Ezekieli 22:1-31
22 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma:
2 «Ti, o bir njeriu, a je gati të shpallësh gjykime kundër* qytetit që mban faj gjaku+ e t’ia tregosh hapur të gjitha gjërat e neveritshme që ka bërë?+
3 Thuaji: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘O qytet që derdh gjak+ në mesin tënd, ty që po të vjen koha,+ që ke bërë idhuj të pështirë* për t’u ndotur!+
4 Je bërë fajtor me gjakun që ke derdhur!+ Je bërë i papastër me idhujt e tu të pështirë!+ Ti i ke shkurtuar ditët e tua! Viteve të tua u ka ardhur fundi! Ja pse do të të poshtëroj në sytë e kombeve dhe të gjitha vendet do të të vënë në lojë.+
5 Vendet afër e larg teje do të të vënë në lojë,+ o qytet me emër të papastër e plot rrëmujë.
6 Ja, çdo prijës i Izraelit e përdor autoritetin e vet për të derdhur gjak.+
7 Te ti nëna dhe babai trajtohen me përçmim,+ të ardhurit i hahet haku dhe jetimi* e vejusha keqtrajtohen.’+
8 Ti përbuz vendin tim të shenjtë dhe përdhos sabatet e mia.+
9 Te ti ka shpifës që duan vetëm të derdhin gjak.+ Te ti hahen flijime në male dhe sjellja e ndyrë s’ka të sosur.+
10 Te ti çnderohet shtrati i babait*+ dhe dhunohet gruaja që është e papastër nga menstruacionet.+
11 Te ti dikush sillet në mënyrë të pështirë me gruan e tjetrit,*+ një tjetër e çnderon nusen e të birit me një sjellje të ndyrë+ dhe një tjetër akoma dhunon motrën e vet, vajzën e të atit.+
12 Te ti merret ryshfet për të derdhur gjak.+ Ti jep hua me kamatë+ e fajde* dhe zhvat pará nga tjetri.+ Po, mua më ke harruar fare,—thotë Zotëria Sovran Jehova.
13 Ja, unë përplas duart i neveritur nga fitimet e pandershme që ke nxjerrë dhe për gjakun që derdhet mes teje.
14 A do të kesh zemër?* A do të jenë akoma të forta duart e tua kur të veproj kundër teje?+ Unë, Jehovai, kam folur dhe do të veproj.
15 Unë do të të shpërndaj mes kombeve, do të të hallakat sa andej këtej+ dhe do t’i jap fund papastërtisë sate.+
16 Ti do të çnderohesh para syve të kombeve dhe ke për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.”»+
17 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma:
18 «Bir njeriu, shtëpia e Izraelit është bërë për mua si zgjyra e pavlerë e metaleve. Ata janë të gjithë bakër, kallaj, hekur dhe plumb në furrë shkrirjeje; janë bërë si zgjyra e argjendit.+
19 Prandaj kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Meqenëse të gjithë jeni bërë si zgjyra e pavlerë e metaleve,+ unë do t’ju mbledh brenda Jerusalemit.
20 Ashtu si mblidhet argjendi, bakri, hekuri, plumbi dhe kallaji brenda furrës së shkrirjes dhe i fryjnë zjarrit mbi ta që t’i shkrijnë, po ashtu do t’ju mbledh në zemërimin e në tërbimin tim dhe do të fryj mbi ju e do t’ju shkrij.+
21 Do t’ju mbledh dhe do të fryj mbi ju zjarrin e furisë sime,+ dhe ju do të shkriheni brenda qytetit.+
22 Ashtu si shkrihet argjendi në furrë, po ashtu do të shkriheni edhe ju brenda tij. Ju keni për ta marrë vesh se unë, Jehovai, e kam derdhur tërbimin tim mbi ju.’»
23 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma:
24 «Bir njeriu, thuaj: “Ti je një vend që nuk do të pastrohet, një vend ku nuk do të bjerë shi ditën e indinjatës.
25 Profetët kanë komplotuar brenda teje;+ ata janë si luani që ulërin dhe shqyen prenë.+ Ata përlajnë njerëz,* shtien në dorë thesare e gjëra të çmuara dhe shtojnë vejushat mes teje.
26 Priftërinjtë kanë dhunuar ligjin tim+ dhe e përdhosin pareshtur vendin tim të shenjtë.+ Ata nuk e bëjnë dallimin mes gjërave të shenjta dhe gjërave të zakonshme,+ nuk e tregojnë hapur ç’dallim ka mes gjërave të papastra dhe gjërave të pastra,+ refuzojnë t’i kremtojnë sabatet e mia dhe më përdhosin mes tyre.
27 Princat janë si ujqërit që shqyejnë prenë; ata derdhin gjak, vrasin njerëz* që të nxjerrin fitime të pandershme.+
28 Mirëpo profetët i kanë zbardhur me gëlqere veprimet e tyre. Ata shohin vegime* të rreme, hedhin fall të gënjeshtërt+ e thonë: ‘Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova’, kur vetë Jehovai nuk ka folur.
29 Njerëzit e vendit kanë zhvatur e kanë vjedhur,+ kanë keqtrajtuar nevojtarin e të varfrin, kanë zhvatur të ardhurin dhe ia kanë mohuar të drejtën.
30 Unë po kërkoja mes tyre një burrë që të meremetonte murin prej guri dhe të rrinte përpara meje tek e çara e murit për ta mbrojtur vendin, që të mos shkatërrohej,+ por nuk gjeta asnjë.
31 Prandaj do ta derdh indinjatën time mbi ta dhe do t’i shfaros me zjarrin e furisë sime. Unë do t’u sjell mbi kokë të këqijat e udhës që kanë ndjekur”,—thotë Zotëria Sovran Jehova.»
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «a do ta gjykosh, a do ta gjykosh».
^ Kjo fjalë hebraike mund të lidhet me një fjalë që do të thotë «bajgë» dhe përdoret për të shprehur përbuzje.
^ Ose «fëmija pa baba».
^ Fjalë për fjalë «zbulohet lakuriqësia e babait».
^ Ose «e të afërmit». Shih Fjalorthin.
^ Ose «e nxjerr fitime».
^ Ose «guxim (kurajë)?»
^ Fjalë për fjalë «shpirt».
^ Fjalë për fjalë «shpirt».
^ Shih Fjalorthin.