Hozea 1:1-11
1 Fjala e Jehovait që iu drejtua Hozesë,* birit të Berit, në ditët e Uziahut,+ Jotamit,+ Akazit+ dhe të Hezekisë,+ mbretër të Judës,+ dhe në ditët e Jeroboamit,+ birit të Joashit,+ mbretit të Izraelit.
2 Kur Jehovai filloi të fliste nëpërmjet Hozesë, Jehovai i tha atij: «Shko, martohu me një grua që do të kryejë prostitucion,* dhe nga prostitucioni i saj do të të lindin fëmijë, sepse për shkak të prostitucionit vendi është larguar krejt e nuk e ndjek më Jehovain.»+
3 Atëherë ai shkoi dhe u martua me Gomerën, bijën e Diblaimit. Ajo mbeti shtatzënë dhe i lindi një djalë.
4 Atëherë Jehovai i tha: «Vërja emrin Jezrel,* sepse edhe pak dhe do t’i kërkoj llogari shtëpisë së Jehut+ për gjakderdhjen në Jezrel dhe do t’i jap fund sundimit mbretëror të shtëpisë së Izraelit.+
5 Atë ditë do ta thyej harkun e Izraelit në luginën* e Jezrelit.»
6 Ajo mbeti përsëri shtatzënë dhe lindi vajzë. Perëndia i tha Hozesë: «Vërja emrin Lo-Ruhama,* sepse nuk do t’i tregoj më mëshirë+ shtëpisë së Izraelit, por kam për t’i dëbuar.+
7 Kurse shtëpisë së Judës+ do t’i tregoj mëshirë dhe do ta shpëtoj me anë të fuqisë së Jehovait, Perëndisë së saj.+ Nuk do ta shpëtoj as me hark e as me shpatë, as me luftë dhe as me kuaj a kalorës.»+
8 Pasi ia hoqi gjirin Lo-Ruhamës, ajo mbeti shtatzënë dhe lindi djalë.
9 Atëherë Ai i tha: «Vërja emrin Lo-Ami,* sepse ju nuk jeni populli im dhe unë nuk jam Perëndia juaj.
10 Numri i izraelitëve* do të bëhet si kokrrizat e rërës së detit, që nuk mund të maten a të numërohen.+ Në vendin ku iu tha: ‘Ju nuk jeni populli im’,+ do t’u thuhet: ‘Bijtë e Perëndisë së gjallë.’+
11 Populli i Judës dhe i Izraelit do të mblidhen së bashku në unitet.+ Ata do të zgjedhin një krye për veten e tyre dhe do të dalin nga vendi, sepse e madhe do të jetë dita e Jezrelit.+
Shënimet
^ Formë e shkurtuar e emrit Hoshajah që do të thotë «i shpëtuar nga Jah; Jah ka shpëtuar».
^ Ose «imoralitet; marrëdhënie seksuale me shumë persona».
^ Do të thotë «Perëndia do të mbjellë farë».
^ Ose «ultësirën».
^ Do të thotë «nuk iu tregua mëshirë».
^ Do të thotë «nuk është populli im».
^ Fjalë për fjalë «i bijve të Izraelit».