Letra drejtuar hebrenjve 8:1-13

  • Tabernakulli—një hije e gjërave qiellore (1-6)

  • Krahasohet besëlidhja e vjetër me të renë (7-13)

8  Tani, pika kryesore e asaj që po themi, është kjo: ne kemi një kryeprift të tillë,+ që është ulur në të djathtën e fronit të Perëndisë së Madhërishëm, në lartësitë e qiejve,+  shërbëtor i vendit të shenjtë*+ dhe i tendës së vërtetë,* të cilën e ngriti Jehovai* e jo njeriu.  Çdo kryeprift emërohet që të paraqitë dhurata dhe flijime, prandaj ishte e nevojshme që edhe Jezui të kishte diçka për të paraqitur.+  Po të ishte në tokë, ai nuk do të ishte prift,+ sepse tashmë ka priftërinj që paraqitin dhurata, siç e kërkon Ligji.  Këta burra po bëjnë shërbim të shenjtë,* që është një pasqyrim dhe hije+ e gjërave qiellore,+ sikurse tregohet nga urdhri hyjnor që iu dha Moisiut kur ishte gati të bënte tendën:* «Ki kujdes që t’i bësh të gjitha sipas modelit që të tregova në mal.»+  Kurse Jezuit tani i është caktuar një shërbim më i mirë, sepse është edhe ndërmjetësi+ i një besëlidhjeje më të mirë,+ e themeluar ligjërisht mbi premtime më të mira.+  Sikur besëlidhja e parë të kishte qenë e patëmetë, nuk do të kishte qenë e nevojshme një e dytë,+  sepse ai faktikisht e qorton popullin kur thotë: «Ja, po vijnë ditët,—thotë Jehovai,*—kur unë do të bëj një besëlidhje të re me shtëpinë e Izraelit dhe me shtëpinë e Judës.  Ajo nuk do të jetë si besëlidhja që bëra me paraardhësit e tyre ditën që i kapa për dore për t’i nxjerrë nga vendi i Egjiptit,+ sepse ata nuk i qëndruan besnikë besëlidhjes sime, prandaj unë nuk u kujdesa më për ta,—thotë Jehovai.* 10  Kjo është besëlidhja që do të bëj me shtëpinë e Izraelit pas atyre ditëve,—thotë Jehovai.*—Do t’ua vë ligjet e mia në mendje dhe do t’ua shkruaj në zemër.+ Unë do të jem Perëndia i tyre, e ata do të jenë populli im.+ 11  Asnjë prej tyre nuk do ta mësojë më fqinjin dhe vëllanë e vet: ‘Njih Jehovain!’,* sepse të gjithë do të më njohin, nga më i vogli e deri te më i madhi, 12  dhe unë do të jem i mëshirshëm me ta për padrejtësitë që kanë bërë e nuk do t’i sjell më ndër mend mëkatet e tyre.»+ 13  Duke thënë «një besëlidhje të re», ai e ka nxjerrë nga përdorimi të mëparshmen.+ Tani, ajo që del nga përdorimi e vjetrohet, është pranë zhdukjes.+

Shënimet

Ose «i Më të Shenjtës».
Ose «i tabernakullit të vërtetë».
Ose «shërbim publik».
Ose «tabernakullin».