Ezekieli 28:1-26

  • Profeci kundër mbretit të Tirit (1-10)

    • «Jam perëndi» (2, 9)

  • Këngë e përvajshme për mbretin e Tirit (11-19)

    • «Ti ishe në Eden» (13)

    • ‘Kerubini mbrojtës i mirosur’ (14)

    • «Te ti u gjet padrejtësi» (15)

  • Profeci kundër Sidonit (20-24)

  • Izraeli do të rivendoset (25, 26)

28  Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma:  «Bir njeriu, thuaji prijësit të Tirit: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ngaqë zemra të është bërë fodulle,+ ti s’pushon së thëni: “Jam perëndi. Jam ulur në fronin e një perëndie, në zemër të detit.”+ Por ti je veçse njeri e jo perëndi,ndonëse në zemër ndihesh perëndi.   Mos je më i mençur se Danieli?!+ Mendon se nuk ka asnjë të fshehtë që ti s’e di?!   Je pasuruar falë mençurisë dhe aftësisë sate dalluesedhe vazhdon të grumbullosh ar e argjend në thesaret e tua.+   Ngaqë je tregtar i zoti, ke bërë pasuri përrallore,+ e zemra t’u bë fodulle nga gjithë kjo pasuri.’”  Prandaj kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: “Meqenëse në zemër ndihesh perëndi,   unë do të sjell kundër teje njerëz të huaj, më mizorët e kombeve.+ Ata do të nxjerrin shpatën kundër gjithçkaje të bukur që fitove me mençurinë tëndedhe do ta përdhosin shkëlqimin tënd të lavdishëm.+   Ata do të të shtien në gropë,*e ti do të pësosh një vdekje të dhunshme në zemër të detit.+   A do të thuash më: ‘Jam perëndi’ para atij që do të të vrasë? Do të jesh veçse njeri e jo perëndi në duart e atyre që do të të përdhosin. 10  Nga dora e të huajve do të pësosh një vdekje si ajo e të parrethprerëve,sepse unë kam folur”,​—thotë Zotëria Sovran Jehova.» 11  Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 12  «Bir njeriu, nisja një kënge të përvajshme* për mbretin e Tirit dhe thuaji: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ti ishe modeli* i përsosmërisë,ishe plot mençuri+ dhe kishe bukuri të përsosur.+ 13  Ti ishe në Eden, në kopshtin e Perëndisë, i stolisur me lloj-lloj gurësh të çmuar:rubin, topaz, diaspër, krizolit, oniks, nefrit, safir, bruz+ e smerald,të mbërthyer në mbajtëse e fole prej ari. Të gjitha u bënë ditën që u krijove. 14  Të caktova si kerubinin mbrojtës të mirosur.Ti ishe në malin e shenjtë të Perëndisë+ dhe ecje mes gurëve të zjarrtë. 15  Ishe i patëmetë në udhët e tua,që nga dita kur u krijove, derisa te ti u gjet padrejtësi.+ 16  Ngaqë tregtia të shkonte mbarë,+u mbushe me dhunë e fillove të mëkatoje.+ Prandaj unë do të të përzë si të përdhosur nga mali i Perëndisë e do të të shkatërroj,+do të të dëboj larg gurëve të zjarrtë, o kerubin mbrojtës. 17  Zemra t’u bë fodulle prej bukurisë sate,+nga shkëlqimi yt i lavdishëm e shkele me këmbë mençurinë.+ Unë do të të vërvit përtokë,+do të të bëj teatër për mbretërit. 18  Nga faji yt i madh dhe tregtia jote e pandershme,ke përdhosur shenjtëroret e tua. Unë do të ndez te ti një zjarr që do të të përpijë;+do të të bëj shkrumb e hi në tokë para kujtdo që do të të shohë. 19  Tërë ata që të njihnin mes popujve,do të t’i ngulin sytë të shtangur.+ Fundi yt do të jetë i papritur e i tmerrshëm,e ti nuk do të ekzistosh më kurrë.’”»+ 20  Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 21  «Bir njeriu, ktheje fytyrën nga Sidoni+ dhe profetizo kundër tij: 22  “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ja, unë jam kundër teje, o Sidon, dhe do të lëvdohem mes teje. Të gjithë kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovaikur të ekzekutoj gjykimin tim mbi ty e kur të shenjtërohem nëpërmjet teje. 23  Unë do të dërgoj kundër teje murtajën,e në rrugët e tua do të derdhet gjaku lumë. Kur shpata të vijë kundër teje nga çdo anë,shumë do të bien të vdekur në mesin tënd.Atëherë kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.+ 24  Në atë kohë, shtëpia e Izraelit nuk do të jetë më e rrethuar nga driza që shpojnë e gjemba të mprehtë,+ nga ata që e trajtojnë me përçmim. Atëherë kanë për ta marrë vesh se unë jam Zotëria Sovran Jehova.’ 25  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Kur të mbledh përsëri shtëpinë e Izraelit nga popujt ku ishte shpërndarë,+ unë do të shenjtërohem mes tyre në sytë e kombeve,+ dhe ata do të banojnë në vendin+ që i dhashë shërbëtorit tim, Jakobit.+ 26  Do të banojnë atje të sigurt,+ do të ndërtojnë shtëpi e do të mbjellin vreshta.+ Ata do të banojnë të sigurt kur unë të ekzekutoj gjykimin tim kundër të gjithë popujve përreth që i trajtojnë me përçmim.+ Atëherë kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai, Perëndia i tyre.’”»

Shënimet

Ose «varr».
Fjalë për fjalë «vula».
Ose «kënge vajtimi».