Ezekieli 19:1-14
-
Këngë e përvajshme për prijësit e Izraelit (1-14)
19 Nisja një kënge të përvajshme* për prijësit e Izraelit
2 dhe thuaj:‘Çfarë ishte nëna juaj? Një luaneshë mes luanësh.
Shtrihej mes luanëve të rinj e të fortë* dhe rriste këlyshët e vet.
3 Ajo rriti një nga këlyshët e saj, që u bë një luan i ri e i fortë.+
Ai mësoi të shqyente prenë e madje përlau edhe njerëz.
4 Kombet dëgjuan të flitej për të.
Ato e zunë në gropën e tyredhe e çuan me grremça në Egjipt.+
5 Ajo priti e priti dhe, kur pa që s’kishte shpresë që ai të kthehej,mori një këlysh tjetër nga të sajët, e rriti dhe e bëri luan të ri e të fortë.
6 Edhe ai sillej vërdallë mes luanëve të tjerë e u bë vërtet një luan i ri e i fortë;ai mësoi të shqyente prenë e madje përlau edhe njerëz.+
7 Kaloi vjedhurazi pranë kullave të tyre të fortifikuara dhe ua shkretoi qytetet.
Kështu, në atë vend të shkretë s’dëgjohej veçse ulërima e tij.+
8 Kundër tij dolën kombet nga krahinat përreth,
hodhën mbi të rrjetën dhe e zunë në gropën e tyre.
9 E futën në kafaz me grremça dhe ia çuan mbretit të Babilonisë.
Atje e mbyllën, që të mos i dëgjohej më zëri maleve të Izraelit.
10 Nëna juaj ishte si një hardhi+ në gjakun tuaj,* e mbjellë pranë ujit.
Nga uji i bollshëm filloi të jepte fryt dhe u mbush me degë.
11 Degët e saj u bënë të forta, të përshtatshme për skeptra sundimtarësh.
Ajo u rrit, u ngrit mbi pemët e tjera dhe u bë e dukshme,pasi ishte e lartë dhe kishte degë të shumta plot gjethe.
12 Por gjithë furi, disa duar e shkulën me rrënjë+ dhe e hodhën përtokë.
Era e lindjes ia thau frytin;degët e saj të forta u këputën e u thanë,+e në fund i përpiu zjarri.+
13 Tani është mbjellë në shkretëtirë,në një tokë të thatë e të etur.+
14 Zjarri u përhap nga degët e saj dhe ia përpiu bisqet bashkë me frytin,e nuk mbeti asnjë degë e fortë, as skeptër për të sunduar.+
Kjo është një këngë e përvajshme, dhe e tillë do të mbetet.’»