Ezekieli 11:1-25

  • Dënohen princat e ligj (1-13)

    • Qyteti krahasohet me një kazan (3-12)

  • Premtohet rivendosja (14-21)

    • ‘U përtërihet mendja’ (19)

  • Lavdia e Perëndisë largohet nga Jerusalemi (22, 23)

  • Ezekieli kthehet në Kalde me anë të një vegimi (24, 25)

11  Pastaj një frymë* më ngriti dhe më çoi te porta lindore e shtëpisë së Jehovait, te porta që është në drejtim të lindjes.+ Në hyrje të portës pashë 25 burra, mes të cilëve ishin edhe Jazaniahu, biri i Azurit, dhe Pelatiahu, biri i Benajahut, princa të popullit.+  Atëherë Perëndia më tha: «Bir njeriu, këta janë burrat që thurin plane të liga dhe japin këshilla të këqija në këtë qytet.*  Ata thonë: ‘A nuk është tani koha për të ndërtuar shtëpi?+ Qyteti* është kazani+ dhe ne jemi mishi brenda tij.’  Prandaj profetizo kundër tyre, profetizo, o bir njeriu.»+  Atëherë fryma e Jehovait veproi tek unë+ dhe Perëndia më tha: «Thuaj: “Kështu thotë Jehovai: ‘Fole drejt, o shtëpi e Izraelit, dhe unë e di si mendon ti.  Për fajin tënd shumë kanë vdekur në këtë qytet dhe rrugët janë mbushur plot me kufoma.’+  Prandaj kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Kufomat që keni hedhur gjithandej nëpër qytet, janë mishi, kurse qyteti është kazani.+ Por unë do t’ju nxjerr prej tij.’  ‘Shpatës i jeni frikësuar,+ dhe shpatën do t’ju sjell,​—thotë Zotëria Sovran Jehova.—​  Do t’ju nxjerr prej qytetit, do t’ju dorëzoj në duart e të huajve dhe do të ekzekutoj vendimin tim gjyqësor kundër jush.+ 10  Ju do të bini të vdekur nga shpata.+ Unë do t’ju gjykoj te kufiri i Izraelit,+ dhe ju keni për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.+ 11  Qyteti nuk do të jetë për ju një kazan, dhe ju nuk do të jeni mishi brenda tij. Unë do t’ju gjykoj te kufiri i Izraelit, 12  dhe keni për ta marrë vesh se unë jam Jehovai, sepse nuk keni ecur sipas rregullave të mia dhe nuk i keni zbatuar vendimet e mia gjyqësore,+ por keni zbatuar ato të kombeve përreth.’”»+ 13  Sapo profetizova, në çast, Pelatiahu, biri i Benajahut, vdiq. Atëherë u përkula me fytyrë përtokë dhe bërtita fort: «Medet, o Zotëri Sovran Jehova! A do t’i shfarosësh të gjithë ata që kanë mbetur në Izrael?»+ 14  Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 15  «Bir njeriu, banorët e Jerusalemit u kanë thënë vëllezërve të tu, po, vëllezërve të tu që kanë të drejtën e riblerjes së pronës, si edhe tërë shtëpisë së Izraelit: ‘Rrini larg nga Jehovai. Ky vend është yni dhe na është dhënë neve si zotërim.’ 16  Prandaj thuaj: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ndonëse i kam shpërndarë mes kombeve dhe i kam hallakatur sa andej këtej,+ për pak kohë unë do të bëhem “shenjtërorja” e tyre në vendet ku kanë shkuar.’”+ 17  Prandaj thuaju: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Unë do t’ju mbledh nga popujt dhe nga vendet ku jeni shpërndarë dhe do t’ju jap vendin e Izraelit.+ 18  Ju do të ktheheni dhe do të zhdukni prej tij të gjitha gjërat e pështira dhe zakonet e neveritshme.+ 19  Unë do t’ju jap një zemër të vetme*+ dhe do t’ju përtërij mendjen.*+ Do t’jua heq zemrën prej guri+ që keni dhe do t’ju jap një zemër të butë,*+ 20  që të ecni sipas ligjeve të mia dhe të ndiqni e të zbatoni vendimet e mia gjyqësore. Atëherë do të jeni populli im, dhe unë do të jem Perëndia juaj. 21  Por, sa për ata që janë të vendosur me gjithë zemër të shkojnë pas gjërave të pështira dhe zakoneve të tyre të neveritshme, unë do t’u sjell mbi kokë të këqijat e udhës që kanë ndjekur’,​—thotë Zotëria Sovran Jehova.”» 22  Tani kerubinët hapën krahët dhe rrotat ishin pranë tyre,+ ndërsa lavdia e Perëndisë së Izraelit ishte sipër tyre.+ 23  Atëherë, lavdia e Jehovait+ u ngrit nga qyteti dhe u ndal mbi malin në lindje të qytetit.+ 24  Pastaj një frymë* më ngriti dhe, me anë të një vegimi* nga fryma e Perëndisë, më çoi mes të mërguarve në Kalde. Atëherë vegimi që pashë, u zhduk, 25  dhe unë fillova t’u tregoja të mërguarve të gjitha gjërat që Jehovai më kishte treguar.

Shënimet

Ose «kundër këtij qyteti».
Fjalë për fjalë «Ajo», qyteti i Jerusalemit, ku judenjtë mendonin se do të ishin të mbrojtur.
Fjalë për fjalë «prej mishi». Domethënë, një zemër të ndjeshme ndaj drejtimit të Perëndisë.
Fjalë për fjalë «frymën». Shih Fjalorthin.
Ose «të bashkuar».