Hozea 11:1-12
11 «Kur Izraeli ishte djalë, unë e desha+dhe nga Egjipti e thirra tim bir.+
2 Sa më shumë ata* u thërritnin izraelitëve,aq më shumë këta iknin prej tyre.
Vazhdonin t’u+ bënin flijime shëmbëlltyrave të Baalit+dhe u paraqitnin flijime shëmbëlltyrave të skalitura.+
3 Isha unë që e mësova Efraimin të ecte,+ duke e marrë në krahë,+por ai nuk e pranoi se e kisha shëruar unë.
4 I tërhiqja me litarët e njeriut*, me kordonët e dashurisë.+Për ta isha si dikush që u hoqi zgjedhën nga qafa,*dhe me ëmbëlsi i çova ushqim gjithsecilit.
5 Ata nuk do të kthehen në vendin e Egjiptit, por Asiria do të jetë mbreti i tyre,+sepse nuk pranuan të ktheheshin tek unë.+
6 Në qytetet e tyre do të vërtitet një shpatë+që do t’ua shkatërrojë shulat dhe do t’i përlajë për shkak të planeve të tyre të liga.+
7 Populli im e ka ndarë mendjen të jetë jobesnik ndaj meje.+
Ndonëse u thirrën për t’u ngjitur lart,* askush nuk çohet.
8 Si mund të të braktis, o Efraim?!+
Si mund të të dorëzoj, o Izrael?!
Si mund të të trajtoj si Admahun?!
Si mund të të bëj si Seboimi?!+
Kam ndryshuar mendje,*e në të njëjtën kohë më është ndezur dhembshuria.+
9 Nuk do ta shfryj zemërimin tim të zjarrtë.
Nuk do ta shkatërroj përsëri Efraimin,+sepse unë jam Perëndi, e jo njeri.
Jam i Shenjti mes jush,dhe nuk do të vij kundër jush me furi.
10 Ata do të ecin pas Jehovait, dhe ai do të ulërijë si luan;+kur të ulërijë, bijtë e tij do të vijnë duke u dridhur nga perëndimi.+
11 Si një zog do të dridhen kur të dalin nga Egjiptidhe si një pëllumb nga vendi i Asirisë.+
Do t’i vë të banojnë në shtëpitë e tyre,—thotë Jehovai.+
12 Efraimi më thotë vetëm gënjeshtra.
Ngado që shkoj, shoh mashtrimet e Izraelit.+
Por Juda ecën akoma me Perëndinë.
Ajo është besnike ndaj Më të Shenjtit.»+
Shënimet
^ Domethënë, profetët dhe të tjerët që dërgoheshin për të udhëzuar Izraelin.
^ Ose «litarët e mirësisë», si ata që përdorin prindërit për ta mësuar fëmijën të ecë.
^ Fjalë për fjalë «si ata që u heqin zgjedhën nga nofullat».
^ Domethënë, te një formë adhurimi shumë e lartë.
^ Ose «Zemra më ka ndryshuar».