ari dhe vendosini në dy cepat e sipërm të pektoralit. 24  Kaloni dy zinxhirë prej ari nëpër dy unazat që janë në cepat e sipërm të pektoralit 25  dhe dy anët e tjera të zinxhirëve kalojini përmes dy foleve që janë te rripat e supeve të efodit, në pjesën e tij të përparme. 26  Bëni edhe dy unaza të tjera ari dhe vendosini në dy cepat e poshtëm të pektoralit, në pjesën e brendshme, përballë me efodin.+ 27  Gjithashtu bëni dy unaza ari aty ku brezi i endur* bashkohet me efodin, pra, në pjesën e përparme të efodit, poshtë dy rripave të supeve, sipër brezit të endur.+ 28  Pektorali duhet të lidhet me një kordon blu që të mos lëvizë, duke lidhur unazat e tij me unazat e efodit, e kështu pektorali do të qëndrojë pa lëvizur mbi efod, sipër brezit të endur.* 29  Kur të hyjë në të Shenjtën, Aroni duhet t’i mbajë emrat e djemve të Izraelit në pektoralin e gjykimit mbi zemër, për t’i kujtuar gjithnjë para Jehovait. 30  Brenda pektoralit të gjykimit futni Urimin dhe Thumimin,*+ të cilët duhet të jenë mbi zemrën e Aronit kur ai të paraqitet para Jehovait. Këto mjete me të cilat do të merren vendime gjyqësore për izraelitët, Aroni duhet t’i mbajë gjithnjë mbi zemër kur të paraqitet para Jehovait. 31  Veshjen pa mëngë poshtë efodit bëjeni krejt me fill blu.+ 32  Në pjesën e sipërme, ajo do të ketë një grykë të hapur,* e cila duhet të ketë rreth e përqark një shirit të punuar në tezgjah* dhe duhet të jetë si gryka e një thuraku,* që të mos griset. 33  Palës në fund bëjini rreth e qark shegë të punuara me fill blu, me lesh në ngjyrë të purpurt e me fill në të kuqe të ndezur, dhe mes shegëve vendosni zile ari. 34  Alternoni një zile ari dhe një shegë, një zile ari dhe një shegë, rreth e qark palës në fund të veshjes pa mëngë. 35  Aroni do ta veshë kur të shërbejë, dhe tringëllima e zileve do të dëgjohet kur të futet e kur të dalë në shenjtërore para Jehovait, që të mos vdesë.+ 36  Bëni prej ari të kulluar një pllakë të ndritshme ku do të skalitni ashtu si skalitet një vulë: ‘Shenjtëria i përket Jehovait.’+ 37  Shtrëngojeni te çallma+ e Aronit me një kordon blu, në pjesën e përparme të çallmës. 38  Pllaka do të jetë në ballin e Aronit dhe, kur dikush të mëkatojë kundër gjërave të shenjta,+ të cilat izraelitët i shenjtërojnë kur i paraqesin si dhurata të shenjta, Aroni do të mbajë përgjegjësi; ai duhet ta mbajë gjithnjë pllakën në ballë, që ata të fitojnë miratimin e Jehovait. 39  Veshjen e gjatë me kuadrate endeni me li të hollë, e po me li të hollë bëni një çallmë të veçantë dhe një brez të endur.+ 40  Bëni edhe për djemtë e Aronit veshje të gjata, breza dhe çallma,+ dinjitoze e të bukura.+ 41  Ti do të veshësh vëllanë tënd, Aronin, dhe djemtë e tij, do t’i mirosësh,*+ do t’i emërosh*+ dhe do t’i shenjtërosh si priftërinj për mua. 42  Gjithashtu bëni për ta mbathje liri,* që të mbulojnë lakuriqësinë,+ të cilat do të jenë të gjata nga mesi deri te kofshët. 43  Këto duhet t’i veshin Aroni dhe djemtë e tij kur të hyjnë në tendën e takimit ose kur t’i afrohen altarit për të shërbyer në vendin e shenjtë, që të mos bëhen fajtorë e të mos vdesin. Ky është një ligj i përhershëm për të dhe pasardhësit* e tij.

Shënimet

Ose «njerëzit e aftë».
Ose «vjollcë». Shih Fjalorthin.
Ose «qemeri».
Rreth 22,2 cm. Shih Shtojcën B14.
Gur i çmuar që ende nuk dihet me saktësi, mund t’i referohet qelibarit, hiacintit, opalit ose turmalinës.
Ose «qemeri».
Ose «qemerit».
Ose «për të futur kokën».
Ose «e një parzmoreje të thurur».
Fjalë për fjalë «t’ua mbushësh dorën».
Ose «rroba të brendshme liri».
Fjalë për fjalë «farën».