Sipas Gjonit 17:1-26
17 Pasi tha këto fjalë, Jezui ngriti sytë nga qielli dhe u lut: «O Atë, erdhi ora. Jepi lavdi birit tënd, që edhe biri të të japë lavdi.+
2 Më ke dhënë autoritet mbi gjithë njerëzimin,*+ që t’u jap jetë të përhershme+ të gjithë atyre që më ke dhënë.+
3 Që të gëzojnë jetën e përhershme,+ duhet të të njohin ty,* të vetmin Perëndi të vërtetë,+ dhe atë që dërgove, Jezu Krishtin.+
4 Unë të kam dhënë lavdi në tokë,+ ngaqë e mbarova veprën që më dhe për të bërë.+
5 Prandaj, tani, o Atë, më jep lavdi, që të jem përkrah teje e të kem atë lavdi që kisha përkrah teje përpara se të ekzistonte bota.+
6 Unë ua kam bërë të njohur* emrin tënd njerëzve që më dhe nga bota.+ Ata ishin të tutë e ti m’i dhe mua, dhe ata e kanë zbatuar fjalën tënde.*
7 Tani e dinë se gjithçka që më dhe, vjen prej teje,
8 sepse unë ua dhashë atyre fjalët që më dhe mua.+ Ata i kanë pranuar dhe pa dyshim e kanë kuptuar se erdha si përfaqësuesi yt+ dhe kanë besuar se më dërgove ti.+
9 Unë po të lutem për ta, nuk po të lutem për botën, por për ata që ti më ke dhënë sepse janë të tutë,
10 dhe gjithçka imja është jotja, e gjithçka jotja është imja,+ ndaj më është dhënë lavdi mes tyre.
11 Unë nuk jam më në botë; ata janë në botë,+ kurse unë po vij te ti. Atë i Shenjtë, mbroji+ për hir të emrit tënd, po, të emrit që më ke dhënë,* që të bëhen një* ashtu siç ne jemi një.*+
12 Kur isha me ta, i ruaja+ për hir të emrit tënd, po, të emrit që më ke dhënë. I kam mbrojtur dhe asnjë nga ata nuk është shkatërruar,+ përveç birit të shkatërrimit,+ që të përmbushej shkrimi.+
13 Por tani, po vij te ti, prandaj po i them këto gjëra ndërsa jam ende në botë, që ata të ndiejnë plotësisht gëzimin që ndiej unë.+
14 U kam dhënë atyre fjalën tënde, por bota i ka urryer sepse nuk janë pjesë e* botës,+ ashtu si unë nuk jam pjesë e botës.
15 Nuk po të lutem që t’i heqësh nga bota, por që t’i mbrosh nga i Ligu.+
16 Ata nuk janë pjesë e botës,+ ashtu si unë nuk jam pjesë e botës.+
17 Shenjtëroji* me anë të së vërtetës.+ Fjala jote është e vërteta.+
18 Ashtu si ti më dërgove mua në botë, edhe unë i dërgova ata në botë.+
19 Unë po shenjtërohem për dobinë e tyre, që edhe ata të shenjtërohen me anë të së vërtetës.
20 Nuk të lutem vetëm për këta, por edhe për të gjithë ata që do të tregojnë besim tek unë nëpërmjet fjalës së këtyre,*
21 me qëllim që të gjithë të bëhen një,+ ashtu si ti, o Atë, je në unitet me mua dhe unë jam në unitet me ty,+ që edhe ata të jenë në unitet me ne, e kështu bota të besojë se më dërgove ti.
22 U kam dhënë atyre lavdinë që ti më ke dhënë mua, që ata të bëhen një ashtu siç ne jemi një:+
23 unë në unitet me ta e ti në unitet me mua, që ata të kenë unitet të përsosur* dhe që bota ta dijë se më dërgove ti dhe se i deshe ata siç më deshe mua.
24 O Atë, dëshiroj që ata që më ke dhënë, të jenë me mua aty ku jam unë,+ që të shohin lavdinë që më ke dhënë: në fakt ti më ke dashur që përpara se të themelohej bota.+
25 Atë i drejtë, vërtet bota nuk të njeh,+ por unë të njoh,+ dhe këta e kanë kuptuar se më dërgove ti.
26 Unë ua kam bërë të njohur emrin tënd dhe do ta bëj të njohur,+ që ata të tregojnë po atë dashuri që ti ke treguar për mua dhe që unë të jem në unitet me ta.»+
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «çdo mish».
^ Ose «të marrin vazhdimisht njohuri për ty». Folja në greqisht tregon një veprim të vazhdueshëm.
^ Ose «ua kam shfaqur».
^ Ose «i janë bindur fjalës sate».
^ Ose «në unitet».
^ Ose «që të jenë në unitet».
^ Emri Jezu do të thotë «Jehovai është shpëtim».
^ Ose «nuk i përkasin».
^ Ose «Ndaji veç; Bëji të shenjtë». Shih Fjalorthin, «Shenjtërimi».
^ Ose «mësimit të këtyre».
^ Ose «të jenë plotësisht në unitet».