Hozea 10:1-15
10 «Izraeli është një hardhi e degraduar* që jep fryt.+
Sa më shumë rritet fryti i tij, aq më shumë i shton altarët;+sa më i mirë prodhimi i tokës së tij, aq më madhështore shtyllat e tij të shenjta.+
2 Zemra e tyre është hipokrite.*Tani do të gjenden fajtorë.
Dikush do t’ua copëtojë altarët dhe do t’ua shkatërrojë shtyllat.
3 Ata do të thonë: ‘Ne nuk kemi mbret,+ sepse nuk kemi nderuar thellësisht Jehovain.*
E ç’mund të bëjë një mbret për ne?!’
4 Thonë fjalë boshe, bëjnë be të rreme+ dhe besëlidhje.
Kështu gjykimi ka mbirë si bimë helmuese në brazdat e arave.+
5 Banorët e Samarisë do të tremben për viçin-idhull të Beth-Avenit.+
Populli do të mbajë zi për të;kështu do të bëjnë edhe priftërinjtë e perëndive të huaja që gëzoheshin për të e për lavdinë e tij,sepse ai do të shkojë në mërgim, larg tyre.
6 Ai do të çohet në Asiri si dhuratë për një mbret të madh.+
Efraimi do të turpërohet,dhe Izraelit do t’i vijë turp për shkak të këshillës që ndoqi.+
7 Samaria dhe mbreti i saj do të zhduken,*+ashtu si një degëz e këputur në sipërfaqen e ujërave.
8 Vendet e larta* të Beth-Avenit,+ mëkati i Izraelit,+ do të shkatërrohen.+
Mbi altarët e tyre do të rriten gjemba dhe gjembaçë.+
Njerëzit do t’u thonë maleve: ‘Na mbuloni!’
dhe kodrave: ‘Bini mbi ne!’+
9 Ti ke mëkatuar që nga ditët e Gibeahut,+ o Izrael.
Ata këmbëngulën në të njëjtin mëkat.
Lufta nuk i zuri* bijtë e padrejtësisë në Gibeah.
10 Do t’i disiplinoj kur të kem dëshirë unë.
Popujt do të mblidhen kundër tyre,kur ata të vihen nën zgjedhën e dy fajeve të tyre.*
11 Efraimi ishte një mëshqerrë e stërvitur që i pëlqente të shinte.*
Kështu që nuk ia vura zgjedhën në qafën e saj të bukur.
Tani unë do të bëj që dikush tjetër të vërë një zgjedhë mbi* Efraimin.+
Juda do të lërojë tokën; Jakobi do të thërrmojë plisat për të.
12 Mbillni farë me drejtësi dhe korrni dashuri besnike.
Lëroni arën tuaj,+sa ka kohë për ta kërkuar Jehovain,+derisa ai të vijë dhe t’ju mësojë drejtësinë.+
13 Por ju keni mbjellë ligësi,dhe keni korrur padrejtësi.+
Keni ngrënë frytin e mashtrimit,sepse keni pasur besim tek udha juaj,te numri i madh i luftëtarëve tuaj.
14 Një zhurmë lufte dëgjohet kundër popullit tënd,dhe qytetet e tua të fortifikuara do të rrënohen që të gjitha,+ashtu si rrënimi që solli Shalmani nga shtëpia e Arbelitditën e betejës kur nënat u bënë copë-copë pranë fëmijëve të tyre.
15 Kështu do ta pësosh, o Bethel,+ për shkak të ligësisë sate tejet të madhe.
Në agim mbreti i Izraelit do të hiqet qafe* me siguri.»+
Shënimet
^ Një mundësi tjetër «e harlisur».
^ Ose «dinake; lajkatare».
^ Fjalë për fjalë «nuk i jemi frikësuar Jehovait». Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «do t’i bëj të heshtin».
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «nuk i shkatërroi plotësisht».
^ Domethënë, kur të mbajnë ndëshkimin e tyre si një zgjedhë.
^ Ose «të kalërojë».
^ Shih Fjalorthin, «Lëmi; Shirja».
^ Fjalë për fjalë «do ta bëj të heshtë».