Habakuku 3:1-19

  • Profeti i lutet Jehovait që të veprojë (1-19)

    • Perëndia do ta shpëtojë popullin e tij të mirosur (13)

    • Të ngazëllojmë falë Jehovait, pavarësisht nga vuajtjet (17, 18)

3  Lutja e profetit Habakuk me këngë të përvajshme:*   O Jehova, kam dëgjuar çfarë flitet për ty. Vepra jote më mrekullon, o Jehova. Gjallëroje veprën tënde në kohën e duhur!* Bëje të njohur në kohën e duhur!* Kujtohu, të lutem, të tregosh mëshirë gjatë trazirës.+   Perëndia erdhi nga Temani,i Shenjti nga mali Paran.+ (Selah)* Madhështia e tij mbuloi qiejt+dhe toka u mbush me lavdinë e tij.   Ai shndriste porsi drita.+ Dy rreze vezulluese i dilnin nga duart,te të cilat fshihej forca e tij.   Para tij ecte murtaja,+dhe ethe të forta ndiqnin hapat e tij.   Ai u ndal, dhe toka u tmerrua.+ Nga vështrimi i tij, kombet u drodhën.+ Malet e përjetshme u thërrmuan,kodrat e lashta u gjunjëzuan.+ Udhët e lashtësisë i përkasin atij.   I pashë në pikë të hallit tendat e Kushanit,të dridheshin pëlhurat e tendave të Midianit.+   Mos vallë kundër lumenjve, o Jehova,mos vallë kundër lumenjve të është ndezur zemërimi? Mos të është ndezur furia kundër detit?+ Kur kalërove mbi kuajt e tu,+karrocat e tua sollën fitore.*+   Ti e ke nxjerrë harkun dhe e ke bërë gati. Shtizat* janë gati të kryejnë caktimin e tyre sipas një betimi.* (Selah) Me lumenj e ndave tokën. 10  Kur të panë, malet u përpëlitën nga dhembjet.+ Një rrebesh vërshoi përmes vendit. Nga thellësia, ujërat ushtuan+dhe ngritën duart* lart. 11  Dielli dhe hëna u ndalën në banesën e tyre madhështore.+ Shigjetat e tua dolën si drita.+ Vetëtima e heshtës sate të verbonte. 12  Marshove përmes tokës i indinjuar. Kombet i shkele* i zemëruar. 13  Dole për të çliruar popullin tënd, për të shpëtuar të mirosurin* tënd. E thërrmove prijësin* e shtëpisë së të ligjve,e cila u shkatërrua nga themeli deri te maja.* (Selah) 14  Ti ua shpove kokën luftëtarëve të tij me armët* e vetakur u sulën stuhishëm kundër meje. Gëzonin tej mase kur i ngrinin pritë të munduarit dhe e gllabëronin. 15  Mes për mes detit shkele me kuajt e tu,po, mes për mes ujërave të trazuara e të paana. 16  Unë dëgjova dhe zemra m’u trondit.*Nga zhurma buzët m’u drithëruan. Kalbësira hyri në kockat e mia+dhe leqet e këmbëve m’u drodhën. Por do ta pres me qetësi ditën e vuajtjes,+sepse ajo po vjen kundër popullit që na sulmon. 17  Fiku mund të mos lulëzojëdhe hardhitë të mos japin fryt;ullinjtë mund të mos prodhojnëdhe fushat* të mos japin fare ushqim;kopeja mund të zhduket nga vathadhe të mos ketë asnjë gjedh në kasolle, 18  prapëseprapë unë do të ngazëlloj falë Jehovait,do të gëzoj falë Perëndisë së shpëtimit tim.+ 19  Zotëria Sovran Jehova është forca ime.+Ai do t’i bëjë këmbët e mia si të drenushavedhe do të më bëjë të shkel në vende të larta.+ Për mjeshtrin e korit; me instrumentet e mia me tela.

Shënimet

Ose «këngë vajtimi».
Një mundësi tjetër «në kohën tonë!» Fjalë për fjalë «në mes të atyre viteve!»
Një mundësi tjetër «në kohën tonë!» Fjalë për fjalë «në mes të atyre viteve!»
Ose «shpëtim».
Një mundësi tjetër «Shigjetat».
Një mundësi tjetër «Fiset i kanë shpallur betimet e tyre».
Mund t’u referohet dallgëve.
Fjalë për fjalë «i shive». Shih Fjalorthin, «Lëmi; Shirja».
Fjalë për fjalë «deri te qafa».
Fjalë për fjalë «kreun».
Fjalë për fjalë «shtizat».
Fjalë për fjalë «barku m’u drodh».
Ose «brezaret».