Ezekieli 47:1-23

  • Përroi që rrjedh nga tempulli (1-12)

    • Uji thellohet gradualisht (2-5)

    • Uji i Detit të Vdekur bëhet i ëmbël (8-10)

    • Uji i kënetave nuk bëhet i ëmbël (11)

    • Pemë për ushqim dhe shërim (12)

  • Kufijtë e vendit (13-23)

47  Më pas ai më çoi përsëri te hyrja e tempullit,+ dhe atje pashë që rridhte ujë poshtë pragut të tempullit+ në drejtim të lindjes, sepse pjesa e përparme e tempullit shihte nga lindja; uji rridhte poshtë nga ana e djathtë e tempullit, në jug të altarit.  Pastaj më nxori jashtë nga porta e veriut+ dhe më çoi deri te porta e jashtme që është në drejtim të lindjes,+ dhe atje pashë që uji rridhte si rrëke nga ana e djathtë.  Burri qëndronte afër portës lindore dhe kishte në dorë një litar për matje;+ ai filloi të maste ujin në drejtim të lindjes dhe mati 1.000 kute.* Pastaj më tha të kaloja nëpër ujë, dhe uji më arrinte deri te kyçi i këmbës.  Ai mati edhe 1.000 kute të tjera, dhe më tha të kaloja nëpër ujë, që më arrinte deri te gjuri. Mati edhe 1.000 kute të tjera dhe më tha të kaloja nëpër ujë, që më arrinte deri në mes.  Mati edhe 1.000 kute të tjera dhe rrëkeja ishte bërë një përrua i vrullshëm që nuk kalohej dot, sepse ishte aq i thellë, sa duhej të notoje; ishte një përrua që nuk mund të kalohej më këmbë.  Ai më pyeti: «E pe, o bir njeriu?» Pastaj më tha të dilja nga uji dhe të kthehesha në breg të përroit.  Kur u ktheva, pashë që buzë përroit kishte shumë e shumë pemë në të dyja anët.+  Atëherë më tha: «Ky ujë rrjedh drejt zonës lindore, zbret nëpër Arabah*+ dhe derdhet në det. Kur të derdhet atje,+ uji i detit do të bëhet i ëmbël.*  Kudo ku rrjedh uji,* do të gëlojnë krijesa* të gjalla. Do të ketë peshq me bollëk, sepse atje do të rrjedhë ky ujë. Uji i detit do të bëhet i ëmbël, dhe atje ku shkon përroi, gjithçka do të jetojë. 10  Peshkatarët do të rrinë përgjatë brigjeve të detit, nga En-Gedi+ deri në En-Eglaim, ku do të ketë një vend për të tharë rrjetat e peshkimit.* Atje do të ketë me bollëk lloj-lloj peshqish si ata të Detit të Madh.*+ 11  Do të ketë këneta e moçale, por uji i tyre nuk do të bëhet i ëmbël, përkundrazi do të mbeten të kripura.+ 12  Në të dyja anët e përroit do të rriten lloj-lloj pemësh për ushqim. Gjethet e tyre nuk do të thahen dhe frytet e tyre nuk do të mungojnë. Çdo muaj do të japin fryte të reja, sepse ujiten nga uji që del nga shenjtërorja.+ Frytet e tyre do të shërbejnë për ushqim, kurse gjethet për shërim.»+ 13  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: «Ky është territori që do t’u caktoni 12 fiseve të Izraelit si trashëgimi. Jozefi do të ketë dy pjesë të vendit.+ 14  Ju do ta trashëgoni atë dhe do të merrni pjesë të barabarta.* Unë u betova se do t’ua jepja këtë vend paraardhësve tuaj,+ dhe tani ai ju është caktuar* si trashëgimi. 15  Ky është kufiri i vendit nga ana e veriut: fillon nga Deti i Madh dhe kalon nëpër rrugën e Hethlonit+ drejt Zedadit,+ 16  Hamathit,+ Berotahut,+ Sibraimit, që gjendet midis territoreve të Damaskut dhe të Hamathit, dhe drejt Hazer-Hatikonit që është në kufi me Hauranin.+ 17  Pra, kufiri do të kalojë nga deti deri në Hazar-Enon,+ përgjatë kufirit të Damaskut në veri dhe përgjatë kufirit të Hamathit.+ Ky është kufiri verior. 18  Kufiri lindor kalon midis Hauranit e Damaskut dhe vazhdon përgjatë Jordanit, midis Galadit+ e vendit të Izraelit; duhet të matni distancën nga kufiri* deri në detin lindor.* Ky është kufiri lindor. 19  Kufiri jugor* do të kalojë nga Tamara deri në ujërat e Meribat-Kadeshit,+ pastaj përgjatë Vadit* deri në Detin e Madh.+ Ky është kufiri jugor. 20  Kufiri në anën perëndimore është Deti i Madh, pra, fillon nga kufiri jugor dhe shkon deri në një pikë përballë me Lebo-Hamathin.*+ Ky është kufiri perëndimor. 21  Ju do ta ndani këtë vend mes jush, mes 12 fiseve të Izraelit. 22  Do ta ndani si trashëgimi mes jush dhe të ardhurve, të cilëve u kanë lindur fëmijë ndërkohë që jetonin në gjirin tuaj. Ata do të jenë për ju si vendës në Izrael dhe do të marrin bashkë me ju një trashëgimi mes fiseve të Izraelit. 23  Duhet t’i jepni të ardhurit një trashëgimi brenda territorit të fisit ku banon,​—thotë Zotëria Sovran Jehova.

Shënimet

I referohet kutit të gjatë. Shih Shtojcën B14.
Fjalë për fjalë «do të shërohet».
Ose «rrafshinën e shkretë».
Ose «përroi me vëllim të dyfishuar».
Fjalë për fjalë «shpirt».
Ose «rrjetat tratë».
Domethënë, të Mesdheut.
Fjalë për fjalë «do ta trashëgoni, secili sa vëllai i vet».
Fjalë për fjalë «ju bie».
Domethënë, nga kufiri verior.
Domethënë, Detin e Vdekur.
Fjalë për fjalë «Ana jugore drejt jugut».
Domethënë, vadit të Egjiptit. Shih Fjalorthin.
Ose «në hyrjen e Hamathit».