Eksodi 38:1-31

  • Altari i blatimeve të djegura (1-7)

  • Legeni prej bakri (8)

  • Oborri (9-20)

  • Inventari i materialeve të tabernakullit (21-31)

38  Ai bëri edhe altarin e blatimit të djegur me dru akacieje; ishte katror, pesë kute* i gjatë, pesë kute i gjerë dhe tri kute i lartë.+  Pastaj i bëri brirë në të katër qoshet, brirët ishin një trup me altarin, të cilin e veshi me bakër.+  Bëri edhe të gjitha pajisjet e altarit, kovat, lopatat, legenët, pirunët dhe mbajtëset e zjarrit; të gjitha pajisjet e tij i bëri prej bakri.  Bëri për altarin edhe një skarë, një rrjetë prej bakri, që vihej brenda altarit, poshtë buzës së tij, aty nga mesi.  Derdhi katër unaza që t’i vendoste në të katër qoshet, afër skarës së bakrit, në të cilat do të futeshin shufrat.  Pastaj i bëri shufrat me dru akacieje dhe i veshi me bakër.  I futi shufrat tek unazat në anët e altarit për ta mbartur; altarin e bëri si një arkë dërrase të zgavërt.  Bëri legenin prej bakri+ dhe këmbalecin e tij prej bakri; për këtë përdori pasqyrat* e grave, të cilat shërbenin me rregull në hyrje të tendës së takimit.  Pastaj bëri oborrin.+ Në anën jugore të oborrit bëri perdet prej liri të dredhur hollë, që do t’i varnin në një gjatësi prej 100 kutesh.+ 10  Ajo anë kishte 20 shtylla dhe 20 bazamente bakri me fole, si edhe grremça e lidhëse* prej argjendi për shtyllat. 11  Edhe për anën veriore bëri perde që do t’i varnin në një gjatësi prej 100 kutesh. Ajo anë kishte 20 shtylla dhe 20 bazamente bakri me fole, si edhe grremça e lidhëse* prej argjendi për shtyllat. 12  Kurse për anën perëndimore bëri perde që do t’i varnin në një gjatësi prej 50 kutesh. Ajo anë kishte 10 shtylla dhe 10 bazamente me fole, si edhe grremça e lidhëse* prej argjendi për shtyllat. 13  Gjerësia në anën lindore ishte 50 kute 14  dhe atje do të varnin 15 kute perde në njërën anë, e cila kishte tri shtylla dhe tri bazamente me fole. 15  Edhe në anën tjetër të hyrjes së oborrit do të varnin 15 kute perde, si edhe tri shtylla dhe tri bazamente me fole. 16  Gjithë perdet që do të varnin rreth e qark oborrit ishin prej liri të dredhur hollë. 17  Bazamentet me fole për shtyllat ishin prej bakri; grremçat dhe lidhëset* për shtyllat ishin prej argjendi; majat e shtyllave ishin veshur me argjend dhe të gjitha shtyllat e oborrit kishin lidhëse prej argjendi.+ 18  Perdja e trashë e hyrjes së oborrit ishte e endur me fill blu, me lesh në ngjyrë të purpurt,* me fill në të kuqe të ndezur dhe me li të dredhur hollë; ajo ishte 20 kute e gjatë dhe 5 kute e lartë, aq e lartë sa perdet e oborrit.+ 19  Katër shtyllat dhe katër bazamentet e tyre me fole ishin prej bakri; grremçat dhe lidhëset* për shtyllat ishin prej argjendi; majat e shtyllave ishin të veshura me argjend. 20  Të gjitha kunjat e tendës së tabernakullit dhe kunjat rreth e qark oborrit ishin prej bakri.+ 21  Më poshtë tregohet inventari i materialeve të përdorura për tabernakullin, tabernakullin e Dëshmisë,+ i cili u bë me urdhër të Moisiut. Përgjegjës për inventarin ishin levitët,+ nën drejtimin e Ithamarit,+ djalit të priftit Aron. 22  Bezaleli,+ biri i Urit, nipi i Hurit, nga fisi i Judës, bëri gjithçka që Jehovai i kishte urdhëruar Moisiut. 23  Me të ishte Oholiabi,+ biri i Ahisamakut, nga fisi i Danit, një artizan, qëndistar dhe endës i fillit blu, i leshit në ngjyrë të purpurt, i fillit në të kuqe të ndezur dhe i lirit të hollë. 24  Tërë ari që u përdor për të bërë vendin e shenjtë përkonte me sasinë e arit të blatimit të tundur:+ 29 talenta* dhe 730 sikla,* sipas siklës së vendit të shenjtë.* 25  Argjendi që u mblodh nga regjistrimi i asamblesë ishte 100 talenta dhe 1.775 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë.* 26  Gjysma e siklës për kokë ishte sa gjysma e siklës së vendit të shenjtë* për çdo burrë që përfshihej te të regjistruarit nga 20 vjeç e lart,+ gjithsej 603.550 veta.+ 27  Për derdhjen e bazamenteve me fole të vendit të shenjtë dhe të bazamenteve me fole të perdes u përdorën gjithsej 100 talenta; 100 bazamente me fole ishin baras me 100 talenta, një talentë për një bazament me fole.+ 28  Me 1.775 siklat bëri grremçat për shtyllat, u veshi majat dhe i bashkoi. 29  Bakri i blatimit* ishte 70 talenta dhe 2.400 sikla. 30  Me të bëri bazamentet me fole për hyrjen e tendës së takimit, altarin prej bakri, skarën e tij prej bakri, të gjitha pajisjet e altarit, 31  bazamentet me fole rreth e qark oborrit, bazamentet me fole për hyrjen e oborrit, gjithë kunjat e tendës për tabernakullin dhe gjithë kunjat e tendës+ rreth e qark oborrit.

Shënimet

Një kut ishte 44,5 cm. Shih Shtojcën B14.
Domethënë, pasqyra prej metali tejet të lëmuar.
Ose «unaza; rrathë; fasha» për të lidhur.
Ose «unaza; rrathë; fasha» për të lidhur.
Ose «unaza; rrathë; fasha» për të lidhur.
Ose «unazat; rrathët; fashat» për të lidhur.
Ose «vjollcë». Shih Fjalorthin.
Ose «unazat; rrathët; fashat» për të lidhur.
Një talentë ishte 34,2 kg. Shih Shtojcën B14.
Një sikël ishte 11,4 g. Shih Shtojcën B14.
Ose «sipas siklës së shenjtë».
Ose «sipas siklës së shenjtë».
Ose «e siklës së shenjtë».
Ose «i blatimit të tundur».