Ezekieli 39:1-29

  • Shkatërrimi i Gogut dhe i trupave të tij ushtarake (1-10)

  • Vend varrimi në Luginën e Hamon-Gogut (11-20)

  • Rivendosja e Izraelit (21-29)

    • Perëndia derdh frymën e tij mbi Izraelin (29)

39  Ti, o bir njeriu, profetizo kundër Gogut+ dhe thuaji: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ja, unë jam kundër teje, o Gog, kryeprijës* i Meshekut dhe i Tubalit.+  Unë do të të kthej mbrapsht, do të të prij, do të të bëj të vish nga pjesët më të thella të veriut+ e do të të çoj në malet e Izraelit.  Do të ta rrëzoj harkun nga dora e majtë dhe shigjetat nga dora e djathtë.  Ti, trupat e tua ushtarake dhe popujt që do të jenë me ty, do të bini të vrarë në malet e Izraelit.+ Do të të jap si ushqim për lloj-lloj zogjsh grabitqarë e për kafshët e egra të tokës.+  Ti do të biesh në fushë të hapur,+ sepse unë kam folur,​—thotë Zotëria Sovran Jehova.  Unë do të dërgoj zjarr mbi Magogun dhe mbi ata që banojnë të sigurt në ishuj,+ dhe ata kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.  Kështu do ta bëj të njohur emrin tim të shenjtë mes popullit tim, Izraelit, dhe nuk do të lejoj më që emri im i shenjtë të përdhoset. Atëherë kombet kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai,+ i Shenjti në Izrael.+  Po, kjo gjë do të ndodhë dhe do të përmbushet,​—thotë Zotëria Sovran Jehova.—​Kjo është dita për të cilën kam folur.  Banorët e Izraelit do të dalin nga qytetet e tyre dhe do të bëjnë zjarr me armët: me shqytet* e mburojat, me harqet e shigjetat, me topuzët* e heshtat; do t’i përdorin për të ndezur zjarr+ për shtatë vjet. 10  Nuk do t’u duhet të sjellin dru nga fusha, as të mbledhin dru zjarri në pyll, sepse do të përdorin armët për të ndezur zjarr. Do të grabitin ata që i grabitnin dhe do të plaçkitin ata që i plaçkitnin,​—thotë Zotëria Sovran Jehova. 11  Atë ditë do t’i jap një vend varrimi Gogut+ në Izrael, në luginën në lindje të detit. Ai vend do t’ua bllokojë kalimin shtegtarëve, sepse në të do të varroset Gogu me tërë hordhitë* e tij, dhe do të quhet Lugina e Hamon-Gogut.*+ 12  Shtëpisë së Izraelit do t’i duhen shtatë muaj për t’i varrosur, që vendi të pastrohet.+ 13  I gjithë populli do të marrë pjesë për t’i varrosur, e kjo do t’i bëjë të njohur në sytë e të gjithëve në ditën e lavdisë sime,+​—thotë Zotëria Sovran Jehova. 14  Disa burra do të caktohen për të përshkuar vazhdimisht vendin dhe për të varrosur kufomat e mbetura mbi faqen e dheut, me qëllim që ta pastrojnë vendin; ata do të kërkojnë pa pushim për shtatë muaj. 15  Kur ata që përshkojnë vendin të shohin një eshtër njeriu, do t’i vënë pranë një shenjë. Pastaj ata që janë caktuar për t’i varrosur, do ta bëjnë këtë në Luginën e Hamon-Gogut.+ 16  Atje do të jetë edhe një qytet që do të quhet Hamonah.* Kështu, ata do ta pastrojnë vendin.’”+ 17  Sa për ty, o bir njeriu, Zotëria Sovran Jehova thotë kështu: “Thuaju zogjve të çdo lloji dhe tërë kafshëve të egra të tokës: ‘Mblidhuni dhe ejani. Mblidhuni rreth e qark flijimit që po bëj për ju; ai do të jetë një flijim i madh në malet e Izraelit,+ e ju do të hani mish e do të pini gjak.+ 18  Do të hani mishin e të fuqishmëve dhe do të pini gjakun e prijësve të tokës sikur të ishin desh, qengja, cjep e dema, po, tërë kafshët e majme të Bashanit. 19  Do të hani dhjamë si të babëzitur e do të pini gjak sa të deheni nga flijimi që do të bëj për ju. 20  Në tryezën time do të ngopeni me mishin e kuajve e të kalorësve, me mishin e njerëzve të fuqishëm e të lloj-lloj luftëtarëve,+​—thotë Zotëria Sovran Jehova. 21  Unë do ta shfaq lavdinë time mes kombeve, dhe tërë kombet do ta shohin si e kam ekzekutuar gjykimin tim kundër tyre dhe ç’fuqi* kam treguar mes tyre.+ 22  Që nga ajo ditë e tutje, shtëpia e Izraelit ka për ta marrë vesh se unë jam Jehovai, Perëndia i tyre. 23  Edhe kombet kanë për ta kuptuar se shtëpia e Izraelit shkoi në mërgim për shkak të fajit të vet, ngaqë u tregua e pabesë me mua.+ Prandaj i largova sytë nga ata+ dhe i dhashë në duart e armiqve,+ ndaj ranë të gjithë të vdekur nga shpata. 24  Unë i trajtova siç e meritonin për papastërtinë dhe shkeljet* e tyre dhe i largova sytë nga ata.’ 25  Prandaj kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Do t’i kthej robërit që janë marrë nga Jakobi,+ do të kem mëshirë për tërë shtëpinë e Izraelit+ dhe do ta mbroj me zell* emrin tim të shenjtë.+ 26  Pasi të jenë poshtëruar për tërë pabesitë që kanë bërë ndaj meje,+ ata do të banojnë të sigurt në vendin e tyre dhe askush nuk do t’i trembë.+ 27  Kur t’i kthej përsëri nga popujt dhe t’i mbledh nga vendet e armiqve të tyre,+ unë do të shenjtërohem mes tyre, para syve të shumë kombeve.+ 28  Ata kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai, Perëndia i tyre, kur t’i mbledh përsëri nga kombet ku i kisha çuar në mërgim e t’i sjell në vendin e tyre, pa lënë asnjërin prapa.+ 29  Unë nuk do t’i largoj më sytë nga ata,+ sepse do të derdh frymën time mbi shtëpinë e Izraelit’,+​—thotë Zotëria Sovran Jehova.”»

Shënimet

Ose «kryeprinc».
Mburojë e vogël që shpesh e mbanin harkëtarët.
Një mundësi tjetër «mëzdrakët», një shtizë me majë të mprehtë.
Ose «ushtritë».
Ose «Lugina e Hordhive të Gogut».
Do të thotë «hordhi».
Fjalë për fjalë «dorë».
Fjalë për fjalë «do t’i përkushtohem vetëm».