Ezekieli 31:1-18
-
Rënia e Egjiptit, cedrit me shtat madhështor (1-18)
31 Vitin e 11-të, ditën e parë të muajit të tretë, fjala e Jehovait m’u drejtua përsëri:
2 «Bir njeriu, thuaji faraonit, mbretit të Egjiptit, dhe hordhive* të tij:+
‘Kujt i përngjan ti për nga madhështia?
3 Ishte një asirian, një cedër në Liban,me degë të bukura si një zabel i dendur,me shtat madhështor e me majë deri te retë.
4 Uji e rriti shumë, burimet e thella e bënë të lartë;përrenjtë rridhnin rreth e qark vendit ku ishte mbjellëdhe kanalet e tyre vaditnin të gjitha pemët e fushës.
5 Prandaj u bë më i lartë se gjithë pemët e tjera të fushës;degët iu shtuan dhe iu zgjatën,sepse në përrenjtë pranë tij kishte ujë me bollëk.
6 Tërë zogjtë e qiellit bënin fole mbi degët e tij të mëdha,tërë kafshët e egra të tokës shumoheshin poshtë degëve të tij,tërë kombet e mëdha strehoheshin nën hijen e tij.
7 U bë madhështor e tejet i bukur, me degë të harlisura,sepse i kishte shtrirë rrënjët në ujëra të bollshme.
8 Asnjë cedër tjetër nuk matej me të në kopshtin e Perëndisë,+asnjë dëllinjë nuk kishte degë të mëdha si ai,asnjë rrap nuk kishte degë si të tijat,asnjë pemë tjetër në kopshtin e Perëndisë nuk i afrohej bukurisë së tij.
9 E bëra të bukur e me degë të harlisura,dhe të gjitha pemët e tjera të Edenit, kopshtit të Perëndisë së vërtetë, e kishin zili.’
10 Prandaj kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Meqë ai* u bë aq shtatlartë, sa maja i arriti deri te retë, e nga kjo zemra iu bë arrogante,
11 unë do t’ia dorëzoj sundimtarit të fuqishëm të kombeve,+ dhe ai me siguri do ta ndëshkojë. Unë do ta hedh poshtë për shkak të ligësisë së vet.
12 Njerëzit e huaj, më mizorët e kombeve, do ta rrëzojnë, do ta braktisin në male, degët e tij gjetheshumë do të bien në të gjitha luginat, dhe përrenjtë e tokës do të mbulohen me degët e tij të thyera.+ Tërë popujt e tokës do të largohen nga hija e tij e do ta braktisin.
13 Mbi trungun e tij të rrëzuar do të ngrenë fole të gjithë zogjtë e qiellit dhe mbi degët e tij do të rrinë të gjitha kafshët e egra të tokës,+
14 me qëllim që asnjë pemë afër ujërave të mos bëhet aq shtatlartë, sa t’i arrijë maja deri te retë, dhe asnjë pemë e ujitur mirë të mos prekë retë, sepse të gjitha pemët do të shkatërrohen e do të shkojnë poshtë nën tokë, bashkë me bijtë e njerëzve që përfundojnë në gropë.’*
15 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ditën kur ai të zbresë në Varr,* unë do të sjell zi në vend. Unë do të ndal ujërat e thella dhe përrenjtë e tyre, që ujërat e bollshme të mos rrjedhin më. Libanin do ta mbulojë zia për shkak të tij dhe të gjitha pemët e fushës do të thahen.
16 Kur ta çoj në Varr* bashkë me të gjithë ata që përfundojnë në gropë,* do t’i bëj kombet të dridhen nga zhurma e rënies së tij. Të gjitha pemët e Edenit,+ më të zgjedhurat e më të mirat e Libanit, të gjitha pemët e ujitura mirë, do të ngushëllohen në thellësi të tokës.
17 Ato kanë zbritur me të në Varr,* tek ata që janë vrarë me shpatë,+ bashkë me përkrahësit* e tij, që jetonin nën hijen e tij në mes të kombeve.+
18 Cila nga pemët e Edenit kishte lavdinë dhe madhështinë tënde?!+ E megjithatë ke për të zbritur në thellësi të tokës bashkë me pemët e Edenit. Do të prehesh mes të parrethprerëve, bashkë me ata që janë vrarë nga shpata. Ja çfarë do t’i ndodhë faraonit dhe gjithë hordhive të tij’,—thotë Zotëria Sovran Jehova.»
Shënimet
^ Ose «ushtrive».
^ Fjalë për fjalë «ti».
^ Ose «varr».
^ Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
^ Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
^ Ose «varr».
^ Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «krahun».