Ezekieli 2:1-10
2 Ai më tha: «Bir njeriu,* çohu në këmbë që të të flas.»+
2 Pasi dëgjova këtë, fryma e Perëndisë hyri tek unë dhe më ngriti në këmbë,+ që të dëgjoja Atë që po më fliste.
3 Ai vazhdoi: «Bir njeriu, unë po të dërgoj te populli i Izraelit,+ te kombet rebele* që kanë ngritur krye kundër meje.+ Ata dhe paraardhësit e tyre e kanë shkelur ligjin tim deri sot e kësaj dite.+
4 Unë po të dërgoj te këta njerëz sfidues* dhe zemërgur,+ të cilëve duhet t’u thuash: ‘Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova.’
5 Duan apo s’duan të dëgjojnë—sepse janë një shtëpi rebele+—ata kanë për ta marrë vesh se mes tyre ka qenë një profet.+
6 Mirëpo ti, o bir njeriu, mos ki frikë nga ata+ dhe nga fjalët e tyre, ndonëse je rrethuar nga driza e gjemba*+ dhe banon mes akrepave. Mos ki frikë nga fjalët e tyre+ dhe mos u tmerro nga fytyrat e tyre,+ edhe pse janë shtëpi rebele.
7 Tregoju fjalët e mia, duan apo s’duan të dëgjojnë, sepse janë popull rebel.+
8 O bir njeriu, dëgjo çfarë po të them e mos u bëj rebel si kjo shtëpi rebele. Hape gojën e haje këtë që po të jap.»+
9 Unë pashë dhe ja, drejt meje u zgjat një dorë,+ në të cilën ishte një rrotull e shkruar.*+
10 Kur e hapi përpara syve të mi, vura re që rrotulla ishte e shkruar nga të dyja anët.+ Në të ishin shkruar këngë të përvajshme,* rënkime dhe vajtime.+