Habakuku 2:1-20
2 Nga vendroja ime nuk do të lëviz+dhe mbi mur* do të zë vend.
Do të rri vigjilent që të shoh ç’do të thotë ai* nëpërmjet mejedhe si do t’i përgjigjem kur të më korrigjojë.
2 Atëherë Jehovai m’u përgjigj:
«Shkruaje vegimin* dhe skalite qartë mbi pllaka,+që, kush ta lexojë me zë, ta lexojë kollaj,*+
3 sepse vegimi është ende për kohën e caktuardhe po shkon me nxitim drejt fundit,* e nuk do të dalë i rremë.*
Edhe sikur të vonojë,* prite plot shpresë,*+sepse pa dyshim do të dalë i vërtetë,jo, nuk do të vonojë!
4 Ja njeriu krenar,*në zemër s’është i drejtë.
Kurse i drejti do të jetojë falë besnikërisë.*+
5 Në fakt, vera është e pabesë e prej saj dikush vepron marrëzisht.
Prandaj arroganti nuk do ta arrijë synimin e vet.
Oreksi nuk i shuhet, ashtu si Varrit;*ai është si vdekja e s’ka të ngopur.
Vazhdon t’i grumbullojë gjithë kombete t’i mbledhë për vete gjithë popujt.+
6 A nuk do të thonë të gjithë ata proverba, aluzione* e gjëegjëza kundër tij?+
Ata do të thonë:
“Mjerë ti që mbledh atë që nuk është jotjadhe që hyn në borxhe edhe më të rënda!
Oh, deri kur?!
7 A nuk do të çohen befas huadhënësit e tu?
Ata do të zgjohen e do të të shkundin me tërbim,dhe ti do të bëhesh preja e tyre.+
8 Meqë plaçkite shumë kombe,gjithë popujt e tjerë do të të plaçkitin,+sepse ke derdhur gjak njerëzishdhe ke shkatërruar vendin,qytetet e banorët e tyre.+
9 Mjerë ti që nxjerr fitime të padrejta për shtëpinë tënde,me qëllim që ta ngresh folenë në lartësi,e të shpëtosh nga kthetrat e shkatërrimit!
10 Me intrigat e tua, ke turpëruar shtëpinë tënde.
Duke shfarosur shumë popuj, ke mëkatuar kundër vetë shpirtit tënd.*+
11 Prej murit një gur do të thërrasë,e prej çatisë një tra do t’i përgjigjet.
12 Mjerë ti që e ndërton qytetin duke derdhur gjakdhe që e themelon me anë të padrejtësisë!
13 Ja, a nuk është Jehovai i ushtrive ai që i bën popujt të robtohen vetëm për të ushqyer zjarrindhe kombet të sfiliten më kot?+
14 Se njohuria për lavdinë e Jehovait do të vërshojë në tokën mbarë,ashtu si ujërat mbushin detin.+
15 Mjerë ti që u jep një pije shokëve,duke hedhur në të tërbimin e zemërimin tënd,që t’i dehësh për të parë lakuriqësinë e tyre!
16 Do të dendesh me çnderim e jo me lavdi.
Pi edhe ti, dhe zhvishu e zbulo parrethprerjen tënde.*
Edhe ti do të pish nga kupa në dorën e djathtë të Jehovait,+dhe lavdinë tënde do ta mbulojë çnderimi.
17 Dhuna që ushtrove në Libandhe shkatërrimi me të cilin u kallje tmerrin kafshëve,do të të mbulojnë edhe ty,ngaqë ke derdhur gjak njerëzishdhe ke shkatërruar vendin,qytetet e banorët e tyre.+
18 Ç’dobi sjell një shëmbëlltyrë e gdhendur,kur është thjesht vepër e dorës së njeriut?!
Ç’dobi sjell një statujë prej metali* ose një mësues gënjeshtrash,ndonëse bërësi i tyre u besondhe bën perëndi të kota e të pagoja?!+
19 Mjerë ai që i thotë copës së drurit: ‘Zgjohu!’,
ose gurit të pagojë: ‘Ngrihu! Na mëso!’
Vërtet është veshur me ar e argjend,+por në të s’ka frymë* fare.+
20 Kurse Jehovai është në tempullin e tij të shenjtë.+
Le të heshtë para tij toka mbarë!”»+
Shënimet
^ Ka shumë të ngjarë t’i referohet Perëndisë.
^ Ose «mbi ledh».
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «rrjedhshëm».
^ Ose «drejt plotësimit».
^ Fjalë për fjalë «nuk do të gënjejë».
^ Ose «Edhe sikur të duket se po vonon».
^ Ose «me zjarr; me padurim!»
^ Ose «Ja shpirti i tij është krekosur».
^ Një mundësi tjetër «besimit».
^ Ose «Sheolit», pra, të varrit të përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
^ Ose «shprehje me nënkuptime».
^ Ose «kundër vetes».
^ Një mundësi tjetër «dhe t’u marrshin këmbët».
^ Ose «shtatore e derdhur».
^ Ose «forcë jete». Shih Fjalorthin.