Letra drejtuar hebrenjve 5:1-14
5 Çdo kryeprift që zgjidhet nga gjiri i popullit, emërohet që t’i shërbejë Perëndisë+ në dobi të tyre duke paraqitur dhurata dhe flijime për mëkatet.+
2 Ai është në gjendje t’i trajtojë me dhembshuri* ata që janë në padije e që gabojnë,* përderisa edhe vetë përballet me dobësitë e tij,*
3 dhe për këtë arsye i duhet të bëjë blatime për mëkatet e veta, ashtu siç bën edhe për mëkatet e popullit.+
4 Një njeri nuk e merr këtë detyrë të nderuar me iniciativën e vet, por vetëm kur Perëndia e thërret, ashtu si thirri Aronin.+
5 Kështu, edhe Krishti nuk i dha lavdi vetes+ duke u bërë kryeprift me iniciativën e vet. Përkundrazi, lavdinë ia dha Ai që tha për të: «Ti je biri im, sot unë jam bërë ati yt»,+
6 ashtu si thotë edhe në një vend tjetër: «Në jetë të jetëve, ti do të jesh prift si Melkisedeku.»+
7 Gjatë jetës së tij në tokë,* me klithma të forta dhe lot, Krishti iu përgjërua dhe i bëri kërkesa+ Atij që ishte në gjendje ta shpëtonte nga vdekja, dhe lutjet e tij u dëgjuan ngaqë nderonte thellësisht Perëndinë.*
8 Edhe pse ishte i biri, ai mësoi bindjen nga gjërat që vuajti+
9 dhe, pasi u bë i përsosur,*+ u bë mjeti për shpëtimin e përhershëm të të gjithë atyre që i binden,+
10 sepse Perëndia e ka caktuar kryeprift si Melkisedeku.+
11 Për të kemi shumë gjëra për të thënë, por janë të vështira për t’u shpjeguar ngaqë juve ju është mpirë dëgjimi.
12 Edhe pse tashmë* duhej të ishit mësues, ju përsëri keni nevojë t’ju mësojnë nga fillimi gjërat elementare+ të thënieve të shenjta të Perëndisë dhe kërkoni prapë qumësht e jo ushqim të fortë.
13 Në fakt, kushdo që vazhdon të ushqehet me qumësht, nuk e njeh fjalën e drejtë të Perëndisë, sepse është foshnjë.+
14 Kurse ushqimi i fortë u përket njerëzve të pjekur, atyre që nëpërmjet përdorimit kanë stërvitur aftësinë dalluese,* që të dallojnë si të drejtën, edhe të gabuarën.
Shënimet
^ Ose «me butësi; me maturi».
^ Ose «e që janë në rrugë të gabuar».
^ Ose «është rob i dobësive të tij».
^ Fjalë për fjalë «i frikësohej Perëndisë». Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «Në ditët e mishit të tij».
^ Ose «pasi u kualifikua plotësisht».
^ Fjalë për fjalë «Duke pasur parasysh kohën».
^ Ose «aftësitë perceptuese; mendjen».