Hozea 12:1-14
12 «Efraimi ushqehet me erëdhe rend pas erës së lindjes gjithë ditën.
Ai i shumon gënjeshtrat dhe dhunën.
Me Asirinë+ bëjnë besëlidhje dhe në Egjipt+ çojnë vaj.
2 Jehovai ka një çështje ligjore kundër Judës,+do t’i kërkojë llogari Jakobit për udhët e tij;do ta shpaguajë sipas veprave të tij.+
3 Kur ishte në bark, e kapi të vëllanë nga thembra.+
Me sa fuqi që kishte, u ndesh me Perëndinë.+
4 Vazhdoi të ndeshej me një engjëll dhe ia doli mbanë.
Ai qau dhe u përgjërua për pëlqimin e tij.»+
Ai* e gjeti në Bethel dhe atje filloi të fliste me ne.+
5 Ai është Jehovai, Perëndia i ushtrive.+
Jehova është emri me të cilin kujtohet Ai.+
6 «Kthehu, pra, te Perëndia yt,+ruaj dashurinë besnike e drejtësinë,+dhe shpreso gjithmonë te Perëndia yt!
7 Megjithatë, në dorën e tregtarit gjenden peshore të rreme;atij i pëlqen të mashtrojë.+
8 Efraimi vazhdon të thotë: ‘Vërtet, jam bërë i pasur;+kam gjetur pasuri.+
Në tërë mundin tim nuk do të gjejnë asnjë faj a mëkat.’
9 Por unë jam Jehovai, Perëndia yt nga* vendi i Egjiptit.+
Unë do të të thërras sërish që të banosh në tenda,si në ditë feste.*
10 Unë u fola profetëve+dhe ua shtova vegimet.*
Me anë të profetëve u fola me tregime alegorike.
11 Në Galad kanë ndodhur mashtrime*+ dhe gënjeshtra.
Në Gilgal kanë flijuar dema,+dhe altarët e tyre janë si pirgje gurësh nëpër brazdat e arave.+
12 Jakobi ia mbathi për në territorin* e Aramit;*+Izraeli+ shërbeu atje për një grua,+e për një grua ruajti dhentë.+
13 Me anë të një profeti, Jehovai e nxori Izraelin nga Egjipti+dhe me anë të një profeti e ruajti atë.+
14 Efraimi e ofendoi rëndë Perëndinë.+
Ai do të mbetet fajtor gjaku.
Zotëria i tij do ta shpaguajë për poshtërimin që i bëri.»+