Ezdra 1:1-11

  • Dekreti i mbretit Kir për të rindërtuar tempullin (1-4)

  • Përgatitjet për kthimin e të mërguarve nga Babilonia (5-11)

1  Në vitin e parë të mbretit Kir+ të Persisë, që të përmbushej fjala e Jehovait e thënë nëpërmjet Jeremisë,+ Jehovai nxiti* mbretin Kir të Persisë që të nxirrte në gjithë mbretërinë e tij një shpallje, madje edhe me shkrim,+ ku thuhej:  «Kështu thotë Kiri, mbreti i Persisë: ‘Jehovai, Perëndia i qiejve, më ka dhënë gjithë mbretëritë e tokës+ dhe më ka ngarkuar që t’i ndërtoj një shtëpi në Jerusalem+ të Judës.  Kush mes jush bën pjesë në popullin e tij? Perëndia qoftë me ju! Shkoni, pra, në Jerusalem të Judës dhe rindërtoni shtëpinë e Jehovait, Perëndisë së Izraelit, Perëndisë së vërtetë, shtëpia e të cilit ishte në Jerusalem.*  Këdo që banon si i huaj,+ kudo qoftë, le ta ndihmojnë fqinjët* me argjend, ar, të mira materiale, bagëti, si edhe me blatimin vullnetar për shtëpinë e Perëndisë së vërtetë+ që ishte në Jerusalem.’»  Atëherë krerët e shtëpive atërore të Judës e të Beniaminit dhe priftërinjtë e levitët, të gjithë ata që Perëndia i vërtetë i kishte nxitur, u përgatitën që të shkonin të rindërtonin shtëpinë e Jehovait që ishte në Jerusalem.  Të gjithë fqinjët i mbështetën duke u dhënë* pajisje argjendi dhe ari, të mira materiale, bagëti dhe gjëra me vlerë, si edhe blatime vullnetare.  Veç kësaj, mbreti Kir nxori pajisjet e shtëpisë së Jehovait, që Nabukodonosori i kishte marrë nga Jerusalemi dhe i kishte vënë në shtëpinë e perëndisë së tij.+  Kiri, mbreti i Persisë, i nxori ato nën mbikëqyrjen e Mitridatit, nëpunësit të thesarit, i cili bëri inventarin për Sheshbazarin,*+ prijësin e Judës.  Ky ishte inventari: 30 enë ari në formë shporte, 1.000 enë argjendi në formë shporte, 29 enë zëvendësuese, 10  30 tase të vegjël ari, 410 tase të vegjël argjendi dhe 1.000 pajisje të tjera. 11  Tërë pajisjet prej ari dhe argjendi ishin 5.400 copë. Sheshbazari i mori me vete të gjitha këto kur i nxorën të mërguarit+ nga Babilonia për në Jerusalem.

Shënimet

Fjalë për fjalë «i zgjoi frymën».
Një mundësi tjetër «i cili është në Jerusalem».
Fjalë për fjalë «njerëzit e vendit të tij».
Fjalë për fjalë «ua forcuan duart me».
Ka mundësi të jetë Zorobabeli që përmendet tek Ezd 2:2; 3:8.