Galatasve 2:1-21

  • Pavli takohet me apostujt në Jerusalem (1-10)

  • Pavli ndreq Pjetrin (Kefën) (11-14)

  • Shpallen të drejtë vetëm falë besimit (15-21)

2  Pas 14 vjetësh, u ngjita sërish në Jerusalem me Barnabën+ dhe mora me vete edhe Titin.+  U ngjita se pata një zbulesë dhe u tregova vëllezërve për lajmin e mirë që u predikoj kombeve.* Për këtë u fola privatisht atyre burrave shumë të respektuar, që të sigurohesha se nuk po vrapoja ose nuk kisha vrapuar më kot.  Gjithsesi, as Titin+ që ishte me mua, nuk e detyruan të rrethpritej,+ ndonëse ishte grek.  Por atë çështje e ngritën vëllezërit e rremë që kishin hyrë tinëz+ dhe pa u ndier si spiunë për të parë ç’liri+ gëzojmë ngaqë jemi në unitet me Krishtin Jezu, që të na skllavëronin plotësisht.+  Mirëpo ne nuk iu dorëzuam e nuk iu nënshtruam+ atyre as edhe për një çast,* me qëllim që ju të qëndroni të patundur në të vërtetën e lajmit të mirë.  Por ata vëllezër që konsideroheshin të rëndësishëm,+ (sido që të ishin, për mua s’ka rëndësi, sepse Perëndia nuk niset nga pamja e jashtme e njeriut) po, këta burra shumë të respektuar, nuk më treguan ndonjë gjë të re.  Përkundrazi, kur e panë se më ishte besuar lajmi i mirë për të parrethprerët,+ ashtu si Pjetrit i ishte besuar për të rrethprerët​—  sepse ai që i dha fuqi Pjetrit si apostull për të rrethprerët, më dha edhe mua po këtë fuqi për kombet+—​  dhe, kur e kuptuan që më ishte treguar mirësi e pamerituar,+ Jakovi,+ Kefa* dhe Gjoni, të njohur si shtylla të kongregacionit, më dhanë mua dhe Barnabës+ dorën e djathtë në shenjë bashkëpunimi,* që ne të shkonim te kombet, kurse ata te të rrethprerët. 10  Ata kërkuan vetëm që të mos harronim të varfrit, dhe për këtë gjë jam përpjekur me zell.+ 11  Megjithatë, kur Kefa*+ erdhi në Antioki,+ u ballafaqova hapur me të,* sepse pa dyshim e kishte gabim.* 12  Pasi, përpara se të vinin disa njerëz që shoqëroheshin me Jakovin,+ ai hante me njerëz të kombeve të tjera.+ Por, kur mbërritën ata, ai as hante e as rrinte më me ta nga frika e përkrahësve të rrethprerjes.+ 13  Edhe judenjtë e tjerë u shtirën* si ai, aq sa me shtirjen* e tyre bënë për vete edhe Barnabën. 14  Kështu, kur pashë se nuk po ecnin në një hap me të vërtetën e lajmit të mirë,+ i thashë Kefës* përpara të gjithëve: «Nëse ti, ndonëse jude, jeton si kombet dhe jo si judenjtë, si vallë i detyron njerëzit e kombeve të jetojnë sipas zakoneve judaike?»+ 15  Ne që jemi judenj nga lindja dhe jo mëkatarë nga kombet, 16  e pranojmë se njeriu shpallet i drejtë, jo falë veprave që kërkon ligji, por vetëm nëpërmjet besimit+ te Jezu Krishti.+ Prandaj kemi treguar besim te Krishti Jezu, që të shpallemi të drejtë falë besimit te Krishti e jo falë veprave të ligjit, sepse asnjeri* nuk do të shpallet i drejtë falë veprave të ligjit.+ 17  Mirëpo, nëse quhemi mëkatarë edhe ne që po kërkojmë të shpallemi të drejtë me anë të Krishtit, mos është atëherë edhe Krishti në shërbim të mëkatit?! Pa diskutim që jo! 18  Nëse ndërtoj sërish po ato gjëra që dikur i shemba, tregoj se jam shkelës i ligjit. 19  Ngaqë ndoqa ligjin, unë vdiqa për sa i përket ligjit,*+ që të bëhem i gjallë për Perëndinë. 20  Jam gozhduar në shtyllë bashkë me Krishtin,+ prandaj nuk jetoj më unë,+ por jeton Krishti në unitet me mua. Vërtet, jetën që kam tani prej mishi e gjaku, e jetoj me anë të besimit te Biri i Perëndisë,+ i cili më deshi dhe e dorëzoi veten për mua.+ 21  Unë nuk e hedh poshtë mirësinë e pamerituar të Perëndisë,+ sepse, sikur drejtësia të vijë nëpërmjet ligjit, në të vërtetë Krishti ka vdekur më kot.+

Shënimet

Fjalë për fjalë «një orë».
Quhet edhe Pjetër.
Ose «marrëveshjeje».
Ose «e kishte hak dënimin».
Ose «iu kundërvura ballë për ballë».
Quhet edhe Pjetër.
Ose «u treguan hipokritë».
Ose «hipokrizinë».
Quhet edhe Pjetër.
Fjalë për fjalë «asnjë mish».
Ose «u çlirova nga ligji».