Estera 2:1-23
2 Pas këtyre gjërave, kur iu fashit tërbimi, mbreti Asuer+ mendoi për atë që kishte bërë Vashti+ dhe çfarë ishte vendosur kundër saj.+
2 Atëherë, shërbëtorët personalë të mbretit thanë: «Të kërkohen për mbretin vajza të reja, të virgjëra e të bukura.
3 Mbreti të caktojë përfaqësues në tërë provincat e mbretërisë së tij+ që t’i mbledhin të gjitha vajzat e virgjëra e të bukura në kështjellën e Shushanit,* në shtëpinë e grave.* Le të jenë nën kujdesin e Hegait,+ eunukut të mbretit dhe rojtarit të grave, dhe t’u bëhen trajtime estetike.*
4 Dhe vajza që do t’i pëlqejë më shumë mbretit, të bëhet mbretëreshë në vend të Vashtit.»+ Mbretit i pëlqeu ky sugjerim, dhe ashtu bëri.
5 Në kështjellën e Shushanit+ ishte një burrë jude që quhej Mordeká.+ Ai ishte bir i Jairit, bir i Shimeit, bir i Kishit, një beniaminit.+
6 Ai kishte mërguar nga Jerusalemi bashkë me njerëzit që kishin mërguar me Jekoninë,*+ mbretin e Judës, të cilin e çoi në mërgim Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë.
7 Mordekai e mori nën kujdestari* Hadasën,* domethënë Esterën, që e kishte vajzë xhaxhai,+ pasi ajo nuk kishte as nënë, as baba. Vajza kishte trup të bukur dhe ishte shumë e këndshme; kur i vdiq i ati dhe e ëma, Mordekai e mori si vajzën e tij.
8 Kur u shpall fjala e ligji i mbretit dhe kur u mblodhën shumë vajza në kështjellën e Shushanit, nën kujdesin e Hegait,+ edhe Esterën e çuan në shtëpinë e mbretit,* nën kujdesin e Hegait, rojtarit të grave.
9 Ajo fitoi pëlqimin dhe miratimin e tij,* kështu që menjëherë ai organizoi t’i bënin trajtime estetike,*+ të hante ushqime të zgjedhura, si edhe i caktoi shtatë vajza nga shtëpia e mbretit. Gjithashtu atë, bashkë me shërbëtoret e saj, e kaloi në vendin më të mirë të shtëpisë së grave.
10 Estera nuk tha asgjë për popullin+ dhe për të afërmit e saj, sepse Mordekai+ e kishte udhëzuar të mos i tregonte askujt.+
11 Mordekai kalonte ditë për ditë para oborrit të shtëpisë së grave për të marrë vesh si ishte Estera dhe ç’po bëhej me të.
12 Çdo vajze i vinte radha për të shkuar te mbreti Asuer, pasi kishte përfunduar për 12 muaj trajtimin e përcaktuar për gratë. Në trajtimin estetik* që duhej të bënin, përfshihej: gjashtë muaj me vaj mirre,+ gjashtë muaj me vaj balsami+ bashkë me pomada të ndryshme për trajtime estetike.*
13 Pastaj vajza ishte gati të paraqitej te mbreti dhe çfarëdo që të kërkonte, i jepej kur shkonte nga shtëpia e grave te shtëpia e mbretit.
14 Në mbrëmje shkonte te mbreti dhe në mëngjes kthehej në shtëpinë e dytë të grave,* që ishte nën kujdesin e Shashgazit, eunukut të mbretit+ dhe rojtarit të konkubinave.* Ajo nuk shkonte më te mbreti, vetëm nëse ai e kishte pëlqyer veçanërisht dhe e thërriste me emër.+
15 Kur Esterës, bijës së Abihailit, xhaxhait të Mordekait, i cili e kishte marrë si vajzën e vet,+ i erdhi radha të shkonte te mbreti, ajo nuk kërkoi asgjë veç asaj që i rekomandoi Hegai, eunuku i mbretit dhe rojtari i grave. (Ndërkohë Estera fitonte pëlqimin e kujtdo që e shihte.)
16 Esterën e çuan te mbreti Asuer, në shtëpinë e tij mbretërore, në muajin e dhjetë, domethënë në muajin tebeth,* vitin e shtatë+ të mbretërimit të tij.
17 Mbreti e deshi Esterën më shumë se të gjitha gratë e tjera dhe ajo fitoi pëlqimin e miratimin e tij* më shumë se çdo virgjëreshë tjetër. Kështu ai i vuri në kokë vellon* mbretërore dhe e bëri mbretëreshë+ në vend të Vashtit.+
18 Pastaj mbreti shtroi një gosti madhështore për të gjithë princat dhe shërbëtorët e tij, gostinë e Esterës. Veç kësaj, shpalli një amnisti në të gjitha provincat dhe ndau dhurata, se mbreti i kishte mundësitë.
19 Tani, kur virgjëreshat*+ u mblodhën për herë të dytë, Mordekai rrinte ulur te porta e mbretit.
20 Estera nuk kishte treguar asgjë për të afërmit e për popullin e saj,+ ashtu siç e kishte udhëzuar Mordekai. Ajo vazhdoi të bënte çfarë i thoshte ai, tamam si atëherë kur ishte nën kujdesin e tij.+
21 Ato ditë, teksa Mordekai rrinte ulur te porta e mbretit, Bigtani dhe Tereshi, dy zyrtarë të oborrit mbretëror, derëtarë, u zemëruan dhe komplotuan që ta vritnin* mbretin Asuer.
22 Por këtë gjë e mori vesh Mordekai dhe ia tregoi menjëherë mbretëreshës Ester. Atëherë ajo ia bëri të ditur këtë gjë mbretit në emër të Mordekait.
23 Kështu çështja u hetua dhe doli se ishte e vërtetë. Ata të dy u varën në shtyllë dhe çështja u dokumentua në prani të mbretit në librin e historisë së atyre kohëve.+
Shënimet
^ Ose «pallatin mbretëror të Suzës; citadelën e Suzës».
^ Ose «në harem».
^ Ose «masazhe».
^ Ose «u kujdes për».
^ Do të thotë «mërsinë».
^ Ose «pallatin mbretëror».
^ Ose «dashurinë e tij besnike».
^ Ose «masazhe».
^ Ose «masazhet».
^ Ose «bashkë me masazhet e grave».
^ Ose «në haremin e dytë».
^ Shih Fjalorthin.
^ Shih Shtojcën B15.
^ Ose «dashurinë e tij besnike».
^ Ose «çallmën».
^ Ose «vajzat».
^ Fjalë për fjalë «të vinin dorë mbi».