Ezekieli 18:1-32

  • Çdo njeri është përgjegjës për mëkatet e veta (1-32)

    • Ai shpirt që mëkaton, do të vdesë (4)

    • Biri nuk fajësohet për mëkatet e të atit (19, 20)

    • Nuk kënaqet me vdekjen e të ligut (23)

    • Pendimi sjell jetë (27, 28)

18  Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma:  «Çfarë do të thotë ky proverb që përdorni në Izrael: ‘Rrushin e thartë e kanë ngrënë etërit, por dhëmbët u janë mpirë bijve.’+  “Siç është e vërtetë që unë rroj,​—thotë Zotëria Sovran Jehova,—​ju nuk do ta përdorni më këtë proverb në Izrael.  Ja, çdo shpirt* është imi. Si shpirti i atit, edhe shpirti i birit janë të mitë. Ai shpirt* që mëkaton, do të vdesë.  Ta zëmë se një njeri është i drejtë, gjykon e vepron me drejtësi.  Ai nuk ha në male atë që u është flijuar idhujve,+ nuk i mban sytë tek idhujt e pështirë* të shtëpisë së Izraelit, nuk e çnderon gruan e tjetrit,*+ nuk kryen marrëdhënie me një grua kur ajo është me menstruacionet,+  nuk trajton keq asnjeri,+ por e kthen pengun që i ka dhënë borxhliu,+ nuk i vjedh të tjerët,+ por i jep të uriturit bukë nga e veta,+ atij që është lakuriq, i jep rrobë për t’u mbuluar,+  nuk jep hua me kamatë e nuk merret me fajde,+ madje nuk bën asnjë padrejtësi,+ gjykon me drejtësi të vërtetë midis dy palëve,+  ecën sipas ligjeve të mia dhe zbaton vendimet e mia gjyqësore, që të veprojë me besnikëri. Një njeri i tillë është i drejtë dhe ka për të jetuar,+​—thotë Zotëria Sovran Jehova. 10  Por, ta zëmë se ky njeri e ka djalin hajdut+ a vrasës*+ ose që bën ndonjë nga këto gjëra 11  (ndonëse ai vetë nuk ka bërë asnjërën prej tyre)​—ha në male atë që u është flijuar idhujve, çnderon gruan e tjetrit, 12  trajton keq nevojtarin e të varfrin,+ vjedh të tjerët, nuk e kthen pengun, i mban sytë tek idhujt e pështirë,+ ndjek zakone të neveritshme,+ 13  merret me fajde e jep hua me kamatë+—​atëherë djali nuk ka për të jetuar. Meqenëse ka bërë tërë këto gjëra të neveritshme, ai me siguri do të vritet dhe gjaku i vet do të bjerë mbi të.* 14  Por, ta zëmë se një djalë i sheh të gjitha mëkatet që bën i ati, kurse vetë nuk bën gjëra të tilla, edhe pse i sheh. 15  Ai nuk ha në male atë që u është flijuar idhujve, nuk i mban sytë tek idhujt e pështirë të shtëpisë së Izraelit, nuk e çnderon gruan e tjetrit, 16  nuk trajton keq asnjeri, nuk e mban për vete pengun, nuk vjedh asgjë, i jep të uriturit bukë nga e veta, atij që është lakuriq, i jep rrobë për t’u mbuluar, 17  nuk e shtyp të varfrin, nuk merret me fajde as jep hua me kamatë, zbaton vendimet e mia gjyqësore dhe ecën sipas ligjeve të mia. Një njeri i tillë nuk do të vdesë për fajet e të atit. Përkundrazi, ka për të jetuar. 18  Kurse i ati, meqë ishte mashtrues, vidhte të vëllanë dhe bënte atë që është e gabuar mes popullit të tij, do të vdesë për fajet e veta. 19  Por ju do të thoni: ‘Pse nuk fajësohet i biri për fajet e të atit?’ Përderisa i biri gjykon dhe vepron me drejtësi, ecën sipas të gjitha ligjeve të mia dhe i zbaton, ai ka për të jetuar.+ 20  Ai shpirt* që mëkaton, do të vdesë.+ Biri nuk do të fajësohet për fajet e të atit dhe babai nuk do të fajësohet për fajet e të birit. Drejtësia e të drejtit do t’i llogaritet vetëm atij, dhe ligësia e të ligut do t’i llogaritet vetëm atij.+ 21  Tani, nëse i ligu largohet nga tërë mëkatet që ka kryer, ecën sipas të gjitha ligjeve të mia, gjykon dhe vepron me drejtësi, ai ka për të jetuar e nuk do të vdesë.+ 22  Asnjë nga shkeljet* që ka bërë, nuk do të llogaritet* kundër tij.+ Ai do të jetojë, sepse vepron me drejtësi.+ 23  Mos kënaqem vallë me vdekjen e të ligut?+​—thotë Zotëria Sovran Jehova.—​A nuk dua që ai të kthejë rrugë e të vazhdojë të jetojë?+ 24  Po në rast se i drejti largohet nga drejtësia dhe bën atë që është e gabuar,* tërë gjërat e neveritshme që bën i ligu, a do të jetojë? Asnjë nga veprat e drejta që bëri, nuk do të kujtohet.+ Ai do të vdesë për shkak të pabesisë së tij dhe të mëkatit që kreu.+ 25  Por ju do të thoni: ‘Udha e Jehovait nuk është e drejtë.’+ Dëgjoni, ju lutem, o shtëpi e Izraelit! Udha ime nuk është e drejtë,+ apo udhët tuaja?+ 26  Nëse i drejti largohet nga drejtësia dhe bën atë që është e gabuar, e si pasojë vdes, ai do të vdesë për gabimet e veta. 27  Nëse i ligu largohet nga ligësia që ka kryer dhe nis të gjykojë me drejtësi e të bëjë atë që është e drejtë, ai do ta shpëtojë jetën* e vet.+ 28  Nëse e kupton gabimin dhe largohet nga tërë shkeljet që ka kryer, ai ka për të jetuar e nuk do të vdesë. 29  Por shtëpia e Izraelit do të thotë: ‘Udha e Jehovait nuk është e drejtë.’ Udhët e mia nuk janë të drejta, o shtëpi e Izraelit,+ apo udhët tuaja? 30  Prandaj, unë do ta gjykoj secilin prej jush sipas udhëve të tij,+ o shtëpi e Izraelit,​—thotë Zotëria Sovran Jehova.—​Largohuni, po, largohuni plotësisht nga të gjitha shkeljet tuaja, që të mos ju bëhen gur pengese e t’ju bëjnë me faj. 31  Çlirohuni nga të gjitha shkeljet që keni bërë+ dhe përtërijeni zemrën e mendjen.*+ Pse u dashka të vdisni,+ o shtëpi e Izraelit?! 32  Unë nuk kënaqem aspak me vdekjen e askujt,+​—thotë Zotëria Sovran Jehova.—​Prandaj kthehuni dhe jetoni.”+

Shënimet

Ose «njeri». Shih Fjalorthin.
Ose «çdo jetë». Shih Fjalorthin.
Kjo fjalë hebraike mund të lidhet me një fjalë që do të thotë «bajgë» dhe përdoret për të shprehur përbuzje.
Ose «e të afërmit». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «gjakderdhës».
Ose «dhe do të jetë fajtor për vdekjen e vet».
Ose «njeri».
Fjalë për fjalë «kujtohet».
Ose «bën padrejtësi».
Ose «shpirtin». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «e frymën». Shih Fjalorthin.