Eksodi 5:1-23

  • Moisiu dhe Aroni paraqiten te faraoni (1-5)

  • Rritet shtypja (6-18)

  • Izraeli fajëson Moisiun dhe Aronin (19-23)

5  Më pas Moisiu dhe Aroni shkuan te faraoni dhe i thanë: «Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit: ‘Lëre popullin tim të shkojë që të kremtojë një festë për mua në shkretëtirë.’»  Por faraoni tha: «E kush është Jehovai+ që u dashka t’i bindem zërit të tij dhe ta lë Izraelin të shkojë?!+ Unë s’e njoh fare Jehovain dhe s’kam për ta lënë Izraelin të shkojë!»+  Por ata i thanë: «Perëndia i hebrenjve ka folur me ne. Të lutemi, duam të udhëtojmë tri ditë në shkretëtirë dhe t’i bëjmë flijime Jehovait, Perëndisë tonë.+ Përndryshe do të na godasë me ndonjë sëmundje ose do të na vrasë me shpatë.»  Mbreti i Egjiptit ua ktheu: «Moisi dhe ti, Aron, pse doni ta largoni popullin nga puna? Ikni tani dhe shtrojuni punës!»*+  Faraoni vazhdoi: «Shihni sa i madh është populli juaj, dhe ju doni që të largohen nga puna e të vijnë me ju?!»  Po atë ditë, faraoni u dha urdhër mbikëqyrësve të skllevërve dhe kryepunëtorëve:  «Mos i jepni më kashtë popullit që të bëjë tulla.+ Të shkojnë ta mbledhin vetë kashtën.  Megjithatë detyrojini të bëjnë po atë sasi tullash si më parë dhe mos ua ulni fare normën, sepse ata e marrin shtruar!* Prandaj kërkojnë me ngulm: ‘Duam të shkojmë, duam t’i bëjmë flijime Perëndisë tonë!’  Detyrojini të punojnë më shumë dhe mbajini të zënë që të mos ua vënë veshin gënjeshtrave.» 10  Kështu mbikëqyrësit+ e skllevërve dhe kryepunëtorët shkuan dhe i thanë popullit: «Ja çfarë thotë faraoni: ‘Nuk do t’ju jap më kashtë. 11  Shkoni, mblidheni vetë e gjejeni ku të doni! Puna nuk do t’ju pakësohet fare!’» 12  Prandaj populli u shpërnda nëpër gjithë vendin e Egjiptit që të mblidhte kërcej drithi të mbetur në arë në vend të kashtës. 13  Mbikëqyrësit e skllevërve i ngutnin dhe u thoshin: «Secili të mbarojë punën e vet, ditë për ditë, njësoj si atëherë kur ju jepnin kashtë.» 14  Madje rrahën kryepunëtorët izraelitë, që mbikëqyrësit e skllevërve të faraonit i kishin caktuar mbi izraelitët,+ dhe i pyetën: «Pse nuk e keni mbaruar as dje, as sot sasinë e tullave që bënit më parë?» 15  Prandaj kryepunëtorët izraelitë shkuan dhe iu ankuan faraonit: «Pse po i trajton kështu shërbëtorët e tu? 16  Kashtë nuk po na japin më, e prapë na thonë: ‘Bëni tulla!’ Dhe njerëzit e tu po na rrahin, por faktikisht fajin e kanë vetë.» 17  Ai ua ktheu: «Ju e merrni shtruar, e merrni me nge!*+ Prandaj thoni: ‘Duam të shkojmë, duam t’i bëjmë flijime Jehovait.’+ 18  Ikni tani dhe shtrojuni punës! Kashtë nuk do t’ju jepet më dhe do të bëni të njëjtën sasi tullash!» 19  Atëherë kryepunëtorët izraelitë e panë se e kishin punën pisk për shkak të urdhrit: «Mos e ulni fare normën ditore të tullave.» 20  Pastaj, kur po ktheheshin nga faraoni, takuan Moisiun me Aronin që po i prisnin jashtë 21  dhe u thanë menjëherë: «Jehovai shikoftë dhe ju gjykoftë, sepse për fajin tuaj faraoni dhe shërbëtorët e tij na urrejnë,* dhe ju u keni vënë shpatën në dorë që të na vrasin.»+ 22  Atëherë Moisiu iu drejtua Jehovait dhe tha: «O Jehova, pse e ke munduar këtë popull? Pse më ke dërguar? 23  Që kur shkova para faraonit për t’i folur në emrin tënd,+ ai e ka trajtuar edhe më keq popullin,+ dhe ti nuk e ke çliruar aspak popullin tënd.»+

Shënimet

Ose «Shkoni e bartni barrët tuaja!»
Ose «janë përtacë!»
Ose «Jeni përtacë, jeni përtacë!»
Ose «na keni bërë të pështirë në sy të faraonit dhe të shërbëtorëve të tij».