Galatasve 1:1-24

  • Përshëndetje (1-5)

  • Nuk ka një tjetër lajm të mirë (6-9)

  • Lajmi i mirë që predikon Pavli vjen nga Perëndia (10-12)

  • Kthimi në besim i Pavlit dhe fillimet e shërbimit (13-24)

1  Unë Pavli, apostull i emëruar, jo nga njerëzit a falë ndonjë njeriu, por nga Jezu Krishti+ dhe Perëndia, Ati,+ që e ngriti atë nga të vdekurit,  u drejtohem, bashkë me gjithë vëllezërit që janë me mua, kongregacioneve* të Galatisë:  Mirësia e pamerituar* dhe paqja nga Perëndia, Ati ynë, si edhe nga Zotëria Jezu Krisht, qofshin me ju!  Krishti e dha veten për mëkatet tona,+ që të na çlironte nga ky sistem i lig,*+ në përputhje me vullnetin e Perëndisë, Atit tonë,+  të cilit i qoftë lavdia në jetë të jetëve! Amin!  Çuditem që po i ktheni shpinën kaq shpejt Atij* që ju thirri me anë të mirësisë së pamerituar të Krishtit, për të ndjekur një tjetër lajm të mirë.+  Jo se ka një tjetër lajm të mirë, por ka disa njerëz që po ju hapin telashe+ dhe duan ta shtrembërojnë lajmin e mirë për Krishtin.  Gjithsesi, edhe sikur ne a ndonjë engjëll nga qielli t’ju shpallte një tjetër lajm të mirë e jo lajmin e mirë që ju shpallëm ne, qoftë i mallkuar!  Ashtu siç e thamë më përpara, po e them prapë: kushdo që ju shpall një tjetër lajm të mirë e jo atë që pranuat, qoftë i mallkuar! 10  Mos po përpiqem tani të fitoj miratimin e njerëzve apo të Perëndisë? Mos po përpiqem t’u pëlqej njerëzve? Po t’u pëlqeja ende njerëzve, nuk do të isha skllav i Krishtit. 11  Dua që të dini, vëllezër, se lajmi i mirë që ju shpalla, nuk vjen nga njerëzit,+ 12  sepse as e mora e as e mësova nga njerëzit, por e mora nëpërmjet një zbulese nga Jezu Krishti. 13  Sigurisht që keni dëgjuar si sillesha më parë në judaizëm,+ që e përndiqja egërsisht* kongregacionin e Perëndisë dhe doja ta shuaja krejt.+ 14  Në judaizëm po përparoja më tepër se shumë moshatarë të kombit tim, sepse isha tejet i zellshëm për traditat e etërve të mi.+ 15  Por, kur Perëndisë, që më ndau nga barku i nënës* e më thirri nëpërmjet mirësisë së tij të pamerituar,+ iu duk mirë 16  të zbulonte Birin e tij nëpërmjet meje, që t’u shpallja kombeve* lajmin e mirë për të,+ nuk u konsultova menjëherë me ndonjë njeri.* 17  As u ngjita në Jerusalem, tek ata që ishin apostuj para meje, por ika në Arabi dhe më pas u ktheva sërish në Damask.+ 18  Pastaj, tre vjet më vonë, u ngjita në Jerusalem+ që të vizitoja Kefën*+ dhe ndenja me të 15 ditë. 19  Por nuk pashë asnjë apostull tjetër, përveç Jakovit,+ vëllait të Zotërisë. 20  Për këto që po ju shkruaj, ju siguroj para Perëndisë se nuk po gënjej. 21  Pastaj shkova në rajonet e Sirisë e të Kilikisë.+ 22  Mirëpo kongregacionet e Judesë që ishin në unitet me Krishtin, nuk më njihnin personalisht. 23  Ato vetëm kishin dëgjuar: «Njeriu që më parë na përndiqte,+ tani po shpall lajmin e mirë për besimin, të cilin më parë donte ta shuante krejt.»+ 24  Kështu kongregacionet filluan t’i jepnin lavdi Perëndisë për shkakun tim.

Shënimet

Ose «Dashamirësia e pamerituar». Shih Fjalorthin.
Ose «kjo kohë e ligë». Shih Fjalorthin.
Ose «që po largoheni kaq shpejt nga Ai».
Ose «tej mase».
Ose «që më dha jetë».
Fjalë për fjalë «me mishin dhe gjakun».
Quhet edhe Pjetër.