Hozea 4:1-19
4 Dëgjoni çfarë thotë Jehovai, o popull i Izraelit,sepse Jehovai ka një çështje ligjore kundër banorëve të vendit,+pasi në vend s’ka as të vërtetë, as dashuri besnike, as njohuri për Perëndinë.+
2 Janë përhapur betimet e rreme, gënjeshtrat,+ vrasjet,+ vjedhjet dhe kurorëshkeljet.+Është derdhur gjak mbi gjak.+
3 Ja pse vendi do të mbajë zi+dhe çdo banor i tij do të marrë fund.
Kafshët e egra të fushës dhe zogjtë e qiellit,madje edhe peshqit e detit, do të ngordhin.
4 «Megjithatë, askush të mos ngrihet kundër teje a të të korrigjojë,+sepse ti je si ata që ngrihen kundër një prifti.+
5 Ti do të pengohesh në mes të ditës ashtu si pengohet dikush natën,e bashkë me ty do të pengohet edhe profeti.
Unë do t’ia mbyll gojën* nënës sate.
6 Popullit tim do t’ia mbyll gojën,* sepse nuk më njeh.
Meqë ti ke hedhur poshtë njohurinë,+ edhe unë do të të hedh poshtë dhe ti nuk do të më shërbesh më si prift.
Meqë ti e ke harruar ligjin* e Perëndisë tënd,+edhe unë do t’i harroj bijtë e tu.
7 Sa më shumë shtoheshin, aq më shumë mëkatonin kundër meje.+
Lavdinë e tyre do ta kthej në çnderim.*
8 Ata ushqehen me mëkatin e popullit timdhe nuk kanë të ngopur me* fajin e tij.
9 Për popullin do të jetë njësoj si për priftin.
Unë do t’u kërkoj llogari për udhët e tyredhe do të sjell mbi ta pasojat e veprimeve të tyre.+
10 Do të hanë, por s’do të ngopen.+
Do të sillen si prostituta,* por nuk do të shtohen,+sepse nuk e kanë respektuar fare Jehovain.
11 Prostitucioni,* vera e vjetër dhe vera e reta heqin motivin për të bërë atë që është e drejtë.*+
12 Populli im pyet idhujt prej druridhe vepron sipas asaj që u tregon shkopi i tyre.*
Atyre u rri mendja te prostitucioni,* prandaj largohen nga rruga e drejtëdhe, për shkak të prostitucionit të tyre,* refuzojnë t’i nënshtrohen Perëndisë së tyre.
13 Bëjnë flijime në majat e maleve+dhe në kodra paraqitin tymin e blatimeve,nën pemën e lisit, nën pemën e stiraksit* dhe nën çdo pemë të madhe,+sepse hija e tyre është e mirë.
Ja pse vajzat tuaja kryejnë prostitucion*dhe nuset tuaja kryejnë kurorëshkelje.
14 Unë nuk do t’u kërkoj llogari vajzave tuaja për prostitucionin* e tyredhe as nuseve tuaja për kurorëshkeljet,sepse burrat ikin me prostitutatdhe bëjnë flijime me prostitutat e tempullit.
Ky popull pa mend+ do të shkatërrohet.
15 Edhe pse ti kryen prostitucion,* o Izrael,+të paktën të mos bëhet fajtore edhe Juda.+
Mos ejani as në Gilgal,+ as në Beth-Aven+e mos u betoni: ‘Siç është e vërtetë që Jehovai rron!’+
16 Se Izraeli është bërë kokëfortë si bualli.+
Mos do ta kullotë tani Jehovai si një dash të ri në kullotë të hapur?!*
17 Efraimi është bashkuar me idhujt.+
Lëreni!
18 Pasi i mbaron birra,*sillet si prostitutë.*
Sundimtarët* e tij e duan fort çnderimin.+
19 Era do ta hedhë tutje,dhe atij do t’i vijë turp për flijimet e veta.»
Shënimet
^ Ose «do ta zhduk».
^ Ose «do ta zhduk».
^ Ose «udhëzimin».
^ Një mundësi tjetër «Lavdinë time e kanë këmbyer me çnderim».
^ Ose «shpirti i tyre dëshiron». Shih Fjalorthin, «Shpirti».
^ Ose «Do të zhyten në imoralitet; do të kenë marrëdhënie seksuale me shumë persona».
^ Fjalë për fjalë «të heqin zemrën».
^ Ose «Imoraliteti; Marrëdhëniet seksuale me shumë persona».
^ Ose «shkopi i fallxhorëve».
^ Ose «imoraliteti; marrëdhëniet seksuale me shumë persona». Fjalë për fjalë «frymë prostitucioni».
^ Ose «të imoralitetit; të marrëdhënieve seksuale me shumë persona».
^ Një pemë me lule të bukura e me aromë të këndshme.
^ Ose «imoralitet; marrëdhënie seksuale me shumë persona».
^ Ose «imoralitetin; marrëdhëniet seksuale me shumë persona».
^ Ose «imoralitet; marrëdhënie seksuale me shumë persona».
^ Fjalë për fjalë «një vend të hapur».
^ Ose «birra e grurit».
^ Ose «zhytet në imoralitet; kryen marrëdhënie seksuale me shumë persona».
^ Fjalë për fjalë «mburojat».