Ezdra 8:1-36

  • Lista e atyre që u kthyen me Ezdrën (1-14)

  • Përgatitjet për udhëtimin (15-30)

  • Nisja nga Babilonia dhe mbërritja në Jerusalem (31-36)

8  Ja krerët e shtëpive të tyre atërore dhe regjistrimi gjenealogjik i atyre që erdhën me mua nga Babilonia gjatë mbretërimit të mbretit Artakserks:+  nga bijtë e Finehasit,+ Gershomi; nga bijtë e Ithamarit,+ Danieli; nga bijtë e Davidit, Hatushi;  nga bijtë e Shekaniahut, nga bijtë e Paroshit, Zakaria, dhe me të u regjistruan 150 meshkuj;  nga bijtë e Pahath-Moabit,+ Eliho-Enai, bir i Zerahiahut, dhe me të 200 meshkuj;  nga bijtë e Zatuit,+ Shekaniahu, bir i Jahazielit, dhe me të 300 meshkuj;  nga bijtë e Adinit,+ Ebedi, bir i Jonatanit, dhe me të 50 meshkuj;  nga bijtë e Elamit,+ Jeshajahu, bir i Ataliahut, dhe me të 70 meshkuj;  nga bijtë e Shefatiahut,+ Zebadiahu, bir i Mikaelit, dhe me të 80 meshkuj;  nga bijtë e Joabit, Abdia, bir i Jehielit, dhe me të 218 meshkuj; 10  nga bijtë e Banit, Shelomiti, bir i Josifiahut, dhe me të 160 meshkuj; 11  nga bijtë e Bebait,+ Zakaria, bir i Bebait, dhe me të 28 meshkuj; 12  nga bijtë e Azgadit,+ Johanani, bir i Hakatanit, dhe me të 110 meshkuj; 13  të fundit ishin nga bijtë e Adonikamit+ dhe e kishin emrin Elifelet, Jejel dhe Shemajah, dhe bashkë me ta dolën 60 meshkuj; 14  nga bijtë e Bigvait,+ Utai dhe Zabudi, dhe me ta 70 meshkuj. 15  I mblodha te lumi që shkon në Ahava+ dhe fushuam atje tri ditë. Por kur pashë me kujdes popullin dhe priftërinjtë, nuk gjeta asnjë levit. 16  Prandaj dërgova të thërritnin Eliezerin, Arielin, Shemajahun, Elnatanin, Jaribin, Elnatanin, Natanin, Zakarinë dhe Meshulamin, që ishin prijës, si edhe Jojaribin e Elnatanin, që ishin mësues. 17  Pastaj u dhashë urdhër që të shkonin tek Idoja, prijësi në vendin e quajtur Kasifia, dhe t’i thoshin Idos e vëllezërve të tij, shërbëtorëve të tempullit* që ishin në Kasifia, të na sillnin shërbëtorë për shtëpinë e Perëndisë tonë. 18  Meqë dora e Perëndisë tonë ishte me ne, ata na sollën një burrë të matur nga bijtë e Mahlit,+ nipit të Levit, bir i Izraelit, pra Sherebiahun,+ si edhe bijtë e vëllezërit e tij: 18 burra; 19  Hashabiahun dhe me të Jeshajahun nga meraritët+ bashkë me vëllezërit e tij dhe me bijtë e tyre: 20 burra; 20  dhe 220 shërbëtorë tempulli që Davidi dhe princat i dhanë në shërbim të levitëve, emrat e të cilëve ishin radhitur në regjistër. 21  Pastaj shpalla një agjërim atje, në lumin Ahava, që të përuleshim para Perëndisë tonë, që të kërkonim drejtimin e tij për udhëtimin, për ne, për fëmijët tanë dhe për gjithë të mirat tona materiale. 22  Më vinte zor t’i kërkoja mbretit ushtarë dhe kalorës që të na mbronin rrugës nga armiqtë, pasi i kishim thënë mbretit: «Dora e Perëndisë tonë është me të gjithë ata që e kërkojnë,+ por forca dhe zemërimi i tij janë kundër të gjithë atyre që e braktisin.»+ 23  Prandaj agjëruam dhe iu lutëm Perëndisë tonë për këtë, dhe ai i dëgjoi përgjërimet tona.+ 24  Tani ndava veç 12 nga krerët e priftërinjve, pra Sherebiahun dhe Hashabiahun+ bashkë me dhjetë nga vëllezërit e tyre. 25  Pastaj peshova argjendin dhe arin si edhe pajisjet, kontributin për shtëpinë e Perëndisë tonë që kishin dhënë mbreti, këshilltarët e tij, princat e tij dhe të gjithë izraelitët që u gjendën atje.+ 26  Pasi i peshova, u dorëzova 650 talenta* argjendi, 100 pajisje argjendi me vlerë dy talenta dhe 100 talenta ari, 27  20 tase të vegjël ari me vlerë 1.000 darikë* dhe dy pajisje bakri cilësor të kuq e të shndritshëm, po aq të dëshirueshme sa ari. 28  Atëherë u thashë: «Ju jeni të shenjtë për Jehovain+ dhe pajisjet janë të shenjta, ndërsa argjendi dhe ari janë një blatim vullnetar për Jehovain, Perëndinë e paraardhësve tuaj. 29  Ruajini me kujdes derisa t’i peshoni para krerëve të priftërinjve, levitëve dhe princave të shtëpive atërore të Izraelit në Jerusalem,+ në dhomat e shtëpisë së Jehovait.»* 30  Priftërinjtë dhe levitët morën argjendin, arin dhe pajisjet që kishin peshuar për ta, që t’i çonin në Jerusalem, në shtëpinë e Perëndisë tonë. 31  Në fund u larguam nga lumi Ahava+ ditën e 12-të të muajit të parë+ që të shkonim në Jerusalem. Dora e Perëndisë tonë ishte me ne, dhe ai na çliroi nga dora e armikut dhe nga kusarët gjatë rrugës. 32  Kështu arritëm në Jerusalem+ dhe ndenjëm atje tri ditë. 33  Ditën e katërt peshuam në shtëpinë e Perëndisë tonë argjendin, arin dhe pajisjet,+ dhe ia dorëzuam Meremotit,+ bir i priftit Urijah, me të cilin ishte Eleazari, bir i Finehasit. Bashkë me ta ishin Jozabadi,+ bir i Jeshuait, dhe Noadjahu, bir i Binuit,+ levitët. 34  Çdo gjë u numërua dhe u peshua e të gjitha peshat u regjistruan. 35  Ish-mërgimtarët që vinin nga robëria i paraqitën Perëndisë së Izraelit flijime të djegura: 12 dema+ për tërë Izraelin, 96 desh,+ 77 qengja meshkuj dhe 12 cjep+ si blatim për mëkatin, të gjitha si blatim të djegur për Jehovain.+ 36  Pastaj ua dhamë dekretet e mbretit+ satrapëve* të mbretit dhe guvernatorëve në rajonin Përtej Lumit,*+ dhe këta e përkrahën popullin dhe shtëpinë e Perëndisë së vërtetë.+

Shënimet

Ose «nethinimët». Fjalë për fjalë «të dhuruarit».
Një talent ishte 34,2 kg. Shih Shtojcën B14.
Një darik ishte një monedhë e artë persiane. Shih Shtojcën B14.
Ose «sallat e ngrënies të shtëpisë së Jehovait».
Titulli që do të thotë «mbrojtës të mbretërisë», këtu i referohet guvernatorëve të provincave në Perandorinë Perse.
Ose «Përtej Eufratit».