Hozea 14:1-9
14 Kthehu, o Izrael, te Jehovai, Perëndia yt,+sepse ti je penguar për shkak të fajit tënd.
2 Kthehuni te Jehovai me këto fjalëdhe i thoni: «Na e fal fajin,+ prano atë që është e mirë,dhe ne do të të ofrojmë lëvdimin e buzëve tona,+ njësoj si do të të ofronim dema të rinj.*
3 Asiria nuk do të na shpëtojë.+
Nuk do t’u hipim kuajve.+
Nuk do t’i themi më ‘O Perëndia ynë!’ veprës së duarve tona,sepse ti je ai që i tregon mëshirë jetimit.»+
4 «Unë do t’ua shëroj jobesnikërinë.+
Do t’i dua me vullnetin tim të lirë,+sepse zemërimi im është larguar prej tyre.+
5 Unë do të bëhem si vesa për Izraelin.
Ai do të lulëzojë si zambakudhe do t’i lëshojë rrënjët si pemët e Libanit.
6 Do t’i përhapen degëzatdhe shkëlqimi i tij do të jetë si ai i pemës së ullirit,ndërsa aroma si ajo e pemës së Libanit.
7 Ata do të banojnë sërish nën hijen e Tij.
Do të kultivojnë drithë dhe do të lëshojnë sythe si hardhia.+
Fama e Tij do të jetë si ajo e verës së Libanit.
8 Efraimi do të thotë: ‘Ç’punë kam unë me idhujt?’+
Unë do t’i përgjigjem dhe do të kujdesem për të.+
Unë do të jem si një pemë dëllinje e harlisur.
Nga unë do të dalë fryt për ty.»
9 Kush është i mençur? Le t’i kuptojë këto gjëra.
Kush është i matur? Le t’i dallojë ato,sepse udhët e Jehovait janë të ndershme+dhe në to do të ecin të drejtët,kurse shkelësit do të pengohen.
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «do të të japim demat e rinj të buzëve tona».