Habakuku 1:1-17

  • Thirrja e profetit për ndihmë (1-4)

    • «Deri kur, o Jehova?» (2)

    • «Pse e toleron shtypjen?» (3)

  • Kaldeasit, mjeti i Perëndisë për gjykim (5-11)

  • Profeti i përgjërohet Jehovait (12-17)

    • ‘Perëndia im, ti nuk vdes!’ (12)

    • ‘Ti je tepër i pastër për të parë të keqen’ (13)

1  Shpallja që iu dha profetit Habakuk* në vegim:*   Deri kur, o Jehova, do të të thërras për ndihmë, e ti nuk do të dëgjosh?+ Deri kur do të të kërkoj ndihmë që të më shpëtosh nga dhuna, e ti nuk do të ndërhysh?*+   Pse më bën të shoh të keqen? Pse e toleron shtypjen? Pse para meje ka rrënim e dhunë? Pse janë shtuar sherret e konfliktet?   Ja pse ligji s’ka fuqidhe drejtësia nuk vihet kurrë në vend. Ngaqë i ligu e rrethon të drejtin,drejtësia shtrembërohet.+   *«Shihni mes kombeve dhe kushtoni vëmendje! Zgurdulloni sytë të shtangur dhe habituni,sepse në ditët tuaja do të kryhet një vepër,të cilën nuk do ta besoni, edhe sikur t’jua tregojnë.+   Ja tek po ngre kaldeasit,+kombin mizor e të rrëmbyer. Ata vërshojnë mbi faqen e dheut,për të zaptuar shtëpi që nuk janë të vetat.+   Janë të lemerishëm e të futin tmerrin. E vendosin vetë drejtësinë dhe autoritetin* e tyre.+   Kuajt i kanë më të shpejtë se leopardët,më të egër se ujqërit e natës.+ Kuajt e tyre të luftës rendin me galop. Ata vijnë prej së largue sulen si shqiponja drejt ushqimit.+   Ata vijnë me gjithë ushtrinë e tyre dhe e kanë ndarë mendjen të shkatërrojnë.+ Vërsulen përpara si era zhuritëse e lindjes+dhe robërit i mbledhin si kokrrizat e rërës. 10  Ata tallen me mbretërit,përqeshin zyrtarët e lartë.+ Tallen me çdo vend të fortifikuar+dhe ngrenë ledhe për t’i shtënë në dorë. 11  Më pas përhapen shpejt si era dhe kalojnë mes për mes vendit. Por do të bëhen me faj,+sepse meritën për fuqinë që kanë ia japin perëndisë së tyre.»*+ 12  A nuk ke ekzistuar ti që nga përjetësia, o Jehova?!+ O Perëndia im, i Shenjti im, ti nuk vdes!*+ Ti, o Jehova, i ke caktuar për të ekzekutuar gjykimin tënd. O Shkëmbi im,+ ti i ke zgjedhur për të ndëshkuar.*+ 13  Sytë e tu janë tepër të pastër për të parë të keqen,dhe ti nuk e toleron dot ligësinë.+ Pse i toleron, pra, të pabesët+dhe hesht kur i ligu përpin një tjetër më të mirë se veten?+ 14  Pse i bën njerëzit si peshqit e detit,si krijesat ujore që s’ka kush t’u prijë? 15  Ai* i zë të gjithë me një grep të vetëm,i kap në rrjetën tratëdhe i mbledh me rrjetën e peshkimit. Prandaj s’e mban vendi nga gëzimi.+ 16  Ja pse i paraqet flijime rrjetës tratëdhe i ofron flijime rrjetës së peshkimit,sepse falë tyre ha racione të zgjedhura*e ushqimet më të mira. 17  Mos do ta zbrazë ai rrjetën tratë* vazhdimisht?! Mos do të shuajë pafundësisht kombe pa pikë dhembshurie?!+

Shënimet

Mund të ketë kuptimin «përqafim i zjarrtë».
Ose «e ti nuk do të më shpëtosh?»
Ka të ngjarë që këtu po flet Perëndia.
Ose «lavdinë».
Një mundësi tjetër «sepse fuqia e tyre është perëndia i tyre».
Ose «për të korrigjuar».
Një mundësi tjetër «ne nuk do të vdesim».
Domethënë, armiku kaldeas.
Fjalë për fjalë «gjithë vaj».
Një mundësi tjetër «do ta zhveshë shpatën».